LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon. Lobimi rus të zbardhet. Irani s’na cënoi

• Kryeministri Edi Rama është shprehur se arsyeja kryesore përse është shkarkuar Gledis Nano ishte zhdukja e Ervis Martinajt, të shumëkërkuarit për të cilin nuk ka asnjë gjurmë prej 9 gushtit. Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se fati i Martinaj.t do zbardhet shumë shpejt dhe se Policia di gjithçka për të, por është në pritje të provave. Takimin e Nanos me agjentin e Forcave Operacionale, Jeton Lami që ishte kthyer në shoqëruesin e Martinajt, Rama e hodhi poshtë. • I pyetur nëse zhdukja e Martinajt ka lidhje me lojërat e fatit e me dorëzimin e tyre në duart e Olsi Ramës, kreu i qevërisë e mohoi një gjë të tillë. • Përsa i përket dosjes së lobingur rus në Partinë Demokratike, Rama tha se ajo duhet të zbardhet deri në fund. Kreu i qeverisë u shpreh se ka zero interes të mbyllë dosje të tilla e se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund. Ai tha me bindje se PD ka përdorur fonde ruse për lobim në vitin 2017 e në lidhje me këtë veprim, demokratët i cilësoi horra, karafila dhe gargarela. • Kryeministri Rama preku sërish temën e Iranit dhe tha se hakërimi i sistemeve nuk ka nxjerrë asnjë të dhënë sensitive. Kreu i qeverisë u shpreh se shqiptarët nuk kanë të dhëna të ndjeshme në sistemet digjitale. I pyetur nëse Shqipëria mund të pësojë sulm terrorist nga Irani, Rama tha se nuk ka të dhëna, por që ai vend është i paparashikueshëm. • Kreu i qeverisë tha se gjithashtu se Shqipëria do të marrë 6 dronë ‘bayraktar’ nga Turqia që do përdoren për kontrolle të territorit, ndërtimet pa leje, ndjekjen e personave në kërkim e kultivimin e kanabisit. Nga amnistia fiskale, Rama tha se nuk do të heqë dorë, ndërsa shtoi se Erion Veliaj mund të jetë sërish kandidat për Bashkinë e Tiranës, pavarësisht se nuk është vendosur asgjë zyrtarisht.

20 artikuj për këtë temë.

4 DITE ME PARE

Financimi rus për PD/ Rama: S’kam asnjë arsye të mbyll dosje, të zbardhet deri në fund nga drejtësia

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka lidhje me mbylljen e hetimeve për dosjen Muzin. I ftuar në "Opinion", Rama u shpreh se ai financimin rus në PD e ka denoncuar që në fillim dhe kërkon që me atë dosje të merret drejtësia për ta zbardhur deri në fund. Rama është shprehur se nuk ka asnjë arsye të mbyllë asnjë çështje teksa ka shtuar se nuk ka nevojë që të përdorë askënd e kryesisht PD-në, që sipas kryeministrit Rama janë të papërdorshëm dhe nuk i duhen asnjërit.

