“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp
8 Qershor, 18:17
...
Sport
VIDEO/ Kapiteni Gjimshiti bën sulmuesin te Atalanta, shënon në Kupën e Italisë…
Ky ishte gjithashtu edhe goli i parë i kapitenit të Kombëtares shqiptare këtë sezon
3 Dhjetor 2025, 23:01Nga DOSJA
ITALI - Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili luan me skuadrën bergamaske ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Genoas.
Në minutën e 19-të të takimit, Gjimshiti goditi me kokë pas një krosimi të Zalewskit, duke kaluar në avantazh ekipin zikaltër.
Ky ishte gjithashtu edhe goli i parë i kapitenit të Kombëtares shqiptare këtë sezon, i cili vijon të tregojë se është një pikë kyçe edhe te Atalanta.
Atalanta në turin 1/8 të Kupës së Italisë, pas fitores 4-0 kaloi në fazën çerekfinale. Pas goli të Gjimshitit shënuan edhe De Roon (54’), Pasalic (82’) dhe Ahanor (90’+1).