“Protestat nuk e ndalojnë integrimin në BE”/ Rama në konferencën me gazetarët europian: Projekti nuk është anuluar, do e bëjmë publik me krenari!
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
“Faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale kundër meje”/ Rama për protestat: Çështjet ...
EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë 9 Qershor, 13:13 ...
"Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj"/ Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram dhe flasin p&eum...
Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në rrjetet sociale/ Ministria e Arsimit: Doli nga një qendër provimi...
“Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, - u shpreh Presidenti Duka.

VORE - Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.
Gjatë vizitës, presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë së Vorës.
“Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike.
Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe presidentin e Vorës. Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë.
Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, falënderoi presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.
“President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr.
U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, - tha Kryetari i Bashkisë së Vorë, Blerim Shera.
Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.
B.T (Dosja.al)
KROACI - Në raundin e 15-të të ligës kroate, Dinamo Zagrebit mundi Goricën 2-0 jashtë fushe në Turopolje dhe u rikthye n&eu...
SPANJE - Përveç ndonjë rrethane të paparashikuar, Raphinha do të jetë në formacionin titullar të Barc...
FRANCE - Paul Pogba më në fund po rifiton buzëqeshjen dhe formën e tij në fushat e Ligue 1. Pasi qëndroi jashtë...
SPANJE - Është gjithashtu një mundësi për të hedhur themelet për afatin e transferimeve verore. Një talent i Bundeslig...
SHBA - E vendosur në vazon prestigjioze 1, Argjentina shmang që në fillim fuqitë evropiane dhe të Amerikës së Jugut, por fo...
SHBA - Donald Trump do të marrë pjesë në shortin për Kupën e Botës 2026 në Uashington të premten. Turneu do t&eum...
Abel Braga ishte trajner i OM në 2000 BRAZIL - Pas polemikave, erdhi kërkesa për falje. Të hënën, në një story n&eu...
ITALI - Milani po gëzon një vend në krye të Serie A, së bashku me Napolin, dhe Max Allegri po e përkëdh...
FRANCE - Terror në Nisë. Të dielën në mbrëmje, pas humbjes së gjashtë radhazi të ekipit, një humbje 3-1...
GJERMANI - Sandro Wagner nuk është më trajner i Augsburgut. Ish-sulmuesi, 38 vjeç, kishte qenë nën kontratë me FCA vet&eu...