LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë më parë/ Dhunohet brutalisht çifti i bashkëshortëve në Fushë Arrëz: Më thanë ndalo, jemi policia dhe u ula në tokë

• Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një çift bashkëshortësh u dhunuan brutalisht nga persona të paidentifikuar. • Ata kanë hyrë në banesën e tyre të maskuar dhe të armatosur dhe kanë dhunura fizikisht çiftin, duke iu shkaktuar dëmtime në këmbë dhe duar. • Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se ata janë dërguar në ambientet e spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. • Në një prononcim për mediat, Skënder Nika së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Nika kanë rrëfyer momentin e tmerrit.• Nika ka rrëfyer se në fillim personat e paidentifikuar i janë prezantuar si policë dhe i kanë kërkuar të shtrihej përtokë. • Sipas dëshmisë së tij, njëri prej tyre kishte një automatikë ndërsa 3-4 të tjerë prej tyre mbanin në duar shkopinj druri. • Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur pasi çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë. • Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

4 artikuj për këtë temë.

50 MINUTA ME PARE

“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin”, zbardhet deklarata e bashkëshortes së Skënder Nikës, si nisi konflikti që përfundoi në dhunë fizike

Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë
Bardha Nika, bashkëshortja e Skënder Nikës

FUSHË-ARRËZ- Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Fushë-Arrëz duket se ka ka pasur detaje të tjera dhe arsye më absurde për të përfunduar në dhunë fizike ndaj çiftit të bashkëshortëve. Detaje të reja tregojnë se ndërsa 55-vjeçari Skënder Nika, po kthehej nga puna në Hidrocentralin e Fierzës është përballur me personat e paidentifikuar të cilët i kanë zënë pritë duke ushtruar dhunë me sende të forta.

Mësohet se Bardha Nika, bashkëshortja e tij pasi ka dëgjuar zhurmat dhe britmën e të shoqit ka dalë në rrugë me qëllim për ta shpëtuar por edhe ajo ra pre e dhunës. Zonja Nika ka deklaruar se e gjithë rrjedha e ngjarjes ka nisur para tri ditësh, ku autori i dyshuar nga ajo ka pasur një përplasje me djalin e saj.

“Para tre ditësh Kristian Bala më ka sharë djalin. I ka dalë djalit me automatik. Ka ardhur edhe policia, shefi i policisë së Pukës ka dalë në bjeshkë”, u shpreh 51-vjeçarja.

Çifti i bashkëshortëve përfunduan në urgjencën e Spitalit të Pukës të cilët bëjnë me dije se 55-vjeçari ka dëmtime të shumta në brinjë dhe hematoma të tjera. Sipas dëshmisë së çiftit Nika, në fillim agresorët janë prezantuar si policë teksa njëri prej tyre ishte i pajisur me armë zjarri.

Policia pas denoncimit të ngjarjes ka arritur në zonën e fshatit Ars, ndërsa mendohet se autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të zonës së pyllëzuar Arst-Miliska. Sipas raportimeve, në fillim u dyshua se arsyeja e sulmit ndaj çiftit Nika ka qënë zbulimi i parcelave të drogës nga policia në tokat e fqinjëve të tyre ku këta të fundit mund të kishin njoftuar forcat policore./Dosja.al

 

 

2 ORE ME PARE

U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë

FUSHË ARRËZ- Skënder Nika së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Nika kanë rrëfyer momentin e tmerrit kur disa persona të paidentifikuar i kane zënë pritë dhe i kanë dhunuar. Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në fshatin Arst të Fushë Arrëzit ka tronditur komunitetin.

Nika ka rrëfyer se në fillim personat e paidentifikuar i janë prezantuar si policë dhe i kanë kërkuar të shtrihej përtokë. Sipas dëshmisë së tij, njëri prej tyre kishte një automatikë ndërsa 3-4 të tjerë prej tyre mbanin në duar shkopinj druri.

Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time. Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz u dhunua me sende të forta/ Policia: Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën

 

Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë
Foto ilustruse

 

FUSHË-ARRËZ- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një çift bashkëshortësh u dhunuan brutalisht nga persona të paidentifikuar. Ata kanë hyrë në banesën e tyre dhe i kanë dhunar fizikisht duke iu shkaktuar dëmtime në këmbë dhe duar.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 17.06.2026, rreth orës 08:00, në fshatin Arst, në rrugë, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. N., 55 vjeç dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst. Si pasojë, dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë më parë, dhunohen çifti i bashkëshortëve në Fushë Arrëz

Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë
Foto ilustruse

FUSHË-ARRËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një çift bashkëshortësh janë dhunuar brutalisht nga persona të paidentifikuar. Ata kanë hyrë në banesën e tyre dhe i kanë dhunar fizikisht duke iu shkaktuar dëmtime në këmbë dhe duar.

Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur pasi çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e rastit./Dosja.al

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi