LIVE UPDATES
Politike

Vizita në Basel e mbushur me abuzime dhe mashtrime të pajustifkueshme nga Rama

Deri këtu çdo gjë është normale, por nëse e sheh me vëmendje atë foto, duket dhe një personazh tjetër në të. Ambasadori i Shqipërisë në Zvivër Ermal Dredha, i cili ishte si një mazhordom personal i kryeministrit Rama, i cili i mbante çantat dhe valixhet nga pas, teksa Rama dhe bashkëshortja ecnin para të pashqetësuar. 

16 Qershor 2026, 12:32 Nga Izmir Akulli
Vizita në Basel e mbushur me abuzime dhe mashtrime të pajustifkueshme
Rama ne Basel

ZVICËR- Që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një foto ka qarkulluar në mediat shqiptare dhe në rrjetet sociale me shpejtësi. As më pak as më shumë, në foto ishte kryeministri Edi Rama bashkë me bashëshorten Linda Rama në një aeroport të Zvicrës. 

Deri këtu çdo gjë është normale, por nëse e sheh me vëmendje atë foto, duket dhe një personazh tjetër në të. Ambasadori i Shqipërisë në Zvivër Ermal Dredha, i cili ishte si një mazhordom personal i kryeministrit Rama, i cili i mbante çantat dhe valixhet nga pas, teksa Rama dhe bashkëshortja ecnin para të pashqetësuar. 

Vetëm disa orë më vonë, ka qenë ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, i cili ka publikuar një video të kryeministrit Rama në një ambient, mes personave të tjerë duke konsumuar pije, ndërkohë që e ka akuzuar se po shpërdoron paratë e qytetarëve shqiptarë. 

"Sheshet e Tiranes plot, ky ha e pi ketej me leket tuaja....vazhdoni ju protestoni paqesisht se jeni pupull i kulturuar, ashtu si do ky," shkruan Zagani. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Vetë kryeministri Rama ka reaguar për videon e publikuar të tij në Zvicër, duke sqaruar se ishte i ftuar privatisht nga ArtBasel që është panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë. Por duke shkruar këtë, Rama prishi dhe gojën duke thënë se s'ka bir nënë dhe bir kurve që të gjejë në xhepin e tij një qindarkë që nuk është fituar në mënyrë të ndershme. 

"Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”, theksoi Rama ndër të tjera.

Por Zagani nuk u mjaftua me aq, pasi vetëm pas reagimit të Ramës, publikoi dhe detaje të tjera nga vizita e Ramës në Basel. Teksa Rama në postimin e tij, shkroi se po pinte ujë, Zagani e ka përgënjeshtruar duke theksuar se po kthente gotat me verë të kuqe.

"Ai edhe kur justifikohet gënjen si derr 2 metra, sepse edhe statusin ku thote isha ai po e shkruan akoma nga Hotel Mowenpik(nje hotel i ri dhe me luksoze i shtrenjte ne Basel). Dhe nuk po pinte uje por i kthente gotat me nje leng te kuq(vere e kuqe mendoj se spi leng qershie ky mashtrues) me nje te ngritur i nxirrte fundin si i babëzitur," shkroi Zagani.

Ndërsa ka shtuar se Rama në Basel, është duke qëndruar në hotelin Movenpick, që sipas kërkimeve që Dosja.al, bëri në internet në lidhje me hotelin, rezulton që është ndër më luksozët dhe të shtrenjtët ne atë qytet, ku për një natë një dhomë shkon deri në 800 euro

Vizita në Basel e mbushur me abuzime dhe mashtrime të pajustifkueshme
Hoteli

Ka qenë dhe gazetarja politike Ambrozia Meta, e cila i ka kujtuar Ramës udhëtimet e tij të kripura bashkë me familjen disa herë jashtë vendit, pasi vetë kryeministri ngulmoi se nuk ka qenë asnjëherë jashtë shtetit për pushime gjatë kohës që është kryeministër i vendit. Meta teksa ka ironizuar postimin e Ramës mëngjesin e sotëm, ia rikthyer në kujtesë vizitën e Ramës disa vite më parë në Majemi, duke parë një ndeshje të NBA-së, ku çmimet e biletave shkonin në disa mijëra dollarë. 

"Sepse psh edhe kur shkoi me familjen para disa viteve, për të parë ndeshje basketbolli në Majemi, me bileta të kripura, dhuratë e padeklaruar, nuk quhen pushime. Ata ishin aty për të tërhequr investorë të huaj," shkruan Meta, teksa ka kërkuar që Rama të bëjë transparencë me udhëtimet e veta që i ka klasifikuar si sekret shtetëror me vendim qeverie. 

Por dhe ish-komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari ka ngritur një shqetësim në lidhje me vizitën e Ramës në Zvicër. Shqetësimi legjitim i Meçollarit është fakti që nëse vizita e Ramës në Zvicër ka qenë private, pse duhet që të dilte ta priste Ambasadori i Shqipërisë në atë vend, dhe për më tepër, të bëhej si shërbëtor, duke i mbajtur çantat dhe valixhet. 

"O KM. Si e ke katandisur titullin Ambasador i RSH," thekson Meçollari.

Ajo që mbetet të kuptohet nga kjo ngjarje është se ka shumë paqartësi në lidhje me natyrën e vizitës së Ramës në Zvicër. Por dhe fakti se udhëtimet e Ramës me charter, apo shpenzimet e tij në lidhje me udhëtimet jashtë vendit, si zyrtare apo private janë në errësirë totale, tregon se diçka ka për të fshehur./Dosja.al

edi rama dritan zagani ambrozia meta

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi