28 Dhjetor 2023, 10:00
Nga DOSJA

BRAZIL - Dje, një anije luksoze lundrimi u nis nga Brazili, e pritur nga ylli i futbollit Neymar. E promovuar si festa “më e çmendur dhe më emocionuese”, anija u largua nga porti i Santos të martën.
Në këtë udhëtim të veçantë në det të hapur, të pranishmit do të mund të jenë pjesë e tre festave, njëra e bardhë, tjetra me kostum dhe një tropikale, si dhe një numër i mirë aktivitetesh dhe koncertesh nga më shumë se artistë të famshëm brazilianë.
Gjithashtu, gjatë lundrimit 72-orësh, pasagjerët do të jenë në gjendje të shijojnë kazinotë, dyqanet e specializuara, bowling, një dhomë lojërash, kinema 4D, park ujor, palestër, spa, shfaqje teatrale dhe opsione ngrënieje nga e gjithë bota.
Neymar, i pranishëm pavarësisht se është në rikuperim
Pa dyshim, një nga atraksionet më të mëdha është prania e yllit brazilian Neymar, i cili edhe pse u shërua nga një operacion në gjurin e majtë, iu bashkua festës dhe u pa duke përdorur një bastun dhe duke ecur me disa vështirësi, tregon “Infobae”.
Artisti brazilian MC Ryan SP ka shpërndarë në rrjetet e tij një video në të cilën shihet futbollisti i Al Hilal nga Arabia Saudite i ulur dhe pranë tij ka një tavolinë plot me kokteje dhe kanaçe me pije energjike.
Përveç kësaj, MC Ryan SP postoi disa momente brenda varkës, duke treguar tufa dollarësh që do të shpenzonte gjatë lundrimit në MSC Preziosa.
Vetë Neymar ka ndarë në historitë e tij në Instagram se sa shumë argëtohet në shoqërinë e këngëtarit brazilian Zé Felipe dhe të ftuarve të tjerë.
Gjatë tre ditëve në det, anija do të lundrojë përgjatë bregut të Rio de Zhaneiro deri në mbërritjen në Buzios.
Dhe ndër atraksionet që ka, është edhe rrëshqitja më e gjatë e ujit në det me 120 metra shtrirje, si dhe një shkallë xhami dhe një park ujor për fëmijë, tregon “Infobae”.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Dhjetor 2023, 09:30
BRAZIL - Ish-mbrojtësi i Udineses dhe Milanit, Cristián Zapata, do të luajë në Brazil. Qendërmbrojtësi kolumbi...
Sport
28 Dhjetor 2023, 09:00
ANGLI - Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale nga tifozët myslimanë, pasi po...
Sport
28 Dhjetor 2023, 08:30
ANGLI - Dorë për dore me Liverpoolin në krye të Ligës Premier dhe pasi u kualifikuan në fazën eliminatore të Champions...
Sport
28 Dhjetor 2023, 07:30
ANGLI - I munguar që nga fillimi i dhjetorit për shkak të një frakture stresi, Erling Haaland mungoi sërish në udhëtim...
Sport
28 Dhjetor 2023, 00:19
ANGLI - Chelsea vuajti përballë Crystal Palace, por arriti të merrte tri pikët falë fitores 2-1. Ukrainasi Mudryk kaloi...
Sport
27 Dhjetor 2023, 22:15
ZVICER - Tema e Superligës së Europës mbetet aktuale edhe disa ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Drejtë...
Sport
27 Dhjetor 2023, 21:55
SHBA - 2023 ishte një vit plot sfida të reja dhe të mëdha për Lionel Messi...Pak muaj pas triumfit në Botërorin e Kata...
Sport
27 Dhjetor 2023, 21:29
ZVICER - UEFA i kërkon Gjykatës Evropiane të modifikojë deklaratën për shtyp të vendimit të Superligës. Ata ...
Sport
27 Dhjetor 2023, 21:14
ANGLI - Erling Haaland nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi i stresit në kockën e këmbës, për k&...
Sport
27 Dhjetor 2023, 21:02
TURQI - Një gjykatë në Ankara autorizoi të mërkurën lirimin e Faruk Koca, ish-presidentit të klubit Ankarag&...