Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Aty ka konfuzion, slogane emocionale me mesazhe të shpërndara dhe ndonjëherë fjalë të rrezikshme. Por, mes asaj zhurme dhe konfuzioni të madh ka një substancë të qartë: këtu s’po flitet vetëm për Zvërnecin, mjedisin, investimet strategjike apo largimin e politikës së vjetër, por për mënyrën se si është administruar shteti gjatë tre dekadave të fundit.

Ata nuk kanë ndonjë program, por po përshkruajnë se si e duan Shqipërinë. S’kanë ndërtuar asnjë koncept politik, por po listojnë dështimet e këtyre 35 viteve. Madje, skanë asnjë propozim për modelin ekonomik që dëshirojnë, por janë kundër ekzistuesit. Ndoshta, kjo është edhe gjëja më e rëndësishme që duhet të kuptojmë nga protesta, duke lënë mënjanë romantizimin e saj apo lëvizjen politike që nuk ekziston. Aty ka konfuzion, slogane emocionale me mesazhe të shpërndara dhe ndonjëherë fjalë të rrezikshme. Por, mes asaj zhurme dhe konfuzioni të madh ka një substancë të qartë: këtu s’po flitet vetëm për Zvërnecin, mjedisin, investimet strategjike apo largimin e politikës së vjetër, por për mënyrën se si është administruar shteti gjatë tre dekadave të fundit.
Ata e quajnë “Shqipëria e Re”.
Si fillim, mirë është të bëhet e qartë se me një term të tillë duhet bërë shumë kujdes. “Shqipëria e Re” është një frazë e përdorur gjatë komunizmit si pjesë e fjalorit ideologjik të regjimit. I përkiste një kohe kur shteti premtoi një shoqëri të re, njeriun e ri dhe realitetin e ri, por në këmbim prodhoi izolim, frikë dhe kontroll. Prandaj, përdorimi i kësaj fraze duhet të jetë i matur për të evituar të jepet mesazhi i gabuar. Duhet qëndruar larg nga forca të ndryshme politike që janë afruar dhe po konfuzojnë mesazhin duke u përpjekur të ndryshojnë narrativën.
Mendoj se ajo që po kërkojnë protestuesit, por ende s’po e përkufizojnë qartësisht, është që Shqipëria ka nevojë për rregulla të reja loje.
Ideja është që nëse thirrja “Shqipëria e Re” mbetet në rrugë, ajo do të zbehet shpejt. Ashtu sikurse, nëse do mbetet në rruge, slogani kundër Ramës dhe Berishës do të konsumohet politikisht, edhe kjo “Shqipëri e Re” do të mbetet vetëm në kontekstin e zemërimit, ku në fund do të fragmentohet dhe shterohet. E vetmja zgjidhje është që të bëhet një ofertë konkrete socio-ekonomike me në qendër modelin e ri me interes publik për Shqipërinë. Deri tani, protesta po refuzon, jo vetem politikanët, por edhe sistemin që ka prodhuar këta politikanë. Po refuzojnë modelin e zhvillimit ekonomik. Ata po refuzojnë një model ku vendi po rritet në letër, por nuk reflektohet në ekonominë familjare.
Mendoj se pikërisht ky është kuptimi i fshehur i protestës. Dhe ky është një kuptim tërësisht socio-ekonomik.
Protestat ndahen në tre faza. Fillon me shfryrjen e mllefit, vazhdon me organizimin e drejtuesve dhe përfundon me kërkesa konkrete. Jo domosdoshmërisht, kjo do të thotë se mund te kthehet në lëvizje politike. Që kjo lëvizje qytetare të mos përsërisë veten dhe për pasojë të konsumohet, është mirë që kërkesat kryesore të protestuesve, të përmblidhen në një strukturë të qartë dhe të paraqiten publikisht.
jgfPër të dhënë një shembhgfdxjull në terma konkretë dhe për të evitufdgjhngfar që statusi i investitorit strategjik të mos mbetet strategjik vetëm për investitorin, mund të propozohet aplikimi rregullit të 40 përqindëshit. Të paktën 40% e kompanive që do të punojnë, të jenë shqiptare. Të paktën 40% e materialeve të përdorura të jenë të prodhuara në Shqipëri. Të paktën 40% e fuqisë punëtore të jetë shqiptare. Të paktën 40% më tepër zonë e mbrojtur në raport me hapësirën e investimit. Pas nisjes së operimit të biznesit, të paktën 40% e punonjësve të jenë shqiptarë. Dhe të paktën 40% e produkteve që do të shërbehen të jenë të prodhuara në Shqipëri.
Duke përdorur këtë emërues të përbashkët, ata që janë të shqetësuar për asetet publike do të marrin atë që kërkojnë. Ata që janë të shqetësuar për pronën, do të marrin më tepër pëfitim afatgjatë. Ata që janë të shqetësuar për investimet e huaja, do të qetësohen për përfshirjen e qytetarëve në projekt. Dhe ata që janë të shqetësuar për ambientin do të kenë më tepër hapësirë të mbrojtur kur investimet të përfundojnë.
Nga ana tjetër, propozimi për rishikimin e ligjit të investimeve strategjike, në thelbin e vet duhet të ketë mbështetjen e prodhimit vendas siç është bujqësia, materialet e ndërtimit, punëtorë më të kualifikuar dhe më tepër mundësi zhvillimi për furnizuesit vendas dhe komunitetet.
Që ky mekanizëm të funksionojë, e njëjta logjikë duhet të zbatohet për kthimin e investimit në të mira materiale për komunitetin siç janë rrugët, ujësjellësat, sistemet e kanalizimit, shkollat, qendrat shëndetësore, etj. Kjo, e shoqëruar me një tjetër mekanizëm kontrolli të rreptë për të përllogaritur rritjen e të ardhurave për frymë.
Çfarë kuptohet nga sloganet dhe pakënaqësia e shprehur, në thelb modeli që po përshkruajnë qytetarët në mënyrë të pavetëdijshme është i përafërt me atë të një tregu social me interes publik, që është i hapur ndaj investimeve, por me kushtin që kthimi i investimit të bëhet në mënyrë të drejtë. Me fjalë të tjera, qytetarët e papërfshirë nga narrativat politike, përmes sloganit “Shqipëria e Re” po kërkojnë rregulla të reja, garanci të reja dhe një kontratë të re shoqërore.
Nëse protestuesit mund ta kuptojnë këtë, lëvizja e tyre mund të prodhojë më shumë sesa zhurmë, sepse në rast të kundërt do të mbetet një episod zemërimi që emërton problemin, por nuk arrin të organizojë përgjigjen.
Ambrozia Meta Edi Rama ka 17 ditë që ka lidhur kokën me peshqir dhe ka nisur një gjueti shtrigash, me patronazhistët e tij duke su...
Almida Kafia Hoxha Në çdo shtet demokratik, mbrojtja e financave publike nuk është thjesht një çështje administrati...
1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare.2. Nisi pë...
Lutfi Dervishi Protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë, por ka plot njerëz që po i mundon e njëjta pyetje: kush q&e...
Silvana Begaj Zoti Kryeministër,Ata që dalin sot në shesh, në gjithë Shqipërinë, në çdo qytet dhe në &...
Të jemi të qartë: kjo është një protestë kundër Ramës dhe jo kundër Trump. Prej disa javësh, një g...
Desada Metaj Ajo që nisi si një protestë ambientaliste u kthye shpejt në një valë popullore kundër qeverisë së...
Cim Peka Te gjithe jemi deshmitar kur janarin e ketij viti, i ndodhur ne krizen me te madhe politike per shkak te dosjeve Balluku dhe Akshi, Edi Rama ju ng...
Ambrozia Meta Dje, papritur, opinioni publik në Shqipëri u zgjua nga gjumi i thellë dhe u kujtua se në këtë vend po shkat&eum...
Izmir Akulli Protesta e qytetarëve dhe banorëve të Vlorës ditën e sotme në Zvërnec nisi me pamjet më tronditë...