Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e nevojshme. Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Lideri demokrat shtoi se Rama akuzohet se gjatë atyre udhëtimeve ka transportuar para.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se për dy vite kryeministri Edi Rama ka bërë 140 udhëtime që i kanë kushtuar vendit 23 milionë euro. Gjatë një konference per mediat, Berisha u shpreh se nëse kryeministri është i 'pastër', duhet të lejoj ngritjen e komisionit hetimor, i cili do bëj transparencën e plotë.
Lideri demokrat shtoi se Rama akuzohet se gjatë atyre udhëtimeve ka transportuar para. Në fund, ai tha se krijimi i komisionit do mundësonte transparencën e plotë para shqiptarëve.
Sali Berisha: Së dyti, sot ai me një gjuhë ordineri prej gangsteri, reagon ndaj protestës dhe lidhur me udhëtimin e tij në Zvicër. Ai zotohet dhe stërzotohet se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë udhëtuar për qëllime private me paratë e shtetit. Unë i them se ti je një mashtrues jo dy metra i gjatë, por dy kilometra i gjatë. Dhe në qoftë se ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin të analizojmë 140 udhëtime me Ismailin në dispozicion, sa kenë qenë zyrtare dhe sa kanë qenë private dhe familjare. Po ti nuk ke turp dhe ti çdo fjali do nxjerrësh një mashtrim. Urdhëro në ta mban, pse nuk lejove komisionin hetimor parlamentar për 140 udhëtimet tuaja në dy vite që i kushtuan vendit 23 milionë euro.
Dhe tani betohesh nga atje se unë nuk kam udhëtuar kurrë me paratë e shtetit me udhëtime private. Na nxirr pak faturat 200 apo 300 mijë euro që ke paguar Ismailin ti nga xhepi yt në 140 udhëtime. Ndërkohë në dy vite, presidenti i SHBA ka udhëtuar 73 herë, jo Donald Trump, por ata në katërvjeçar. Na thuaj pak, është lehtë të përdorësh shprehje gangsteri dhe kujton se me atë bëhesh më i besueshëm. Po hajde të vërtetojmë se cila është e vërteta.
Se me ato udhëtime, ti akuzohesh se ke transportuar para, ka të tjerë që thonë drogë, nuk e them dot, nuk i kam faktet, po për para po, të sfidoj, urdhëro të krijojmë komisionin që nesër po deshe. Dhe tani vërsulesh me gjuhë gangsteri se unë i tillë dhe i atillë nuk kam udhëtuar ndonjëherë... po avionin me çfarë parash e ke paguar ti?
Në një kohë kur kancelari i Austrisë në udhëtime zyrtare, udhëtonte më përpara, tani nuk e di, udhëtonte me linjë tregtare. Po, Austria është një vend shumë e shumë herë më i pasur dhe me të ardhura më të lartat. Ndaj dhe i kërkoj urgjent të lejojë komisionin. Krijimi i komisionit do mundësonte transparencën e plotë para shqiptarëve./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- GJKKO ka rrëzuar ditën e sotme sërish 5 kërkesat e krybashkiakut të Tiranës, Erion Vel...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita është nën tiraninë mediatike të mediev...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar për 30 ditë nga Kuvendi, pas për...
Dritan Zagani ZVICËR- Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, kur ai reagoi pas pu...
Erion Veliaj TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka paraqitur ditën e sotme pesë kërkesa...
Ina Zhupa TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Kom...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca në themel për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sapo ka nisur në ambientet...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas videos të postuar në rrjetet sociale nga ish-oficeri i Antidrogës, Drit...
Marta Kos dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme Komisioni Europian është njohur në ...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj do të mbahet ditën e sotme në&nbs...