"Në studion tuaj, ju keni bërë një emision ku keni ballafaqur këtë fakt të bërë publik në atë kohë për të cilin u fajësua Sorosi bashkë me mua dhe Ballën dhe në studion tuaj është dëgjuar një rrëfim për shqiptarët të mbledhur në Amerikë për të shpëtuar kombin.   Zëra ka për gjithçka në Shqipëri. Këtë çështje ne e kemi denoncuar publikisht, jemi përqeshur publikisht nga ata që duhej ta çonin më tutje hetimin e çështjes në funksion të publikut. Çfarë dijenie mund të kem unë apo njerëzit e mi për një proces i cili është hapur si rezultat i denoncimit të bërë prej nesh duke u bazuar në burime informacioni të huaja. Ndërkohë që në procesin e hetimit nga ana e drejtësisë nuk ka pasur transparencë. Është një nga ato çështjet që kanë bërë mu në atë kohë dhe për të cilat kanë kontribuar dhe kontribuojnë një pjesë e rëndësishme e debatit që merren me regjimin dhe për të mundur regjimin imagjinar, janë gati të mbulojnë çdo gjë tjetër. Ne nuk kemi nevojë të marrin informacione të tjera sepse e dimë për çfarë bëhet fjalë. Çështja është e qartësuar. Gjithçka është aty dhe faktikisht sot kjo çështje është kthyer në skenën politike për t’u përdorur si guri i radhës për t’u vrarë mes vete në të ashtuquajturën PD. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për kompjuterë të zhdukur. Çështjet i investigon Prokuroria. I takon drejtësisë si mund ta adresojë këtë çështje. Provat janë aty. Sot është dita për t’i kërkuar ndjesë Ballës, Spiropalit kur nxorrën fakte. Këtu bëhet fjalë për një financim ilegal. E vetmja parti është PD dhe ky financim ka qenë i ditur nga të gjithë dhe e kanë mbrojtur të gjithë që nga “non grata” i madh dhe tek Lulzimi i shkretë. Unë s’kam asnjë arsye të mbyll çështje. Dhe nuk kam nevojë të përdor askënd sepse të gjithë janë të papërdorshëm dhe nuk i duhen asnjërit. Çështja e financimeve ruse është delikate dhe financimi i PD me para ruse është një çështje që nuk është më që mund të kalojë duke përqeshur PS apo duke ia lënë Sorosit siç i lihen të gjitha hallet që vijnë. Kryeministri nuk bën investigime. Kjo është një çështje që duhet zbardhur deri në fund nga drejtësia. Kush ka sy për të parë shikon dhe kupton se PD është financuar në mënyrë ilegale me para që vijnë nga burime që nuk kanë asnjë interes për mirëqenien e vendit tonë. Për financimin ilegal të PD kanë pasur dijeni të gjithë ata që janë ndarë në virgjerësha që mbrojnë Shqipërinë nga rusët,"- tha Rama ndër të tjera. 

4 DITE ME PARE

Amnistia fiskale/ Rama: S'më intereson çfarë flasin vendet perëndimore, s'mund të damkosin emigrantët

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se i qëndron akoma idesë së amnistisë fiskale. Në një intervistë për 'Opinion", Rama u pyet për reagimet e vendeve perëndimore dhe tha se nuk mund të tolerojë që ata të hedhin poshtë djersnë e migrantëve e të vënë në dyshim mundin e tyre për vite të tëra jashtë Shqipërisë. Ai ka thënë se nuk pranon që të damkosen 99% e emigrantëve shqiptarë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A i qëndroni ende idesë së amnistisë fiskale? Një sërë vendesh perëndimore janë shprehur kundër.  

Edi Rama: Nuk më intereson fare se çfarë shprehin vendet perëndimore për sa kohë debati duhet zhvilluar mbi fakte dhe argumente dhe prova. Iu kam bërë të qartë vendeve perëndimore, gjithëve vendeve mike, unë teorinë që “Shqipëria dhe shqiptarët meqë janë me hije, nuk mund të bëjnë amnisti fiskale”, e refuzoj kategorikisht. Nuk e pranoj që kursimet e emigrantëve t’i fiskalizojnë në banka për 1 për qind kriminelë. Që të damkosen emigranët, unë këtë nuk e pranoj kurrë. Ne këtu flasim për emigrantë shqiptarë të cilët kanë punuar në të zezë. Volumi kryesor janë këta dhe që sot punojnë akoma në të zezë sepse bëjnë 2, 3 punë dhe ata kanë të drejtë absolute që të vijnë dhe të formalizojnë. Për ata që kanë para të krimit, ligji është shumë i qartë sepse çdokush bën një vetëdeklarim. Ligji është shumë i qartë. Në momentin që të vjen dita kur ti provohesh se je pjesë e këtyre aktiviteteve, për ty nuk vlen. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria është në një proces dialogu me vendet e tjera përsa i përket miratimit të ligjit për amnistinë fiskale. Ne jemi në proces dialogu dhe ju kemi thënë të gjithëve “bujrum hajdeni” dhe na thoni se çfarë keni me këtë ligj. Kemi nevojë të bëjmë një ligj ku të mos kemi as teori konspiracioni. 99 për qind e shqiptarëve janë krenaria e kombit dhe nuk pranoj që t’u refuzohet kjo mundësi sepse 1 për qind janë të zhytur në çëshje penale.

