LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur me ‘studimin’ e tij

Lideri i opozitës shtoi se nuk ka media më të kapura në Evropë se mediat private në Shqipëri , të cilat marrin titullin e investitorit strategjik dhe marrin dhurata 4500 katrorë tokë në mes të Tiranës, e lënë për gjimnaz.

16 Qershor 2026, 12:20 Nga E.d
Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura. Gjatë një konference për mediat, Berisha hodhiposhtë deklaratën e kryeministrit rama, i cili pretendoi se mediat ishin të kapura nga opozita. 

Sipas tij, një deklaratë të tillë mund ta bëjë një njeri që ka humbur kontrollin psikik, jo nga sëmundja, nga transformimi i tij i tmerrshëm psikologjik. Lideri i opozitës shtoi se nuk ka media më të kapura në Evropë se mediat private në Shqipëri , të cilat marrin titullin e investitorit strategjik dhe marrin dhurata 4500 katrorë tokë në mes të Tiranës, e lënë për gjimnaz.

"Sot, jam para jush për të faktuar me studime të porositura nga Edi Rama, tiraninë mediatike ndaj opozitës shqiptare në Shqipëri. Edi Rama para pak kohësh me paturpësi ekstreme, dhe theksoj se kur nuk ke turp, bën çdo gjë dhe thua çdo gjë, u paraqit para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar si qeveri e një vendi në të cilin mediet ishin të kapura nga opozita. Në shkallë ekstreme paturpësie ai u referua një studimi që provon absolutisht të kundërtën në raport me opozitën, provon tiraninë e medieve të kontrolluara nga Rama ndaj opozitës, sipas të cilit mediat në 67 përqind të tyre qenkan për opozitën dhe vetëm në 30 e sa përqind për qeverinë.

Një deklaratë të tillë mund ta bëjë një njeri që ka humbur kontrollin psikik, por jo nga sëmundja, nga transformimi i tij i tmerrshëm psikologjik. Studimi në fjalë, që i referohet Edi Rama, nuk ka asnjë lidhje absolute me studimin e kapjes së medieve. Jo dhe jo. Kapja e medieve ka treguesit e vet dhe nuk ka media më të kapura në Evropë se mediat private në Shqipëri, nuk po flas për shtetëroren po e po, të cilat marrin titullin e investitorit strategjik, të cilat marrin dhurata 4500 katrorë tokë në mes të Tiranës, e lënë për gjimnaz.

Nuk ka media më të kapura në botë, të cilat ushqehen me leje të paligjshme ndërtimi. Të cilat, siç është faktuar, marrin miliona e miliona euro nga tenderat e rrugëve dhe punëve publike me qëllimin e vetëm të mbrojnë qeverinë dhe të sulmojnë opozitën. Nuk ka një zyrë tjetër të faktuar, e cila drejton jo vetëm lajmin, por drejton edhe editorialet. Raportet e pavarura dhe të vërteta që kanë studiuar kapjen e medieve, kanë treguar se ato në 90-93 përqind të tyre në lajme dhe editoriale kontrollohen nga qeveria dhe janë për qeverinë," tha Berisha./Dosja.al

 

sali berisha pd mediat

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi