PE ‘shuplakë’ Ramës për Zvërnecin: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike
"Ndryshimet ligjore, të shfuqizohen"/ PE ngre alarmin për Zvërnecin: Të miratohet moratorium, të ndalohen lejet dhe pun...
"Ndryshimet ligjore, të shfuqizohen"/ PE ngre alarmin për Zvërnecin: Të miratohet moratorium, të ndalohen lejet dhe pun...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, reagon Policia: Nuk ka asnjë kallëzim 17 Qershor, 12:35 ...
Sipas hetimeve, Salvadore Aliu, i konsideruar si një nga drejtuesit kryesorë të rrjetit, dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal. Por rolin kryesor në investimin dhe legalizimin e këtyre parave e ka luajtur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili zotëron zyrtarisht katër kompani të ndryshme, të përdorura për blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente, troje, si dhe për investime në ndërtime e struktura hoteliere në zonat turistike të vendit.
TIRANË- Personi që shihni në foto është Isa Aliu, vëllai i Salvadore (Shpëtim) Aliut, ndaj të cilit SPAK ka lëshuar urdhërarrest në kuadër të hetimeve për grupin e strukturuar kriminal. Isa Aliu dyshohet se ka luajtur rol kyç në qarkullimin dhe investimin e të ardhurave kriminale, përmes disa bizneseve në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.
Sipas hetimeve, Salvadore Aliu, i konsideruar si një nga drejtuesit kryesorë të rrjetit, dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal. Por rolin kryesor në investimin dhe legalizimin e këtyre parave e ka luajtur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili zotëron zyrtarisht katër kompani të ndryshme, të përdorura për blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente, troje, si dhe për investime në ndërtime e struktura hoteliere në zonat turistike të vendit.
Në komunikime të zbardhura nga platforma SKY ECC, mes tij dhe vëllait Isa Aliu, përmenden shuma të mëdha parash. Sipas përgjimeve në SKY ECC, Salvadore Aliu identifikohej me disa pseudonime, si “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktor” apo “Albo Pelon”. Në një bisedë të zhvilluar në gusht të vitit 2020, Isa Aliu i komunikon vëllait se kishte në dispozicion 6 milionë euro cash dhe vetëm dy javë më vonë, Salvadore Aliu e njofton se do të mbërrinin edhe 20 milionë euro të tjera.
Në pritje të investimit të tyre, ai i jep udhëzime të detajuara Isait për mënyrën e fshehjes së shumave, duke i sugjeruar madje vendosjen e tyre në fuçi 50 litërshe dhe më pas groposjen në tokë. Po ashtu hetimet e SPAK tregojnë se grupi kriminal ka operuar në trafikun ndërkombëtar të kokainës gjatë viteve 2019–2021, me rrugë kryesore nga Amerika e Jugut drejt Europës dhe dyshohet se ka arritur të fusë rreth 50 tonë kokainë, nga të cilat janë dokumentuar disa episode sekuestrimi në sasi të mëdha.
Në dosjen hetimore përmenden edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit, si grupi i Çopjave, Eldi Dizdari, Dritan Gjika apo grupi i Jetmir Pepës, të cilët sipas hetuesve kanë pasur lidhje apo kanë operuar nën ndikimin e rrjetit të drejtuar nga Salvadore Aliu. Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv të 491 pasurive, me vlerë të përllogaritur në të paktën 150 milionë euro, që përfshijnë prona, hotele, vila dhe biznese në disa qytete të vendit./Dosja.al
KFOR KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës n&...
KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë paralajmëruar se refuzimi i projekteve rajonale të gazit të...
Bardha Nika, bashkëshortja e Skënder Nikës FUSHË-ARRËZ- Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Fushë-Arrëz duket s...
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e disa kompanive dhe aseteve të tyre me dyshimin se burojnë n...
Pamje ELBASAN- Një vatër zjarri është ndezuar ditën e sotme rreth orës 12:50 të mesditës së sotme. Zjarri ka p...
Foto TIRANË- Publikohet foto e Ylli Muratit 41-vjeçarit të arrestuar nga policia këtë të mërkurë. Ai rezultonte i...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka proceduar penalisht ditën e sotme 16 protestues, pasi nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit. Mbi ta r&...
FUSHË ARRËZ- Skënder Nika së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Nika kanë rrëfyer momentin e tmerrit kur disa person...
Foto Ilustruese DIBËR- Vazhdon edhe këtë të mërkurë operacioni i kërkim-shpëtimin për gjetjen e trupit të...
Foto ilustruese TEPELENË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Memaliaj. Gjatë restaurimit t&eum...