4 DITE ME PARE

Largim nga politika? Rama: Sa më shumë përpiqeni të ma afroni atë moment, aq më shumë më frymëzoni të vazhdoj përpara

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli dhe për largimin nga politika. Teksa u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për largimin e mundshëm nga politika ai dha përgjigjen epike.

Rama u shpreh se sa më shumë ia kujtojnë largimin nga politika aq më shumë motivohet për të qëndruar dhe vazhduar përpara.

Edi Rama: Jo nuk më ka ardhurr, përkundrazi, sa më shumë ju përpiqeni që të ma sillni atë moment, aq më shumë ma shtoni frymëzimin që të vazhdoj përpara e shikoj realisht që vendi është në një process rritjeje të qëndrueshme.

4 DITE ME PARE

Veliaj sërish kandidat për Tiranën? Rama: Nuk shoh asnjë arsye që të mos jetë

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka mohuar mundsinë e rikandidimit të kryebashiakut Erion Veliaj në krye të Bashkisë Tiranë. Në një intevistë për "Opinion", Rama tha se ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht. Ai shtoi se nuk sheh asnjë arsye pse të mos rikandidohet Veliaj.

“Do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, por nuk shohim asnjë arsye pse të mos jetë,"- tha Rama.

4 DITE ME PARE

Kriza me energjinë/ Rama: Fasha 800 KW prek 60 mijë abonentë, në Janar mund të hiqet

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Duke komentuar krizën energjetike dhe krizën që ka prekur jo vetëm vendin tonë por dhe Europën Rama u shpreh se po bëhet çdo gjë që të mos lëvizet çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Ai foli edhe për fashën 800KW për të cilën tha se prek vetëm 60 mijë abonentë.

Rama shtoi se kjo fashë edhe mund të hiqet në muajin janar.

Edi Rama: O zotëri nuk jemi marrë ne me persona e metra katrorë. Janë parë abonentët, abonentët që kanë konsum mbi 800 KW në muaj, janë 60 mijë. E para njëherë që dua të them unë është se ne kemi marrë një vendim, për të mos lëvizur çmimin. Nuk di të them nëse kjo është një aventurë, nëse është një vizion apo se çfarë. Këtë do ta vërtetojë koha. Gjithsesi ne do të shohim se si do të vijojë situate. Nëse gjithçka shkon mirë me furnizimin me energji, mund t’i heqim në Janar dhe gjithçka të kthehet në normalitet.

4 DITE ME PARE

Edi Rama: Irani s’ka marrë të dhëna sensitive, nuk ka asgjë të tillë në sistemet tona dixhitale

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Irani nuk ka marrë asnjë të dhënë nga sistemet digjitale në Shqipëri. Në një intervistë në "Opinion", Rama tha se shqiptarët nuk kanë asnjë të dhënë në sistemet digjitale.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A ishit të paralajmëruar ju për këtë?

Edi Rama: Jo.

Blendi Fevziu:  Çfarë ka marrë Irani si informacion?

Edi Rama: Ne kemi ndërtuar një proces gradual të mbrojtjes kibernetike bazuar dhe në faktin se nuk kemi të dhëna supersensitive në sistemet dixhitale. E dyta janë komunikimet e brendshme këto...

Blendi Fevziu: Çfarë të dhënash sensitive ka Irani?

Edi Rama: Nuk ka informacione sensitive. Ne nuk kemi të dhëna personale që të mund të përdoren, apo të futen në të dhënat personale.

Blendi Fevziu: Po a kanë numrat e ID, kartat e identifikimit?

Edi Rama: Numrat e ID janë një e dhënë që nuk kanë ndonjë vlerë, përsa kohë kartat tona të identitetit nuk kanë asgjë. Nuk kanë të dhëna për shëndetin dhe nuk tregojnë gjëra të tjera.

Blendi Fevziu: Kanë publikuar të dhënat e ish-Drejtorit të Policisë, ku ka informatorë? Ku fshihen këto informatorë?

Edi Rama: Janë komunikime të e-mailit jo të sekretuar…

Blendi Fevziu: Jeni i bindur se nuk gjëra tejet të rëndësishme?

