“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Operacioni i SPAK/ Kush është Dritan Gjika, "koka" e mafias shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador 16 Qershor...
Anketa gjeti se në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi të rinjtë janë më të gatshëm për tu mbrojtur nga regjimet autokratike.
Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e një ankete të realizuar në 2025-n me 6 mijë të rinj (16-28 vjeç) nga 6 vendet tregon se ende një masë aktive që beson te protesta në rrugë si mjet reagimi.
Studimi i fundit “Pulsi i Demokracisë: Gen Z në Ballkanin Perëndimor” evidentoi se mesatarisht 40.0% e të rinjve deklarojnë se do të protestonin menjëherë në sheshe nëse liria e tyre do të kërcënohej nga shtrirja e pushtetit autokratik e udhëheqësit të tyre.
Pothuajse një në pesë te rinj në rajon (21.0%) shprehet plotësisht indiferent, duke thënë se “nuk do t’i bëhej vonë” për ndryshimin e regjimit autokratik. 8.3% e të anketuarve pohuan se do të kufizoheshin vetëm në reagime virtuale përmes rrjeteve sociale, dhe një pjesë tjetër 5.8% zgjodhi menjëherë rrugën e emigrimit. Vetëm një pakicë e papërfillshme prej 5.7% në rang rajonal mbështeti hapur regjimin autokratik, ndërsa 17.5% ishin të pavendosur për rrugën që do të ndiqnin.
Anketa gjeti se në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi të rinjtë janë më të gatshëm për tu mbrojtur nga regjimet autokratike. Në kontrast, Mal të Zi dhe Bosnja kanë më shumë premisa tu hapin rrugë regjimeve autoritare.
Të rinjtë e Kosovës kanë gatishmërinë më të lartë për të protestuar
Rezultatet e anketës tregojnë se Kosova ka nivelin më të lartë të ndërgjegjësimit politik në rajon. Të rinjtë atje shfaqin edhe gatishmërinë më të madhe për të mbrojtur rendin kushtetues dhe demokratik përmes protestave. Sipas të dhënave, 63% e rinisë së Kosovës janë të gatshëm të dalin në rrugë kundër çdo lideri që përpiqet të marrë pushtet në mënyrë të padrejtë ose duke paligjshme.
Ndërkohë, vetëm 12.7% e të rinjve nga Kosova shfaqen indiference, një nga nivelet më të ulëta në rajon. Përqindja e atyre që do të zgjidhnin të largoheshin nga vendi në rast regjimi autokratik është 4.6%, ndërsa 4.5% do të angazhoheshin vetëm online. Po ashtu, niveli i pavendosmërisë është i ulët, në 9.8%, çka tregon se shumica e qytetarëve kanë qëndrime të qarta dhe të vendosura.
Shqipëria, rezistencë dhe emigracion
Në Shqipëri, reagimi qytetar mbetet mbi mesataren e rajonit, ku 47.8% e të anketuarve deklarojnë se do të dalin në protestë për të kundërshtuar një qeverisje autokratike. Të rinjtë shqiptare tregon gjithashtu një ndjeshmëri të lartë, pasi vetëm 12.9% që shprehen indiferentë, niveli më i ulët në Rajon pas Kosovës.
Sidoqoftë, ajo që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera është përqindja e lartë e qytetarëve që e shohin autoritarizmin si një shtysë të drejtpërdrejtë për t’u larguar nga vendi. 10.1% e shqiptarëve do të zgjidhnin të emigronin menjëherë, shifra më e lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sakaq mbështetja për një regjim autokratik është nga më të ulëtat në Rajon, me vetëm 3.4%.
Serbia, një shoqëri e polarizuar midis rrugës dhe indiferencës
Të dhënat për Serbinë dëshmojnë për një polarizim të thellë social. Nga njëra anë, gatishmëria për të protestuar është mjaft e lartë, duke përfshire 47.6% të të rinjve në rast të një regjimi autokratik, pothuajse në të njëjtat nivele me Shqipërinë.
