"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
Aktualitet
EMRAT/ Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë(VIDEO)
Mediat greke shkruajnë se ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajte, trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash, shkelje të ligjeve për të huajt dhe falsifikim certifikatash.
17 Qershor 2026, 10:06Nga E.d
Sendet e sekuestruara
GREQI- Autoritetet greke kanë çmontuar një grup kriminal shqiptaro-grek, të trafikut të lëndëve narkotike, i cili operonte në zonat e Athinës. Pas një operacioni të koordinuar në shtëpi dhe zona magazinimi, të cilat grupi kriminal i përdorte si strehime në zona të Athinës, u arrestuan 9 persona, të moshës nga 24 deri në 43 vjeç dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë, ku të arrestuarit shqiptarë janë Ervin Ademi alias Leo 39 vjeç, Elton Plepi alias Toni 42 vjeç, Ervis Tringa alias Niko 38 vjeç, Albert Pali alias Berti 42 vjeç, Bruno Anastasaj alias Thodhori, Kondelina Dhimertika 43 vjeç, Xhulio Kercani 29 vjeç, Malena Alushaj 24 vjeç, ndërsa në kërkimk janë shpallur Helis Cato 38 vjeç, Taulant Prifti 47 vjeç dhe Erald Gjata 46 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajte, trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash, shkelje të ligjeve për të huajt dhe falsifikim certifikatash. Organizata kriminale, duke pasur një strukturë hierarkike të strukturuar dhe veprim të vazhdueshëm me një udhëheqës dhe 3 zëvendësudhëheqës, kishte qenë aktive që të paktën nga dhjetori 2025 dhe kishte zhvilluar masa të shtuara kundër-mbikëqyrjeje, pasi anëtarët përdornin aplikacione komunikimi të koduara, terminologji të koduar dhe disa prej tyre ndryshonin shpesh lidhjet telefonike.
Më konkretisht, udhëheqësi 39-vjeçar Ervin Ademi ushtronte kontroll të plotë mbi aktivitetet e grupit kriminal, duke dhënë urdhra dhe duke hartuar strategjinë e saj operative, ndërkohë që mbikëqyrte 3 zëvendësudhëheqësit e organizatës. Në të njëjtën kohë, ata i udhëzonin anëtarët e tjerë mbi metodën e trafikimit, u dorëzonin atyre sasitë e kokainës për shitje, ndërsa secili anëtar vazhdonte t’ua shiste drogën klientëve.
Nga hetimet e kryera në “zonat operative-strehëza” të grupit kriminal, u gjetën dhe sekuestruan, ndër të tjera 827 gramë kokainë, një sasi e vogël marijuane, 3 pistoleta, karikator nga një armë zjarri luftarake, 119 fishekë, disa telefona celularë, 5 automjete të përdorura për trafik droge, shumat prej 14.505 euro dhe 470 dollarë amerikanë, 3 radio marrëse, 7 peshore elektronike precize, shkop, sprej me piper dhe 3 thika. Përfitimi i paligjshëm financiar nga aktiviteti kriminal i grupit arrin në më shumë se 900.000 euro./Dosja.al