31 Dhjetor 2024, 00:28
Nga DOSJA
ANGLI - Armando Broja ka folur pas ndeshjes, ku Everton i tij u mposht 0-2 nga Nottingham Forest. Pavarësisht se u shfaq i zhgënjyer për rezultatin, Broja në krahun tjetër ishte i lumtur. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tha se ishte një ditë speciale për të, për shkak se për herë të parë u gradua titullar. Ndër të tjera, ylli shqiptar shton se dëshiron ta ndihmojë ekipin me gola, asistime apo edhe duke mbajtur topin.
“Ne kishim disa paraqitje të mira në transfertë, duke luajtur me kundërshtarë të vështirë dhe erdhëm në shtëpi të kërkonim më shumë. Jam i sigurt që kishim mbajtjen e topit, por ishte një ndeshje e vështirë.
Ata shkelmuar topin e gjatë shumë herë dhe duke fituar shumë herë topin e dytë apo gjëra të ngjashme, nisnin kundërsulme në atë mënyrë. Siç e thashë, ishte një ndeshje e vështirë, por ne padyshim që kërkonim më shumë, ndaj na duhet të kundërpërgjigjemi.
Për mua, në çdo ndeshje, unë dua të bëj më të mirën. Dua të ndihmoj skuadrën në mënyrën më të mirë që mundem, me gola, asiste apo me mbajtjen e topin, duke vrapuar pas shpinës, në korridore, duke mbajtur topin, duke krijuar diçka.” Më tej sulmuesi kuqezi shtoi:
“Unë gjithmonë dua të tregoj diçka. Sa i përket kësaj ndeshjeje nuk mund të them se ishte një nga ndeshjet e mia më të mira, por padyshim jam përmirësuar. Ishte një pasdite e pakëndshme për të gjithë ne. Megjithatë, sigurisht që dua të jap gjithçka dhe të bëj më mirë.”
Më tej futbollisti shqiptar thekson: “Për mua, ana pozitive, ishte një ditë speciale, pasi ishe një periudhë shumë, shumë e gjatë që kur nisa nga fillimi një ndeshje në Premier Ligë. Ka qenë një periudhë e bezdisshme me dëmtimet dhe gjëra të tilla, por jam i lumtur që jam kthyer dhe sigurova ndeshjen e parë si titullar. Do të doja shumë që të kishim fituar ndeshjen dhe do të kishte qenë ndryshe, por duhet të përgjigjemi në vijim.
Megjithatë, jam shumë i lumtur me faktin që isha titullar. Kam qenë gjithmonë një djalë plot besim, ndaj nuk mendoj se kam qenë nervoz në ndonjë ndeshje ndonjëherë. Unë thjesht isha duke u përqendruar dhe duke u munduar të fokusohesha te ndeshja. Ndoshta mund të kishte shkuar pak më ndryshe, por sa më përket mua, unë thjesht po fokusohesha te vetja”, është shprehur Armando Broja pas ndeshjes së tij të parë si titullar te Everton.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Dhjetor 2024, 20:17
ANGLI - Një ndryshim i ri do të provohet në fushat angleze, me Federatën e Futbollit të Anglisë që zgjodhi gjysmëfinal...
Sport
30 Dhjetor 2024, 20:02
ANGLI - Michael Newberry, ish-futbollisti i Newcastle United, vdiq papritur në ditëlindjen e tij të 27-të. Këtë e ka bër&eu...
Sport
30 Dhjetor 2024, 19:45
ANGLI - Pak muaj më parë, Enzo Fernandez la gruan dhe dy fëmijët, duke shpjeguar se donte të ishte i lirë dhe të kompe...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:54
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo është i hapur ndaj sfidave të reja jashtë Al Nassr. Këtë e garanton e përditshmja spanjo...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:40
Ansu Fati dhe Bori Fati (babai), së bashku me agjentin Jorge Mendes
SPANJE - Përveç Lamine Yamal, për të cilin ai deklaroi...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:26
SPANJE - Të dielën, lojtarët dhe trajnerët e Barçës shkuan në spitale të ndryshme, për të vizitu...
Sport
30 Dhjetor 2024, 18:03
ZVICER - 11 vite më parë kampioni i famshëm i Formula 1, Michael Schumacher, pati një aksident të tmerrshëm me ski në Alpe....
Sport
30 Dhjetor 2024, 17:34
BRAZIL - Ajo që ishte një sekret i hapur, tashmë është zyrtare që nga kjo e dielë e 29 dhjetorit… Vinicius Jr.&...
Sport
30 Dhjetor 2024, 17:29
GREQI - Një dënim shembullor është vendosur nga Federata Greke e Futbollit ndaj Răzvan Lucescu-t, djali i trajnerit veteran shumë t&eum...
Sport
30 Dhjetor 2024, 17:25
ITALI - Sergio Conceição është zëvendësuesi i Paulo Fonseca-s në stolin e Milanit, por gjërat në shtëpin&e...