Nga ana tjetër, shkalla e indiferencës është gjithashtu e konsiderueshme, ku 23.9% e të rinjve thonë se nuk do t’u bëhej vonë për fatet e demokracisë. Aktivizmi digjital kap shifrën 8.9%, ndërsa vetëm 3.3% do të mendonin largimin e menjëhershëm nga vendi. Serbia shfaq një vendosmëri relativisht të lartë në përgjigje, me vetëm 9.2% që janë deklaruar të pavendosur “nuk e di” si do të veproj në rastin e një regjimi të tillë.
Mali i Zi pritje më të lartë ndaj autokracisë
Mali i Zi përfaqëson pikën më kritike në Rajon, duke shfaqur nivelet më të ulëta të rezistencës dhe ato më të lartat të pasivitetit apo pranimit të autoritarizmit. Vetëm 22.2% e të rinjve malazezë do të protestonin në rrugë, shifra më e ulët në rajon.
Përkundrazi, 36.6% e tyre shprehen plotësisht indiferentë (“nuk do të më bëhej vonë”), duke udhëhequr rajonin për nga indiferenca politike. Çka është edhe më shqetësuese, Mali i Zi ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që do ta mbështesnin hapur forcimin e autokracisë me rreth 12.0%, sa dyfishi i mesatares rajonale. Ndërkohë, 11.4% do të izoloheshin në rrjete sociale dhe vetëm 2.1% do të largoheshin nga vendi.
Bosnjë dhe Hercegovinë mes pasigurisë dhe paqartësisë institucionale
Bosnja dallohet për një përqindje të lartë te të rinjve që nuk do të dinin si të vepronin në një skenar të tillë. Për shkak të strukturës komplekse shtetërore dhe ngërçeve të vazhdueshme politike në Bosnjë dhe 31.3% e të rinjve kanë deklaruar “nuk e di”, çka tregon një mungesë të theksuar orientimi apo besimi tek reagimi kolektiv.
Vetëm 31.2% do të zgjidhnin të protestonin, ndërsa rreth 19.7% deklarojnë indiferencë totale. Mbështetja për liderin autokrat përfshiu 5.7% të rinjve të anketuar, ndërsa 6.4% zgjodhën se do ta linin vendin.
Maqedonia e Veriut, preferenca për reagim ne rrjetet sociale
Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut shfaqen një profil më të fragmentuar. Rreth 28.6% e tyre do të zbrisnin në terren për të protestuar, ndërsa një përqindje e konsiderueshme prej 20.4% shprehu indiference në rast të rritjes së qeverisjes autokratike.
Ajo që vlen të theksohet është se ky shtet ka nivelin më të lartë të mobilizimit vetëm në rrjetet sociale me 13.9%, duke treguar një prirje për ta transferuar revoltën në hapësirën virtuale në vend të shesheve. Dëshira për të lënë vendin kap shifrën 8.1%, e dyta më e larta pas Shqipërisë, ndërsa 23.9% mbeten të pavendosur./Monitor
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotulli...
Foto ilustruse Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar p...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. ...
TIRANË- Përmes një deklarate të përbashkët, 77 organizata të shoqërisë civile mbajtën të martë...
pamje nga protesat TIRANË- Mijëra protestues e kanë mbyllur sot në sheshin “Skënderbej” protestën e 17-t&eum...
pamjet TIRANË- "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", ka qenë thirrja e vazhdueshme që po përsëritin protestuesit teksa ma...
PAMJE NGA PROTESTA TIRANË- Pas një marshimi të gjatë nëpër rrugët e Tiranës, turma e protestuesve ka mbër...
pamje nga protesta TIRANË- Me thirrjet kumbuese 'Rama ik!' dhe 'Rama jep dorëheqjen!', të cilat janë kthyer në simbolin e kës...
TIRANË- Me pankarta kreative, mesazhe ironike dhe thirrje politike, mijëra qytetarë janë mbledhur sot në Bulevard, duke kërkuar ...
Angjelo Tila TIRANË- Angjelo Tila, një student i gazetarisë ka marrë fjalën për t'iu kundërvënë politikave t&...