LIVE UPDATES
Bota

"Zhvillimet në Pishë-Poro–Nartë konfirmojnë shqetësimet që BE-ja ka ngritur për mbrojtjen e zonave të mbrojtura"/ EuroNatur: Shqipëria nuk ka respektuar procedurat

Ndërkohë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi se Shqipëria duhet të shmangë veprime që mund të cenojnë përmbushjen e kritereve të Kapitullit 27 dhe se pret që autoritetet shqiptare "të veprojnë pa vonesë".

17 Qershor 2026, 08:10 Nga E.d
"Zhvillimet në Pishë-Poro–Nartë konfirmojnë
Foto ilustruse

Më 2 qershor, Komisioni Evropian deklaroi për DW se po ndjek nga afër zhvillimet në zonën e mbrojtur të Pishë-Poro–Nartës dhe theksoi se standardet e BE-së duhet të merren plotësisht në konsideratë në këtë projekt. Ndërkohë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi se Shqipëria duhet të shmangë veprime që mund të cenojnë përmbushjen e kritereve të Kapitullit 27 dhe se pret që autoritetet shqiptare "të veprojnë pa vonesë".

Të hënën, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se "do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen". Deklarata kundërshtohet nga organizata mjedisore EcoAlbania, e cila argumenton se procedurat mjedisore duhej të paraprinin çdo ndërhyrje në terren dhe jo të ndiqnin punimet e nisura.

Asnjë nga elementet e zhvillimit të qëndrueshëm

Në një intervistë për DW, Annette Spangenberg, drejtuese e sektorit të ruajtjes së natyrës në organizatën ndërkombëtare EuroNatur, thotë se zhvillimet në Pishë-Poro–Nartë konfirmojnë shqetësimet që BE-ja ka ngritur prej kohësh për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. "Në rastin e këtij projekti, asnjë nga elementet e zhvillimit të qëndrueshëm nuk është demonstruar në mënyrë bindëse" - thotë Spangenberg.

Pse projekti i Zvërnecit ka tërhequr vëmendje përtej Shqipërisë?

Zona e Pishë Poro–Nartës është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Nartë dhe një nyje e rëndësishme për shpendët migratorë përgjatë korridorit të Adriatikut. Për këtë arsye, dëmtimi i habitateve në këtë zonë ngre shqetësime që shkojnë përtej Shqipërisë, veçanërisht në një kohë kur vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në shtator të vitit të kaluar Bashkimi Evropian miratoi Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 4, i cili përfshin kritere të lidhura me Kapitullin 27 për mjedisin. Ky pozicion kërkon që Shqipëria të shfuqizojë ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, , të cilat lejojnë zhvillime turistike luksoze brenda këtyre zonave dhe të sigurojë që projektet e reja të vlerësohen në përputhje me standardet e BE-së. Gjithashtu, kërkohet rishikimi i Ligjit për Statusin e Investitorit Strategjik.

Zhvillimet e fundit në Pishë Poro–Nartë tregojnë se shqetësimet e ngritura nga BE-ja nuk janë më thjesht rreziqe potenciale, por po materializohen në terren. Aktualisht mungojnë transparenca, vlerësimet e ndikimit dhe konsultimet publike. Kjo përbën një shkelje serioze të legjislacionit për mbrojtjen e natyrës dhe të angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.

Shqipëria nuk ka respektuar procedurat

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë–Nartë është tashmë sit kandidat i rrjetit Emerald në kuadër të Konventës së Bernës dhe konsiderohet pjesë e ardhshme e rrjetit Natura 2000 pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. "Për këtë arsye, çdo ndryshim në gjendjen e tij duhet t'u nënshtrohet procedurave të posaçme që fatkeqësisht, Shqipëria nuk i ka respektuar," - thotë Spangenberg.

Sitet Natura 2000 dhe Emerald i nënshtrohen një regjimi të rreptë mbrojtjeje, që kërkon parandalimin e degradimit të habitateve natyrore dhe habitateve të specieve, si dhe kryerjen e vlerësimeve të plota të ndikimit për çdo projekt që mund të prekë biodiversitetin.

