LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg

13 artikuj për këtë temë.

9 MINUTA ME PARE

VIDEOLAJM/ Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër qeverisë Rama

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku disa qytetarë kanë sjellë dhi në tubimin. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithë protestuesve. Protesta po mbahet prej 18 ditësh, ku në çdo tubim janë përdorur elementë simbolikë, si flamingot, që janë kthyer në një nga simbolet me dalluese të kësaj proteste.

 

Pak momente më parë, qytetarët me 'flamingo’ në duar dhanë një mesazh simbolik gjatë protestës së 18-të qytetare. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit me 'flamingo' në duar kaluan mes turmës së mbledhur para Kryeministrisë./Dosja.al

25 MINUTA ME PARE

"Pensionistët të dalin në shesh"/ I moshuari në shesh: Më gjeni një ilaç që Rama të largohet sa më parë

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka lëshuar një deklaratë të fortë në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Në vijim të fjalës së tij, qytetari i është drejtuar pensionistëve, duke u bërë thirrje atyre të bashkohen në protestë, pasi sipas tij, kushtet e jetesës kanë arritur në një pikë ku "më keq nuk bëhet më".

“Po identifikohem për patronazhistët. Këtë protestë e nis dhe them anulo vjedhjet. U bëj thirrje pensionistëve të dalin të mbështesin këtë protestë se më keq s’bëhet më. Unë i bëj thirrje një mikut tim që të më gjëjë një veteriner t’i hedhi ilaçin që të iki më përpara”., tha i moshuari./Dosja.al

26 MINUTA ME PARE

VIDEO/ I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim! Ky plehra nuk largohet nëse nuk rrimë këtu

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
protestuesi

TIRANË- Një nga protestuesit që prej 17 ditësh është pjesë e tubimeve para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim emocionues, duke deklaruar se beteja e tij nuk është vetëm kundër sëmundjes personale, por edhe kundër asaj që ai e cilësoi si padrejtësi dhe korrupsion. 

Protestuesi tha se prej tre vitesh po përballet me kancer, ndërkohë shtoi se pavarësisht betejës shëndetësore do të vazhdojë të jetë pjesë e protestës. Ai deklaroi se nuk do të largohet nga sheshi dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. Gjatë fjalimit tij, ai kërkoi mobilizim qytetar, duke theksuar se ndryshimi kërkon sakrificë dhe pjesëmarrje.

"Vëllezër shqiptarë, sot nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë, jam këtu për të kërkuar drejtësi. Prej 17 ditësh jam mes jush kundër një pushteti që i ka marrë frymën këtij populli. Sot po ju flas si një njeri që prej tre vitesh lufton me kancerin. Trupi im është në luftë me sëmundjen, por shpirti im është në luftë me një kancer më të madh, me padrejtësinë, korrupsionin dhe shkatërrimin e Shqipërisë. Nëse unë, me plagë, qëndroj këtu ditë e natë, ju pyes, çfarë na pengon të ngrihemi të gjithë? Që sot unë nuk do të largohem nga ky shesh. Do të jem këtu ditë e natë, derisa ta dëgjojnë zërin tonë. Nuk ka më luks të pres, as Shqipëria nuk ka luks të presë. O sot të ngrihemi, se nesër do të jetë tepër vonë. Ejani me mua. Mos u trembni, ky plehra nuk jep dorëheqjen kurrë nëse nuk rrimë këtu. Shqipëria nuk shpëtohet me frikacakë, por me ata që sakrifikojnë," tha ai./Dosja.al

40 MINUTA ME PARE

VIDEOLAJM/ Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Qytetarët me 'flamingo’ në duar dhanë një mesazh simbolik gjatë protestës së 18-të qytetare, ku shumë të rinj kanë zgjedhur flamingon si shenjë të rezistencës dhe mbrojtjes së natyrës. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit me 'flamingo' në duar kaluan mes turmës së mbledhur para Kryeministrisë. 

Protesta nisi fillimisht kundër projektit të ndërtimeve në zonën e Zvërnecit, por më pas u shtri edhe në kërkesa më të gjera. Pamjet nga tubimi tregojnë një numër të madh qytetarësh në bulevard, ndërsa flamingot janë kthyer në një nga elementët më të dallueshëm të protestës./Dosja.al

49 MINUTA ME PARE

Protestuesi thirrje qytetarëve në shesh: Ta çojmë Ramën për azil politik

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË-  Protesta para Kryeministrisë ka vijuar me thirrje të ashpra teksa folësit në podium kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë vendit që t’i bashkohen revoltës popullore për t'i dhënë fund qeverisjes aktuale.