Edi Rama: Ne nuk kemi të dhëna tejet të rëndësishme. Asgjë sensitive nuk kanë marrë.

4 DITE ME PARE

Rama: Unë dhe Kurti kemi komunikim të ëmbël, flasim për shumë tema e bëjmë humor

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje në lidhje me marrëdhënien që ka me homologun në Kosovë, Albin Kurti. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se të dy nuk bien dakort për shumë çështje politike. Por, ai shtoi se personalisht shkojnë shumë mirë, madje bëjnë batuta e humor përmes një komunikimi të ëmbël.

Edi Rama: Ne jemi të një mendjeje që Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe t’i kërkojë falje. Nuk jemi të një mendje se kur do ndodhë kjo. Njohja dhe falja janë procesi i fundit i procesit. Raportet mes nesh, ato personale, janë fantastike. Kemi një komunikim shumë të ëmbël, shumë të mirë. Flasim për shumë tema, bëjmë shumë humor, komunikimi është i ëmbël, miqësor, vëllazëror. Është një raport ashtu siç duhet të jetë. Nuk jemi dakord për të gjitha.

4 DITE ME PARE

Olsi Rama e lojërat e fatit në dosjen Martinaj/ Kryeministri: Haluçinante dhe kriminale! Ndaj unë flas për horra e horrllëqe

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mohoi çdo lidhje të vëllait të tij me lojërat e fatit. Rama u shpreh se këto deklarata janë haluçinante dhe kriminale. teksa shtoi se propozimi i bërë nga qeveria nuk ka të bëjë me lojërat e fatit.

Pyetjes se a ka ndonjë të afërm të tij me lojërat e fatit Rama u përgjigj i prerë se nuk ka dhe kjo është arsyeja se pse ai ka zgjedhur të mos flasë për këto që ai i quan horlloqe.

Pyetje: A ka lidhje rikthimi i basteve sportive me fatin e Ervis Martinajt?

Edi Rama: Kjo është haluçinante dhe kriminale. Të lutem shumë. Kjo është një çështje shumë e qartë. S'ka lidhje me histori konspiracioni. Ne nuk flasim për rikthimin e lojërave të fatit.

Pyetje: Janë mbyllur me plagosjen e tij dhe janë rikthyer me zhdukjen e tij?

Edi Rama: Të dyja janë të pavërteta. Të dyja janë totalisht të pavërteta. Kryetari i KOKSH ka një vit që e rrokullis në publik këtë çështje. Faktikisht konkluzioni është i thjeshtë, bastet online janë të pakontrollueshme, kam folur me kryeministrin kinez e Presidentin turk dhe të gjithë thonë se kur vjen puna tek online, është një gjë që…dilemma ka qenë, mos vallë është më mirë të legjitimohen dhe të ardhurat të shkojnë për sportin apo të vazhdojmë të luftojmë, pas pasur as rezultat të nevojshëm. Për ta kthyer në një të mirë publike një aktivitet që nuk arrijmë ta kontrollojmë dot. Në këtë aktivitet për të cilin ne po punojmë për bazën ligjore, do të merren masa që të mos ketë penetrime, do të merren licensa ndërkombëtare.

Pyetje: A ka të afërm tuaj që janë të interesuar për këtë çështje?

Edi Rama: Barra e provës i takon akuzuesit dhe jo të akuzuarit, nuk ka pasur ndonjëherë dhe nuk ka…ja kjo është arsyeja se përse unë flas për kora e horrllëqe.

4 DITE ME PARE

Fati i Ervis Martinajt/ Rama: Policia di shumë më tepër se ç'kanë të tjerët, shumë shpejt del informacioni zyrtar

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se misteri për fatin e Ervis Martinajt do të përfundojë shumë shpejt, duke paralajmëruar zbardhjen e 'thrillerit' të kësaj vere. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se policia ka shumë më tepër se thjesht informacione në dorë, por do matet mirë kur të dalë me një konkluzion. Kreu i qeverisë shtoi se me provat që do tu bashkangjiten, Policia do të njoftojë dhe zbardhjen e këtij misteri.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: E theksova në fjalën që thashë më herët, është një prej gjërave më kryesore që na bëri të shohim të udhës që Drejtorit të kaluar t'i kërkonim të tërhiqej. Është e pamundur që të jetojmë në këtë vrazhdë telenovelash, në pamundësi për të pasur një version zyrtar.

