17 Qershor 2026, 09:56
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në kuadër të nisjes së sezonit veror. Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se do të kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda nga 15 qershori deri në 15 shtator. Kjo me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e rrjedhshmërisë së trafikut në akset me fluks të shtuar lëvizjeje.
Masat kufizuese shtrihen në autostrada, në rrugët interurbane dhe në akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të larta qarkullimi. Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet e transportit të mallrave të domosdoshme, në përputhje me përcaktimet e detajuara në udhëzim.
Njoftimi
Njoftojmë qytetarët dhe subjektet e transportit rrugor të mallrave se, në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr. 106, datë 14.06.2024, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë sezonit veror 2026 dhe gjatë ditëve të festave zyrtare, do të zbatohen kufizime të posaçme për qarkullimin e mjeteve të rënda, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e rrjedhshmërisë së trafikut në akset me fluks të shtuar lëvizjeje.
Këto kufizime zbatohen për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim, në autostrada, si dhe në rrugë interurbane dhe urbane (kryesisht në segmentet që përshkojnë zonat turistike).
Periudha e zbatimit është nga data 19 qershor deri më 15 shtator dhe përfshin fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.
Gjatë kësaj periudhe, kufizimet e qarkullimit aplikohen sipas këtyre orareve:
-në ditën e premte nga ora 15:00 deri në orën 24:00;
-në ditën e shtunë, nga ora 07:00 deri në orën 24:00;
-në ditën e diel, nga ora 07:00 deri në orën 24:00.
Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në orën 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në orën 24:00 të ditës së festës.
Masat kufizuese shtrihen në autostrada, në rrugët interurbane dhe në akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror kanë flukse të larta qarkullimi.
Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet e transportit të mallrave të domosdoshme (përfshirë produktet ushqimore që prishen), në përputhje me përcaktimet e detajuara në udhëzim.
Në raste të veçanta, për furnizime kritike apo nevoja emergjente, mund të jepen autorizime të posaçme nga autoritetet kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Shtetit apelon për zbatim të rreptë të këtyre masave nga të gjithë operatorët e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e mbingarkesës së trafikut dhe garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë./Dosja.al
policia sezoni veror masa
Aktualitet
17 Qershor 2026, 09:03
E.d
Foto ilustruse
FUSHË-ARRËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një &ccedi...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 08:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 18-të rradhazi në Tiranë. Ndryshe nga ditë e tjer...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:37
E.d
Foto ilustruse
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe në fillim të vitit 2026, duke reflektuar një kërkes&...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:33
E.d
Foto ilustruse
Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhë...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:30
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë m&eu...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:27
E.d
Foto ilustruse
Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e nj...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:18
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotulli...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar p...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:09
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. ...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 23:04
D.S
TIRANË- Përmes një deklarate të përbashkët, 77 organizata të shoqërisë civile mbajtën të martë...