17 Qershor 2026, 07:30
Nga E.d
Foto ilustruse
Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë se ajo urbane, ndryshe nga Bashkimi Europian, ku diferenca mes fshatit dhe qytetit është e papërfillshme.
Më shumë sesa gjysma e banorëve në fshatrat shqiptare (54%) vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, niveli më i lartë në Europë.
Kjo do të thotë se 54% e popullsisë në fshat plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:
-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.
-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.
-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.
Eurostat ka publikuar të dhënat e vendeve të BE-së për vitin 2024, ndërsa informacioni më i fundit nga Shqipëria është i vitit 2022 (shiko grafikun). Në Bashkimin Europian, treguesi i varfërisë dhe përjashtimit social në zonat rurale është shumë më i ulët sesa Shqipëria, në vetëm 21.4%.
Në zonat rurale të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, treguesi është në rreth 32-33%, ndërsa mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën e Malin e Zi.
Diferencë e fortë fshat-qytet
Në zonat urbane treguesi i varfërisë dhe përjashtimit social në Shqipëri ishte 37.6%, gati 14 pikë përqindje më i ulët se në zonat rurale. Pavarësisht diferencës me fshatin, në krahasim me mesataren e BE-së dhe rajon, popullsia që jeton në qytet sërish ka një nivel më të lartë varfërie.
Mesatarja e Bashkimit Europian për zonat urbane është 21%, nga 21.4% që ishte për zonat rurale, që tregon se pasuria është e shpërndarë njëtrajtësisht në të gjithë rajonin.
Edhe në krahasim me rajon, Shqipëria mbetet pas. Maqedonia e Veriut e ka treguesin 25.9%. Më të ulëtin e ka Serbia, ne 14.7%.
Mesatarja kombëtare
Në rang kombëtar, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%), që ishte në 2022, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europë dhe sa dyfishi i mesatares së BE-së prej 21%.
Në rajon, varfërinë dhe përjashtimin social më të ulët e ka Serbia, me 24.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (30%, me të dhënat e vitit 2023) dhe Mali i Zi me 34.1% (të dhënat e vitit 2022). Mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën./Monitor
fshat europe shqiperi
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:27
E.d
Foto ilustruse
Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e nj...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:18
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotulli...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar p...
Aktualitet
17 Qershor 2026, 07:09
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. ...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 23:04
D.S
TIRANË- Përmes një deklarate të përbashkët, 77 organizata të shoqërisë civile mbajtën të martë...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 22:55
D.S
pamje nga protesat
TIRANË- Mijëra protestues e kanë mbyllur sot në sheshin “Skënderbej” protestën e 17-t&eum...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 22:24
E. D
pamjet
TIRANË- "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", ka qenë thirrja e vazhdueshme që po përsëritin protestuesit teksa ma...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 22:07
D.S
PAMJE NGA PROTESTA
TIRANË- Pas një marshimi të gjatë nëpër rrugët e Tiranës, turma e protestuesve ka mbër...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 21:42
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Me thirrjet kumbuese 'Rama ik!' dhe 'Rama jep dorëheqjen!', të cilat janë kthyer në simbolin e kës...
Aktualitet
16 Qershor 2026, 21:21
E. D
TIRANË- Me pankarta kreative, mesazhe ironike dhe thirrje politike, mijëra qytetarë janë mbledhur sot në Bulevard, duke kërkuar ...