Çfarë ka ndodhur me fatin e tij.

Edi Rama:Shpresoj të dalë policia me informacionin zyrtar

A ka informacione

Edi Rama:Policia nuk duhet të ketë informacione, por prova

A ka prova?

Edi Rama:Nuk e di, të shohim. Policia ka shumë më tepër se ç'kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur del me një version zyrtar. Shumë shpejt, uroj ta ketë shpejt. 

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Dokumentet e publikuara në media kanë treguar se Prokuroria ka dal në përfundimin se Martinaj është nxjerrë në pritë nga një vajzë, është rrëmbyer në Durrës dhe është vrarë.

4 DITE ME PARE

Rama e thotë sërish: Bandat bëjnë mirë që hanë kokat e njëri-tjetrit, janë në territoret e tyre kriminale

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri deklaratën e fortë teksa u shpreh se bandat bëjnë mirë që "hajnë kokat" e njëri-tjetrit. Duke folur për sigurinë në vend Rama u shpreh se nuk ka kërcënim për qytetarët shqiptarë.

Rama u shpreh se bandat sot nuk kontrollojnë asgjë tjetër përveç territoreve të kriminalizuara mes tyre por që sipas tij Policia ka për detyrë që të ndërhyjë dhe të normalizojë situatën.

Edi Rama: Në asnjë mënyrë, bandat nuk dominojnë asgjë tjetër në Shqipëri përveç territoreve të kriminalizuar mes tyre. Nuk ka kërcënim për qytetarët shqiptarë. Bandat janë në territoret e tyre kriminale ku bëjnë mirë që hanë kokat e njëri-tjetrit. Por, policia ka për detyrë që të ndërhyjë dhe të normalizojë situatën.

4 DITE ME PARE

Ikja e Nanos/ Rama: Informacionet se dinte fatin e Martinajt e raportonte në ambasada janë legjenda! Duhej një 'shkundje'

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë hipotezat se Gledis Nano është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pasi dinte fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Në një intervistë për Opinion, Rama tha se as alternativa që Nano raportonte në ambasa nuk qëndron.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Pse u largua Gledis Nano?

Edi Rama: Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme të largohej Gledis Nano?

Blendi Fevziu: Sepse mënyra si u largua ishte, e para u largua para mandatit dhe SHBA-të i dhanë mbështetje

Edi Rama: Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen.

Blendi Fevziu: Për çfarë arsye?

Edi Rama: I është kërkuar dorëheqja sepse situata e fundit ishte problematike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshim në drejtimin e Policisë së Shtetit. Shumë e thjeshtë.

Blendi Fevziu: Thuhet se ka pasur informacion për Ervis Martinajn, ka bërë takim me ish-efektivin e operacionales, Jeton Lami. Thuhet se ka pasur takim me Lamin dhe se Nano është vënë në dijeni për fatin e Martinajt. Pastaj thuhet se raportonte në ambasadën e SHBA-ve poër lidhjet me krimin.

Rama: Është legjendë urbane.

Blendi Fevziu: Thuhet se Nano ka raportuar në ambasadat e huaja.

Edi Rama: Janë të gjitha legjenda urbane. Di vetëm të them se ka kryer detyrën, ka bërë aq sa ka ditur dhe aq sa ka mundur. Nuk i është vënë në dyshim përpjekja. Këto janë arsyet e vetme. Befas ne nisëm të shohim simptoma problematikash me të cilat Policia e Shtetit është ndarë me kohë.

Blendi Fevziu: Cilat?

Edi Rama: Nga shfaqja e parcelave të kanabisit, rryshfetet e policëve në rrugë. Vrasjet pa përgjigje të kohës së fundit. Të gjitha këto kërkonin një shkundje dhe kaq.

4 DITE ME PARE

Fevziu përmend Metën e Kryemadhin, Rama: Mos e ndot ambientin me ato gojë të ndotura

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të flasë për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Në një intervistë për 'Opinion', Rama i konsideroi ndotje te ambientit. Pavarësisht pyetjeve të bëra nga moderatori Blendi Fevziu, Rama nuk pranoi të përgjigjet. 

"Mund të kujdesemi bashkarisht për higjienën e kësaj studioje, të lutem. Të mbajmë një distancë nga ndotja. Nuk mund të sjellim këtu njerëz e gojë që përçojnë në shtëpitë e shqiptarëve ajër të ndotur. Është vendimmarrja jote personale, unë nuk marr pjesë në këto gjëra,"- tha Rama ndër të tjera. 

4 DITE ME PARE

Rama: Me Vuçiç s’kam raport të afërt personal, por të bazuar në interesa politike

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se marrëdhënia e tij me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk është mjaft e afërt në kuadrin personal, por në atë politik. Në një intervistë për 'Opinion", Rama thotë se Serbia ka interesat e veta, Shqipëria ka të vetat dhe ajo që i bën bashkë është pikërisht kjo gjë. 

"Në aspektin personal nuk është një raport shumë i afërt. Politika është një interes. Raporti im me Vuçiç është bazuar në interesin politik rë Shqipërisë. Është një raport që…Serbia ka interesat e veta, presidenti i Serbisë ka interesat e vendit të tij, jo tonat. Shqipëria ka interesat e veta gjithashtu,"- tha Rama ndër të tjera.

4 DITE ME PARE

Rama: PD, një parti me karafila, gargarela dhe horra. S'kanë as fe dhe as atdhe

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar selinë blu. Në një intervistë për 'Opinion", Rama thotë se ata janë karafila, gargarela dhe horra. I pyetur në lidhje me lobimin rus në PD, Rama u shpreh se ata nuk kanë as fe dhe as atdhe kur arrijnë të bëjnë një gjë të tillë. 

Edi Rama: Kanë dalë fakte në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse, është financim rus. Përjashtim bëjnë karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe. Them për ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit, për ata e kam fjalën.

4 DITE ME PARE

Vizita urgjente e Kurtit/ Rama: Asgjë e papritur, ishte një drekë e planifikuar më herët

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën urgjente që zhvilloi homologu i tij Albin Kurti në Tiranë. Në një intervistë për 'Opinion", Rama thotë se nuk ka pasur asgjë urgjente. Kryeministr itha se ai takim u zhvilluar pasi ditë më parë kishin planifikuar një drekë me Kurtin. Në takim, Rama tha se u bisedua për krizën e energjisë elektrike. 

"Ka ardhur për një drek për të cilën ne kishim rënë dakort shumë ditë më parë. Kemi folur për krizën energjitike, Kosova ka një krizë shumë më të vështirë se ne, e ka të trashëguar. Ka një termocentral që nuk ka pjesë këmbimi e është vjetëruar. Ka një konjekturë jashtëzakonisht të vëshitrë. Kemi folur për se si mund të bëjmë më shumë për energjinë elektirke. Dimrin rrezikojnë ta kenë shumë të rëndë. Ne këmbejmë sepse kemi dy burime shumë të ndryshme, kur kemi mundësi ta bëjmë. Në njëfarë mënyre harmonizohemi me njëri-tjetrin, por mundësitë i kemi të limituara. Nuk kemi folur për Hashim Thaçin, për Hagën, nuk e kemi hapur këtë temë,"- tha Rama ndër të tjera.

4 DITE ME PARE

Financimi rus në PD/ Rama: Unë s’kam paguar kokërr leku për foton me Obamën, kjo është çështje delikate, tani thonë mori Luli kompjuterin

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendon se nuk ka asnjë lidhje me lobimet e huaja. Në një intervistë për emisionin "Opinion", Rama u shpreh se nuk ka paguar asnjë lekë për të shkrepur foton me ish-presidentin amerikane, Barack Obama.

"Unë s’kam paguar asnjë kokërr leku për foton me Presidentin Obama. Dhe këto gjëra nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për një financim për një parti politike. Dhe tani nuk është më fjala për media amerikane të pavarura, por për raporte zyrtare. E vetmja rrugë që ka lidhur Shqipërinë me Rusinë është Partia Demokratike. Këtë e kanë ditur të gjithë, kanë folur të gjithë, por i vunë gjoksin atëherë, që nga Berisha non-grata e deri tek Luli i shkretë. Tani bëjnë sikur, atë e ka Luli por ne s’kemi komjuterin se na e mori me vete. Çështja e financimeve ruse është mjaft delikate. Kjo çështje është kthyer në skenën politikeë jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gurë i radhës për tu vrarë mes tyre. Sot është dita për ti kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçes. Është një fakt që janë para ruse,"-tha në fjalën e tij Edi Rama. 

