1 Dhjetor 2025, 08:00
Nga DOSJA

ANGLI - Trajneri Mikel Arteta ka theksuar se ndjehet jashtëzakonisht krenar me mënyrën se si futbollistët e Arsenalit e kanë përballuar një javë të jashtëzakonshme në aspektin fizik dhe emocional, pavarësisht barazimit 1-1 ndaj Chelseat në derbin e Londrës - një rezultat që natyrisht la shije zhgënjimi tek Topçinjtë.
Duke folur për BBC-në pas ndeshjes, trajneri spanjol nënvizoi intensitetin ekstrem të duelit, duke kujtuar se “që nga fillimi mund të ndjeje sa shumë ishte në lojë, çdo duel dhe çdo veprim ishte me ritëm maksimal, me sekuenca shumë të shkurtra loje”.
“Me 10 lojtarë ne e prisnim një ndeshje krejtësisht tjetër, e planifikuam gjatë pjesës së dytë. Por ata morën një goditje dënimi dhe shënuan, pastaj loja u bë shumë e vështirë.
Kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta, normalisht duhet të jesh i zhgënjyer. Por duhet ta kuptoni çfarë jave kemi pasur dhe kundër kujt kemi luajtur”.
Arteta theksoi se pavarësisht gjithçkaje mbetet i impresionuar me karakterin e skuadrës. “Ata bënë gjithçka që munden. Kurrë nuk kanë luajtur së bashku, ndaj duhet të ndërtojmë atë harmoni. Shumë gjëra ndodhën para ndeshjes.
Shpirti i ekipit është i paprekur. Kemi kaluar një javë masive si mendërisht ashtu edhe fizikisht, dhe përgjithësisht mendoj se ka qenë javë pozitive.”
“Nuk di cilat janë fjalët e duhura, sepse normalisht jam i zhgënjyer që nuk morëm tre pikët ndaj një ekipi me 10 lojtarë. Por duke parë gjithë çfarë ka ndodhur gjatë javës, mendoj se më duhet të jem shumë krenar për atë që skuadra arriti”, nënvizoi tekniku spanjoll.
Arsenali mbetet lider në tabelën e Premier League, tre pikë mbi Chelsean.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Dhjetor 2025, 07:30
NORVEGJI - Çështja e titullit kampion në futbollin norvegjez u vendos në javpn e fundit, me Viking që nuk gaboi për të mb...
Sport
1 Dhjetor 2025, 00:20
ITALI - Torino pësoi një humbje 2-1 në fushën e Lecce-s, ndërsa mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, pjesë e Torinos, humbi mund&e...
Sport
1 Dhjetor 2025, 00:14
SPANJE - Mbrëmë, Barça ushtroi presion mbi Real Madridin duke marrë kryesimin në kampionat falë një fitoreje 3-1 kund&eum...
Sport
1 Dhjetor 2025, 00:08
TURQI - Bodrumspor triumfoi 4-0 ndaj Corum, në sfidën e Ligës së parë turke. Për Bodrumspor emrin në listën e golash&eum...
Sport
30 Nëntor 2025, 23:54
ITALI - Në fund të javës së 13-të të Serie A, Napoli i mposhti 1-0 verdhekuqtë në Romë, duke u barazuar me AC Mil...
Sport
30 Nëntor 2025, 20:11
ANGLI - Chelsea dhe Arsenal barazuan 1-1 mes tyre, në një derbi shumë të luftuar në supersfidën e javës së 13-të ...
Sport
30 Nëntor 2025, 19:31
KATAR - Max Verstappen, pasi ka fituar Çmimin e Madh të Katarit (për të tretin vit radhazi) e dërgoi vendimin përfundimtar n&e...
Sport
30 Nëntor 2025, 18:43
ITALI - Një finale e tensionuar në San Siro midis Milanit dhe Lazios kulmoi me përjashtimin e Massimiliano Allegrit.
Incidenti...
Sport
30 Nëntor 2025, 18:18
ITALI - Interi u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi. Zikaltërit triumfuan 2-0 në transfertë ndaj Pizës, në duelin e javë...
Sport
30 Nëntor 2025, 18:01
ITALI - Një duel që padyshim u fitua nga Medon Berisha që me dy asiste i dha mundësinë Lecces për të fituar ndeshjen.
Nd&e...