Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
ZARI kanabizoi Shqipërinë në 2013-2016, si hap i parë i fuqizimit dhe shërbimit ndaj Krimit. Me kanabizmin jo vetëm që ju shtroi rrugën për heroinë e kokainë, por i ndihmoi të parashtronin dhe rrugën për ta kthyer në Shqipërinë në Shtëpi të karteleve, dhe si off shore i parave të tyre.

Në një shkrim/intervistë të Edi Ramës në Financial Times, ky i fundit i drejtohet popullit të protestës me rrugacërinë perverse :fuck you (shkoni e q…uni). Në atë intervistë “ankohet” se shqiptarët e quajnë padrino të Krimit.
Mendoj që ka të drejtë të jetë i fyer. Ky njeri nuk është padrino i krimit është ZAR i Krimit të organizuar për të cilët ka punuar të paktën 7-8 vitet e fundit. I ka pasuruar, e i ka përfaqësuar e fuqizuar si askund e askush tjetër.
ZARI kanabizoi Shqipërinë në 2013-2016, si hap i parë i fuqizimit dhe shërbimit ndaj Krimit. Me kanabizmin jo vetëm që ju shtroi rrugën për heroinë e kokainë, por i ndihmoi të parashtronin dhe rrugën për ta kthyer në Shqipërinë në Shtëpi të karteleve, dhe si off shore i parave të tyre.
Më pas në ëndrrat e tij për tu bërë gangsteri i lagjes, hapi lojën në Sinaloa dhe jo vetëm për të dhënë licenca kazinoje, duke u kapur me presh në duar e gënjyer shqiptarët, nga historia e promovimit të një libri, e më pas të pranonte që kishte bërë një krim e kishte gënjyer gjithashtu shqiptarët, që përbetohet se si ka tradhtuar (tradhtuar për ditë)
Më tej në perversitetin e tij i dorëzoi qeverinë krimit dhe karteleve duke bërë sektorin e ndërtimit lavatriçen e parave të drogës e duke futur Shqipërinë dhe ekonominë e vendit nën zgjedhën e parave të drogës.
Dikur andej nga 2017 mund të kishte pasur një moment e mundësi të shkëputej nga Endra dhe dashuria për tu bërë si gangsterët e lagjes që e rrifnin e e dërgonin të blinte cigare aty në adoleshencën e tij të hershme, por në vend të Shqipërisë zgjodhi Gysin dhe Gyset.
Ndërkohë ja doli!!! Në 4-5 vitet e fundit u bë garantuesi i trafiqeve dhe pastrimit të parave për kartele dhe krimin e organizuar, shpesh duke i futur në sherr me njëri tjetrin e shpesh duke i koordinuar për fushata elektorale e për fushata pastrimi parash.
U bë qiradhënës e garantues për kartelet, i porteve të vendit që në njërën anë i shiste si porte me demek për turizëm, në anën tjetër garantonte paprekshmërinë e karteleve
Shpiku dhe vettingun për të kapur drejtësinë që të kishte një rreth të mbyllur dhe të kontrolluar të paprekshmërisë së krimit të organizuar. Nuk është e rastësishme që pastrimi i parave të drogës ndodh në Shqipëri, zbulimi, gjetja, përgjimi dhe hartimi i dosjeve ndodh jashtë. SPAK vetëm bën postjerin, sepse SPAK vetë si celulë “drejtësie” i ka pasur e parë aty tek hunda vetë, por “Godfather/ZARI” nuk i lejonte e lejon të bëjnë çap nga rrethi.
Më tej i duhej një Mafia gate keeper (Zari i krimit në raport me buxhetin në qeveri që të bënte punën e ZARIT. Zgjodhi sërish Belindën dhe Belindat, përpara Shqipërisë.
S’dua t’i numëroj lejet e ndërtimit për grupet kriminale, s’dua t’i numëroj tenderat për grupet kriminale, s’dua të numëroj historitë e AKSHI në shërbim të krimit, nuk dua t’i kujtoj lejet e Solareve e hidrocentraleve për krimin, nuk dua t’i kujtoj “gjërat e vogla” si udhëtimet me charter duke falimentuar shoqëri fluturimi, apo “gjërat e tjera të vogla” si fërkimet 10 mijë euroshe, verat 33 mijë dollarëshe, biletat e NBA 80 mijë dollarëshe, apo pony që ke në lindjen e mesme ku argëtohet familja. Këto janë gjëra të vogla për ZARIN.
Qershia mbi tortë është ARUBA, ku ai e ka koordinuar me kujdes dhe me pasoja të rënda për vendin e shoqërinë.
ZAR, në intervistë flet si i pandehur. Dhe kërkon të të japin fakte. Bertet në çarjen tënde mjerane ..”ska bir kurve të më tregojë para mua në xhep…”. Dëgjo ZAR i krimit: Ka bira nënash tani që të tregojnë jo para në xhep, po miliarda që ja ke grabitur shqiptarëve. Këto që të thashë më sipër janë maja e ajsbergut. Emailet e kriptuara dikush i dekripton.
Duro. Do kesh mundësi të flasësh si i pandehur. Populli i protestës të ka nxjerrë lakuriq në sytë e shqiptarëve e të gjithë botës.
A, dhe në fund. Boll e ke “fuck”-ur, këtë vend, tani i vjen anash. Tani: fuck you back and beyond…
Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo diaspora në protestat e Tiran&...
Ne jemi zyrtarisht të çmendur pas futbollit. Sipas statistikave dhe sondazheve të UEFA-s, Shqipëria mban vendin e parë në Evro...
Pas më shumë se një dekade në pushtet të kryeministrit Rama, Shqipëria ka nevojë për një qasje të re politik...
Ata nuk kanë ndonjë program, por po përshkruajnë se si e duan Shqipërinë. S’kanë ndërtuar asnjë koncept pol...
Ambrozia Meta Edi Rama ka 17 ditë që ka lidhur kokën me peshqir dhe ka nisur një gjueti shtrigash, me patronazhistët e tij duke su...
Almida Kafia Hoxha Në çdo shtet demokratik, mbrojtja e financave publike nuk është thjesht një çështje administrati...
1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare.2. Nisi pë...
Lutfi Dervishi Protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë, por ka plot njerëz që po i mundon e njëjta pyetje: kush q&e...
Silvana Begaj Zoti Kryeministër,Ata që dalin sot në shesh, në gjithë Shqipërinë, në çdo qytet dhe në &...
Të jemi të qartë: kjo është një protestë kundër Ramës dhe jo kundër Trump. Prej disa javësh, një g...