"Kur ka një plan projekt në këto zona, autoritetet kombëtare dhe zhvilluesit e duhet të ndjekin një procedurë të posaçme përpara miratimit të tij. Kjo procedurë përfshin, ndër të tjera, kryerjen e vlerësimeve të plota dhe të përshtatshme të ndikimit mbi mjedisin dhe biodiversitetin. Sipas njohurive tona, një proces i tillë nuk është ndjekur aktualisht në rastin e Nartës." - thotë Spangenberg.

Organizatat ndërkombëtare mjedisore dhe projekti i Zvërnecit

EuroNatur vazhdon të jetë e angazhuar për të siguruar që Pishë Poro–Narta dhe zonat e tjera të mbrojtura në Shqipëri të ruajnë nivelin e mbrojtjes që meritojnë dhe që kuadri ligjor të zbatohet në mënyrë efektive.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë në Shqipëri, duke mbështetur dialogun publik, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfshirjen e aktorëve të ndryshëm në proceset e hartimit të politikave dhe të ruajtjes së natyrës në nivel kombëtar.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje për harmonizimin e legjislacionit dhe praktikave me standardet e Bashkimit Evropian, me qëllim mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore të vendit." - thotë Spangenberg.

Ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura

Shqipëria ka ndryshuar legjislacionin për të lejuar investime strategjike turistike në zonat e mbrojtura. Nga këndvështrimi i ruajtjes së natyrës zhvillimi më i fundit dhe më shqetësues lidhet me ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke lejuar përdorimin e makinerive të rënda dhe ndërtimin e resorteve turistike luksoze brenda zonave të mbrojtura. "Këto ndryshime kanë dobësuar ndjeshëm funksionin mbrojtës të ligjit, duke e bërë atë praktikisht të paaftë për të përmbushur qëllimin për të cilin është hartuar." - thotë Spangenberg.

Një tjetër çështje problematike lidhet sipas Spangenberg me Ligjin për Investimet Strategjike, i cili u krijon mundësi investitorëve të shmangin ose të përshpejtojnë disa procedura administrative dhe mekanizma kontrolli, përfshirë ato që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. "Ajo që duhet pasur parasysh është se ajo që po ndodh sot në Nartë mund të ndodhë nesër në çdo zonë tjetër të mbrojtur në Shqipëri. Prandaj, nuk bëhet fjalë vetëm për një problem lokal, por për një çështje më të gjerë që lidhet me dobësimin e kuadrit ligjor të krijuar për mbrojtjen e këtyre territoreve." - thotë Spangenberg.

A mund të bashkëjetojnë zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës?

Mbështetësit e projektit argumentojnë se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të bashkëjetojnë. Po cilat kushte duhet të plotësohen që një ekuilibër i tillë të jetë i besueshëm në Pishë Poro–Nartë?

"Pishë Poro–Narta është një nga shumë zonat e mbrojtura në Shqipëri që janë shpallur mbi të gjitha për të mbrojtur natyrën dhe speciet që jetojnë në to. Çdo zhvillim që propozohet në këto territore duhet të respektojë këtë parim themelor. Projekti i planifikuar për këtë zonë bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me detyrimet ligjore dhe me vetë qëllimin për të cilin ekzistojnë zonat e mbrojtura." - thotë Spangenberg.

Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm nënkupton marrjen në konsideratë të interesave të komuniteteve lokale që preken nga projekti, analizimin e qartë të përfitimeve dhe kostove, shqyrtimin e alternativave të mundshme, mbrojtjen e natyrës dhe integrimin e projektit në një vizion strategjik e afatgjatë për territorin.

Sipas Spangenberg "në rastin e këtij projekti, sipas vlerësimit tonë, asnjë nga këto elemente nuk është demonstruar në mënyrë bindëse."DW

be projekt zvernec

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi