Përsëritet SKANDALI/ Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i SORI-AL! Nisin hetimet, AKU merr mostrat
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në pro...
Një vlerësim fillestar u dha nga presidentja në detyrë e vendit, e cila deklaroi se të paktën 32 persona kanë humbur jetën në tërmete, ndërsa më shumë se 700 janë plagosur.

SHBA- Venezuela është goditur ditën e mërkurë nga dy tërmete të fortë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të cilët kanë shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave dhe panik tek banorët në kryeqytetin Karakas. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ende nuk ka një tablo të qartë të numrit të viktimave. Një vlerësim fillestar u dha nga presidentja në detyrë e vendit, e cila deklaroi se të paktën 32 persona kanë humbur jetën në tërmete, ndërsa më shumë se 700 janë plagosur. Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve, Delcy Rodriguez theksoi megjithatë se ende nuk ka të dhëna për shtetin La Guaira, pranë kryeqytetit, i cili ishte ai që pësoi goditjen më të rëndë.
Autoritetet theksojnë se situata mbetet e paqëndrueshme dhe priten përditësime të mëtejshme, ndërsa shprehet frika se mijëra njerëz mund të vdesin. Zyrtarët shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke njoftuar gjithashtu se aeroporti ndërkombëtar që i shërben kryeqytetit pësoi dëme serioze dhe funksionimi i tij është pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm. Autoritetet pezulluan funksionimin e shkollave dhe hekurudhave.
View this post on Instagram
Sipas të dhënave, tërmeti i parë, me magnitudë 7.2 u regjistrua në orën 18:04 në një thellësi prej 21.9 kilometrash, rreth 200 kilometra në perëndim të Karakasit. I dyti, me magnitudë 7.5 me një thellësi fokale të cekët prej 10 kilometrash, pasoi 39 sekonda më vonë, 45 kilometra nga atje. Më pas u regjistruan rreth 20 pasgoditje të forta .
Në Karakas, fotoreporterët e panë përpjekjet e kërkim-shpëtimit që po zhvilloheshin rreth ndërtesave të shembura. Shpëtuesit nxorën njerëz nga rrënojat me barela, të tjerë i transportuan ata në ambulanca. Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello konfirmoi se ndërtesat ishin shembur në kryeqytet dhe shtoi se kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me gaz.
"Disa struktura janë dëmtuar dhe ne duam të shmangim çdo aksident që lidhet me gazin", shpjegoi ai.
Situata nuk është ende e qartë në qytetet Puerto Cabello dhe San Felipe, më afër epiqendrës, ku jetojnë më shumë se 400,000 njerëz. Shumë banorë të panikuar dolën me vrap në rrugë. Ata qëndruan atje deri në mbrëmje, duke mos guxuar të ktheheshin nga frika se shtëpitë dhe ndërtesat e tjera do të shembeshin nëse do të ndodhnin më shumë lëkundje pasuese.
Aeroporti Ndërkombëtar Simón Bolívar në Maiquetia, La Huira, rreth 40 kilometra nga Karakasi, u mbyll për shkak të dëmeve serioze. Dridhjet u ndjenë veçanërisht në Kolumbinë fqinje, kryeqyteti i së cilës, Bogota, është 1,000 kilometra nga Karakasi në vijë ajrore. Sipas njësisë së vendit për menaxhimin e fatkeqësive dhe riskut, nuk ka rrezik për një cunami në bregdetin kolumbian të Karaibeve. Sistemi i Paralajmërimit për Cunam i SHBA-së paralajmëroi për një kërcënim të mundshëm për cunami në Porto Riko, Ishujt Virgjër të SHBA-së dhe Britanikë./Dosja.al
pamjet TURQI- Një debat që nisi për shkak të një fyerjeje verbale në lagjen Pursaklar të Ankarasë u përshkall...
Foto ilustruse SHBA- Një komision hetimor i OKB-së ka deklaruar se Izraeli ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë...
Foto ilustruse UKRAINA- Rusia është duke tentuar që të pushtojë Ukrainën lindore, ku ka përqendruar pjesën më ...
Marco Rubio KUVAJT- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha këtë të mërkurë se bisedimet e ardhshme teknike me Iranin s...
Israel Katz IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes Israel Katz ka deklaruar Izraeli nuk do të tërhiqet nga Libani, edhe nëse SHBA e kërkon k...
Foto ilustruse ITALI- Temperaturave të nxehta nuk i ka shpëtuar as Italian, e cila po përballet me një të nxehtë ekstrem. Jas...
Pamje nga protesta e 15 marsit “Në vend që të ndiqet fajtori, merren në pyetje viktimat”. Kështu shprehet Millosh Bll...
Bill Gates SHBA- Bill Gates ka dëshuar në lidhje me dosjen "Epstein", ndërsa u tha anëtarëve të Kongresit se ai nuk e ku...
Pedro Sanchez Spanjë- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat për korrupsion të p&e...
QIPRO- Bordi i Paqes në Gaza i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të mblidhet në një vendpushim në Qipro më 3...