4 DITE ME PARE

A rrezikohet Shqipëria nga një sulm terrorist nga Irani? Rama: Është regjim i paparashikueshëm

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka të dhëna të mjaftueshme që të tregojnë se Shqipëria rrezikon të sulmohet nga Irani. Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se gjithsesi, Irani është i paparashikueshëm përsa i përket sulmeve terroriste.

Ai shtoi se të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se Irani mund ta sulmojë vendin tonë.

“Nuk kemi të dhëna që ndihemi të rrezikuar, por nga ana tjetër kemi një regjim diabolik, dhe mund të jetë i paparashikueshëm përsa i përket këtyre ngjarjeve. Të dhënat e deritanishme tregojnë se nuk jemi të rrezikuar,”- tha Rama ndër të tjera.

4 DITE ME PARE

Rama: Shqipëria do të marrë dronë të armatosur bajraktarë, do ndjekin personat në kërkim e zbulojnë ndërtimet pa leje

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Shqipëria do të marrë dronë të armatosur të llojit bajraktar. Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për “Opinion” se Shqipëria do të marrë 6 të tillë që do t’i përdorë për kontrolle të territorit.

Ai tha se dronë të tillë do të ndjekin të kërkuarit nga drejtësia, do të zbulojnë ndërtimet pa leje e do të kryejnë shumë funksione të tjera. Bisedat për këto dronë, Rama tha se i ka bërë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

"Shqipëria do të marrë dronë të armatosur bajraktarë, janë me pako, do të marrim gjashtë dronë të armatosur, do të shërbejnë për ndërtimet pa leje, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin. Edhe shumë të tjera. Shqipëria do të paguajë për to,"- tha Rama ndër të tjera. 

4 DITE ME PARE

Rama: Jemi 100% të bindur që Irani fshihet pas sulmeve kibernetike, kemi prova

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është 100% i bindur se pas sulmeve kibernetike fshihet Irani. Në një intervistë për 'Opinion", Rama tha se këtë gjë e ka të sigurtë nga hetimet e bëra. Sipas Ramës, provat e dala nga hetimet sigurojnë se Irani fshihet pas sulmeve kibernetike. 

"Është një bombardim ndaj sistemeve tona digjitale me një synim të qartë që nuk e them unë, por skuadrat që janë marrë me këtë, për të zhdukur arkivat. Jemi 100% të bindur që Irani fshihet pas sulmeve kibernetike sepse kemi bërë një hetim shumë të thellë. Kemi prova, prova të nxjerra nga hetimet. Përputhen plotësisht të gjitha, edhe nga hetimi i dalë nga Microsoft,"- tha Rama ndër të tjera. 

4 DITE ME PARE

Rama: Kemi skenare për dimrin, shqiptarët i pret një periudhë e vështirë

Rama: Policia di gjithçka për Martinajn, kjo dosje shkarkoi Nanon.
Edi Rama

New York- Kryeministri i Rama paralajmëroi një dimër të vështirë për shqiptarët. Deklaratën Rama e bëri gjatë një interviste në emision "Opinion" që këtë herë po transmetohet direkt nga New Yorku ku po mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë së OKB-së ku merr pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: Për shqiptarët dimri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm. Duam ta prekim pa kufizime dhe pa prekur familjarët apo biznesin. Dimri ka dhe një sfidën e rritjes së çmimeve. Me reshjet e ditëve të fundit kemi pak rikupreim përsa i përketë energjisë, gjithsesi nuk i kemi të gjitha sasitë që na duhen për nevojën e brendshme, jemi të detyruar të dalim në treg. Ne kemi një seri skenarësh dhe siç ju thashë duam ta kemi pa kufizime, me shtrengime, por jo në kufizime. 

edi rama

Sondazh

Poll

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra