“Protestat nuk e ndalojnë integrimin në BE”/ Rama në konferencën me gazetarët europianë: Projekti nuk është anuluar, do e bëjmë publik me krenari!
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë 9 Qershor, 13:13 ...
"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram dhe flasin p&eum...
Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjetet sociale/ Ministria e Arsimit: Doli nga një qendër provimi...
Trajneri, Arne Slot, ka shpërthyer në gëzim para mikrofonave të BBC Match of the Day pas ndeshjes.
ANGLI - Kanë mbaruar fjalët për këtë Liverpool, që po i lë shumë pas vetes ndjekësit në Premier League. Me 45 pikë dhe 18 ndeshje të luajtura (një ende për t'u luajtur), ‘Reds’ e mundën West Ham-in me rezultatin 5-0, duke konsoliduar kryesimin dhe duke e çuar në 23 ndeshje serinë e ndeshjeve pozitive. Trajneri, Arne Slot, ka shpërthyer në gëzim para mikrofonave të BBC Match of the Day pas ndeshjes.
"Po, shumë gola të shënuar, por edhe shumë mundësi. Ishim 3-0 në pushim, por menjëherë pas pauzës mund të kishim shënuar tre gola. Nga ana tjetër, ishte pozitive që jo të gjitha mundësitë që patën ata përfunduan me gol; kishin dy ose tre, një goditi shtyllën dhe një tjetër traversën. Kundër Leicester-it kishin vetëm një mundësi dhe e shfrytëzuan. Ishim pak të pasuksesshëm që nuk shënuam në minutat e para, por ishim edhe fatlumë që te 1-0, Kudus goditi shtyllën."
Për "clean sheets" këtë sezon: "Janë një nga arsyet pse fitojmë shumë. Nëse çdo herë duhet të shënonim dy, tre ose katër gola është e vështirë, por tani po e bëjmë, por kjo nuk është e qëndrueshme për një periudhë të gjatë kohe. Ndonjëherë ke nevojë për një fitore duke mbajtur portën të pastër dhe shënuar vetëm një ose dy gola. Ne sot, në fund, nuk kishim nevojë për portën e paprekur, por gjithsesi është pozitive për besimin e mbrojtjes dhe të portierëve."
Për formën e Gomez: "Nëse një lojtar bën një sprint dhe pastaj kërkon të dalë, e dimë që është një problem muskulor dhe nuk zgjidhet në një apo dy ditë. Gjithsesi, e mira është që zëvendësuesi i Joe (Gomez), Jarrell Quansah, ka luajtur një ndeshje të jashtëzakonshme. Kjo tregon sa e rëndësishme është e gjithë skuadra." Vetëm një humbje në 2024: "Urime Nottingham Forest-it. Ishte skuadra e vetme që na mundi."
B.T (Dosja.al)
ITALI - Milan-Roma përfundon 1-1, një ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Serisë A. Ishin pikërisht k...
FRANCE - Cristiano Ronaldo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit e kishte kritikuar hapur kampionatin në fjal...
FRANCE - Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanelën e Lille dhe viti 2024 do të jetë gjatë në mendjen e tij. Ylli darda...
ANGLI - Sir Alex Ferguson para shumë kohësh i kishte ofruar një ish-lojtari të Manchester United 100 mijë euro për t’u t&eum...
ANGLI - Manchester City ka arritur të rigjejë fitoren me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Leicester Cityt, në kuadër të ja...
ANGLI - Arsenali u përball në muajin dhjetor me dëmtimin e yllit të sulmit, Bukajo Saka. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes dje, ...
ITALI - Pavarësisht një skenari thuajse të njëanshëm, Napolit iu desh të punonte fort për të kapërcyer Venecian (...
AUSTRI - Nëse për shumicën e sporteve kjo është periudhë pushimi për të shijuar festat e fundvitit, ndodh e kundë...
EMIRATET E BASHKUARA - Në këto kohë kur diskrecioni është gjithnjë e më i ndërlikuar për shkak të ekzistenc&...
SPANJE - Në vetëm pak muaj, Marash Kumbulla ka kaluar nga drejtimi i José Mourinhos, i konsideruar si një nga trajner&eum...