“Nuk kemi asnjë hapësirë për fëmijët, aktivitete kulturore. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, që të ngrihen në protestë. Sot më shumë se kurrë, është mundësia që ta çojmë Ramën për azil politik.”, tha protestuesi./Dosja.al

50 MINUTA ME PARE

“Gjyshërit janë kujtesa e një populli"/ Aktori Mehdi Malkaj mesazh nga protesta: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur Mehdi Malkaj dha një mesazh të fortë gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Ai theksoi se gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Mesazhi i aktorit u prit me reagime nga qytetarët e pranishëm dhe u interpretua si thirrje për angazhim qytetar dhe pjesëmarrje në protestë. 

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

Amendamenti i PE/ Aktivisti: Dolëm për Zvërnecin, por në këtë shesh kërkohet dorëheqja e kryeministrit! Dorëheqje, dorëheqje

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Edison Likaj, një prej protestuesve deklaroi në protestën e sotme se diskutimet e zhvilluara në Parlamentin Europian për amendamentin e ligjit për zonat e mbrojtura, përbëjnë një fitore të rëndësishme për qytetarët që prej 18 ditësh protestojnë kundër projekteve në Zvërnec dhe zona të tjera të mbrojtura. Ai theksoi se ky zhvillim nuk duhet parë si një rastësi, por si rezultat i reagimit qytetar që ka vijuar prej javësh.

Në fund të fjalës së tij, Likaj përsëriti thirrjen drejtuar institucioneve të drejtësisë për hetimin e kryeministrit dhe kreut të PD-së, ndërsa turma brohoriti" “Rama në burg, Berisha në burg”.

“Dhe kjo nuk është një fitore e vogël, nuk është rastësi, as dhuratë që na vjen neve. Kjo është ajo kërkesë që kemi bërë prej ditës së parë dhe arritëm fitore. Ne këtu, më të vërtetë, kemi dalë për atë ligj, për Zvërnecin, për Rrjollin në ditët e para, por prej ditësh duhet t’i themi të gjithë botës që në këtë shesh kërkohet dorëheqja e kryeministrit. “Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Një aktivist kërkoi hapjen e një hetimi zyrtar ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në podium, ai përsëriti arsyet e protestës disaditore, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë.

Ai theksoi se mijëra qytetarë do të vazhdojnë qëndresën deri në vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve për krizën aktuale. 

“Prej ditësh ne po i themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie. Do të jemi këtu derisa ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë të jenë pas hekurave. I kërkojmë SPAK-ut hetimin e kryeministrit. Jemi më të vendosur se ditët e para, ai do të largohet”!, tha aktivisti./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Qytetarët shpalosin pankartën: Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave ironike.

Sot, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një pankartë gjigante që mbizotëronte në turmë. Ajo mbante mesazhin e prerë, “Kush nuk është me ne, është bashkëpunëtor në krim”./Dosja.al

1 ORE ME PARE

PAMJET/ Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, ashtu siç njoftun edhe vetë qytetarët dje. Ditën e sotme ka rënë në sy një pankratë gjigante ku shkruhet: “Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim”.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur vazhdimisht thirrjet “Dorëheqje”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Edi Rama, prite popullin se po vjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta e 18-të/ Arben Kola: Sot jemi në shesh për pensionistët

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Aktivisti Arben Kola deklaroi se fokusi kryesor i protestës së sotme është gjendja ekonomike dhe sociale e pensionistëve.

Në nisje të protestës ai u shpreh në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më pak.

"Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është “DORËHEQJE, DORËHEQJE, DORËHEQJE”. Ky është fokusi kryesor. Në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më pak.

Ne kemi ngelë, 10 milion shqiptarë, 6 milionë ide, 3 milionë platforma, 1 milionë që janë kandidat për të vol, diku te 500 mijë që janë kandidat për kryeministër, dhe nuk dimë se si të bëjmë.

Ju e dini që mosha e tretë, e prindërve tanë, janë të braktisur si rezultat i shpopullimit, janë të lënë pas dore me pensione qesharake, pa ilaçe pa gjë, i detyrohemi këtij brezi, i cili punoi, u përpoq për Shqipërinë, pavarësisht se u manipulua si nga sistemi i kaluar, si nga sistemi 35-vjeçar tani.", u shpreh Kola./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg

 

1 ORE ME PARE

Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nag protesta

TIRANË- Dita e 18-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Ata po përsërisin thirrjet e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Pas mbledhjes në shesh, pritet që turma t'i drejtohet bulevardit “Dëshmorët e Kombit”./Dosja.al

 

Sondazh

Poll

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia