29 Dhjetor 2023, 12:01
Nga DOSJA
ITALI - Roma udhëton në Torino të shtunën teksa e pret sfida delikate ndaj Juventus në “Allianz Stadium”. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kryeqytetasit të cilët duhet të shmangin hapat fals për të mos humbur terren me vendin e katërt, që garanton pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Në konferencën për shtyp, trajneri Jose Mourinho theksoi se Marash Kumbulla nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sfidën me Juventus, ndërsa lajmëroi rikthimin e Paulo Dybala pa saktësuar nëse argjentinasi e nis si titullar apo jo ndaj ish-skuadrës së tij.
“Problemet në prapavijë? I dinim shumë mirë vështirësitë në repartin e mbrojtjes, e dimë edhe që Ndicka do të largohet në janar për të luajtur Kupën e Afrikës. Po ashtu e dinim edhe që Kumbulla do të ishte jashtë pjesën e parë të sezonit, ashtu si Smalling. Meqë jemi te Kumbulla, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Juventus.
Nuk dua të mendoj për merkaton sepse shpërqëndrohem, por ju them se sa i përket Bonuccit është mbyllur gjithçka. Zemra e klubit janë tifozët dhe nëse diçka nuk iu pëlqen atyre, atëherë vështirë që të realizohet.
Sa i takon ndeshjes, ndaj Juventusit duhet shumë personalitet. Ndaj tyre nuk mjafton vetëm taktika apo ana fizike. Juventus është mësuar që të luaj gjithnjë për t’i fituar ndeshjet, pastaj Allegri mbetet Allegri. E dimë shumë mirë se çfarë presim nga Juventus dhe Allegri. E cilësojnë si trajner që mendon vetëm për rezultatin dhe për mua është aspekti më pozitiv i futbollit, pavarësisht se disa e shohin si një aspekt negativ. – u shpreh Mourinho.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:52
TIRANE - Partizani do të bëjë disa afrime në merkaton e janarit, me drejtuesit që do të kërkojnë të plotësojn&...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:42
SPANJE - Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, mund të vazhdojë kontratën me klubin madrilen në fund të sezonit, ndonëse u ka premtu...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:38
ANGLI - Gemma Wiseman, futbollistja fituese e medaljes së bronztë me Anglinë, ka vdekur tragjikisht vetëm pak ditë para Krishtlindjeve....
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:25
ANGLI - Jack Grealish ka qenë lojtari i fundit që është viktima e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Futbollist...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:25
ANGLI - Armando Broja po merr gjithnjë e më tepër minuta me fanellën e Chelsea-t, por pa mundur të kthehet në protagonist në ...
Sport
29 Dhjetor 2023, 11:11
ITALI - Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për Superligën ka provokuar disa reagimet. Në k...
Sport
29 Dhjetor 2023, 10:59
BRAZIL - FIFA është shumë serioze me Brazilin. Aq sa në javën e dytë të janarit një delegacion nga organi më i...
Sport
29 Dhjetor 2023, 10:23
SPANJE - Sylvio Mendes Campos Junior (Sao Paulo, 12 prill 1974), për të gjithë Sylvinho, veshur me flamurin shqiptar për të festuar k...
Sport
29 Dhjetor 2023, 09:30
SPANJE - Autor i paraqitjeve të mira që nga ardhja e tij vonë te Barça, Joao Félix është bërë shpejt një...
Sport
29 Dhjetor 2023, 08:30
ITALI - Nuk ka Romë për Leonardo Bonucci. Edhe një herë, mundësia e transferimit të ish-mbrojtësit të J...