LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga 'Kallami' tek 'Fantazma', Eldi Dizdari del te 'Alumini' i Elman Abules. Si u goditën lordët e drogës e pasuritë

Ndërtimi është fusha kryesore ku ata kanë kapitalizuar pasurinë, duke investuar në komplekse vilash, apartamente luksoze e deri tek fabrika Alumini.

17 Qershor 2026, 10:30 Nga Elton Qyno
Nga 'Kallami' tek 'Fantazma', Eldi Dizdari del te
Foto ilustruse

Goditja e “lordëve” shqiptarë të trafikut të kokainës nga SPAK, ka nxjerrë në sipërfaqe një pasuri sheikësh që është investuar dhe vijon të investohet, në disa zona të lakmuara si në Tiranë, Durrës dhe bregdetin e jugut. Ndërtimi është fusha kryesore ku ata kanë kapitalizuar pasurinë, duke investuar në komplekse vilash, apartamente luksoze e deri tek fabrika Alumini.

Mes 10 emrave të identifikuar nga prokuroria e posaçme SPAK, janë Armando Paçrama i njohur ndryshe me nofkën “Fantazma”, Eldi Dizdari alias Matoshi i njohur në Tiranë me nofkën “Kallami”, Dritan Gjika dhe Salvatore Aliu nga Elbasani.

Emri i Eldi Dizdarit, del në disa çështje penale. Ai ka një seri lidhjesh në Tiranë, mes të cilëve edhe Kristjan Boçi, Elman Abule që aktualisht është i pandehur në dosjen e Erjon Veliaj.

Sipas të dhënave Elman Abule dhe Kristjan Boçi, kanë miqësi me dy vëllezërit Saimir Dizdari dhe Eldi Dizdarin, ky i fundit një bos ndërkombëtar i trafikut të kokainës që aktualisht qëndron në Dubai.

Por qëndrimi i Eldi Dizdarit në Dubai, pritet se nuk do zgjasë dhe shumë kohë. Dizdari, rezulton i dënuar në Itali si pjesë e grupit kriminal “Kompania Bello”, i hetuar disa vite më parë nga prokuroria e Firences dhe tashmë një masë sigurimi “arrest në burg” është vendosur nga SPAK.

Sipas informacionit, miku i Eldi Dizdarit, Elman Abule kontrollon me letra dy kompanitë e aluminit “Rametal” dhe “Fidalba” të hapura në vitin 2014 dhe 2010. Ndërsa ka dyshime të forta se pronari në hije, i këtij biznesi është pikërisht, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari.

Kompania “Rametal”, fillimisht është hapur në 11 mars 2014 nga Kristjan Boçi dhe Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ku për herë të pare, ky biznes është quajtur “Metalform”. Të dy ortakët zotëronin secili 50 për qind të aksioneve.

Por nuk ka kaluar 5 muaj nga themelimi i kësaj kompanie dhe tek ky biznes është shfaqur Eldi Dizdari alias Denis Matoshi. Në muajin korrik 2014, Dizdari, blen përmes një kontrate noteriale, 50 për qind të aksioneve.

Dokumentat tregojnë se shitësja në këtë rast ishte Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ndërsa blerësi ishte Dizdari, i cili pretendohet se ka paguar 10 mijë euro, jashtë zyrës së noterit.

Për dy vitet në vijim kompania e aluminit “Rametal” është drejtuar nga Kristjan Boçi dhe trafikanti i drogës, Eldi Dizdari. Por në gusht të vitit 2016, Eldi Dizdari, vendos të largohet nga aksionet e kësaj kompanie, ku përmes një deklarate private (jo noteriale) ai ja shet aksionet Elman Abules, kundrejt një shumë financiare prej 10 mijë euro.

Informacioni thotë se dy vite pasi nga kjo kompani u “largua” Eldi Dizdari, në 9 qershor 2018 ka vendosur të largohet dhe Kristjan Boçi, i cili i shet kundrejt 100 mijë lekë të vjetra 50 për qind të aksioneve Elman Abules, i cili tashmë bëhet pronar i plotë i “Ramental”, duke zotëruar aksionet e këtij biznesi përmes kompanisë tjetër të aluminit “Fidalba”.

Të dhënat konfidenciale të mbëritura në Policinë e Shtetit, flasin se “Rametal” dhe “Fidalba”, kryejnë importin e mallrave të dyshimtë të llojit skorje alumini, të cilat janë ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë, pasi këto lëndë janë të klasifikuara si të rrezikshme dhe me prani të radioaktivitetit.

“…ka rezultuar se Elman Abule në bizneset e tij ka lidhje me persona të përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe konkretisht me Kristian Boçi apo Denis Matoshin alias Eldi Dizdari…”-thuhet në dokument.

Gjithashtu sipas informacionit të Interpol Brukselit, rezulton se Elman Abule, është i njohur në Blegjikë për "Organizatë Kriminale", "Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura", fakte të ndodhura në vitet 2004-2005.

Konkretisht nga informacioni i përcjellë nga Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule është dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande", duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Paçrama janë arrestuar gjatë viteve 2020-2024 në Dubai për trafik të tonelatave drogë. Arrestimi i tyre është kryer për llogari të Drejtësisë Braziliane dhe Italiane.

Por për shkak të sigurive dhe praktikave ligjore të Dubait, ata janë lënë të lirë, në pritje të ekstradimit.

Por tashmë 3 emrat e njohur të trafikut të drogës së bashku me personat e tjerë rezidentë në Dubai, si vëllezërit Isa Aliu dhe Salvatore Aliu, pritet të arrestohen për llogari të prokurorisë Shqiptare me qëllim kryerjen e ekstradimit të tyre në Shqipëri.

Sipas dosjes hetimore të dhjetë personat e proceduar për një seri akuzash të rënda si trafik droge dhe pastrim parash, janë zbuluar përmes bisedave të aplikacionit “Sky”. Nga komunikimet mes tyre janë zbuluar 5 raste të trafikimit të mbi 8 ton drogë.

Dritan Gjika, konsiderohet si “koka” e mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador. Ai është arrestuar në vitin 2025 në Abu Dhabi.

47-vjeçari Dritan Gjika, kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit.

Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave narkotike në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).

Struktura kriminale që ai drejtonte përfshinte një nivel drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që punonin në realizimin e këtyre veprave penale, me ndihmën e kompanive të ligjshme që përdornin për pastrimin e parave dhe fshehjen e veprimtarive tregtare e financiare, ndërsa akuzohen se pastruan mbi 43 mln dollarë të mafias shqiptare të kokainës./Syri.net

dritan gjika eldi dizdari spak

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi