LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Çfarë komandant i leshit"/ Rama e sulmoi, dokumenti nxjerr të vertetën: Dritan Goxhaj  pjesë e UÇK-së nga marsi 1999 deri në fund të luftës

• Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn, pasi ky i fundit shpalosi pesë kërkesat e protestuesve për largimin e qeverisë. • Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar edhe një dokument, ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar që të luftonte për çlirimin e Kosovës, ndërsa e akuzonte si një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman. • Por një dokument i publikuar së fundmi, i cili ishte lëshuar nga qeveria e Kosovës vërteton se Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i UÇK-së gjatë Luftës Çlirimatre të Kosovës. • Ky dokument hedh poshtë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se Goxhaj nuk kishte pranuar kurrë të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. • Konkretisht vërtetimi i është lëshuar Goxhajt nga ish-ministri i Mbrojtjes Azem Syla. • Pra në dokument vërtetohet se Goxhajt ka qenë pjesëtar i UÇK-s gjatë luftës për çlirimin e Kosovës prej 1 Marsit 1999 deri në fund të luftës me detyrë Komandat Batalioni.

3 artikuj për këtë temë.

3 ORE ME PARE

Përplasja me Goxhajn, reagon Blushi: Rama urren Kosovën, UÇK-në dhe këdo që është gati të japë jetën për vendin

“Çfarë komandant i leshit"/ Rama e sulmoi, dokumenti
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas përplasjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe Dritan Goxhaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Rama nuk e ka konfliktin me Goxhajn, por e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar dhe me të gjithë shqiptarët patriotë. 

Sipas tij, Rama përmes këtij sulmi dha dy mesazhe, paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin. 

Në fund, ai tha se Rama e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk e ka konfliktin me Dritan Goxhajn. Ai e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar, me të gjithë shqiptarët patriotë dhe me këdo që nuk pajtohet dhe as i nënshtrohet politikës së tij të verbër antikombëtare të vasalitetit ndaj Beogradit dhe gjithë armiqve të Shqipërisë.

Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që mbështeti projektin e rrezikshëm për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që promovoi “Ballkanin e Hapur” krah Vuçiçit.

Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që hodhi në gjyq Kryeministrin e Kosovës (Ramush Haradinaj) dhe që ka hyrë në përplasje të pandalshme me të gjitha institucionet dhe liderët politikë të Kosovës pa përjashtim.

Sot, Edi Rama nuk sulmoi një individ. Ai dha dy mesazhe. Paralajmëroi çdo shqiptar patriot që do goditet prej tij egërsisht dhe për këtë qëllimi thirri botërisht në ndihmë Vuçiçin dhe gjithë vuçiçat si ai.

Ky është thelbi i (debatit) sulmit publik që nisi sot.

Halli ynë kombëtar nuk është as ç’ka bërë dhe as ç’mendon Dritan Goxhaj. Se jeta dhe idetë e tij nuk ndikojnë kombëtarisht.

Halli ynë është që Kryeministri i Shqipërisë e urren egërsisht Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët dhe këdo që është gati të japë jetën për Flamurin Kombëtar dhe Lirinë e Shqipërisë.

Ta shporrim sa më parë këtë kancer!

Ky është MISIONI YNË KOMBËTAR DHE PATRIOTIK!/Dosja.al

6 ORE ME PARE

Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Goxhajn si pjesëtar i UÇK-së

“Çfarë komandant i leshit"/ Rama e sulmoi, dokumenti
Dritan Goxha

TIRANË- Një dokument i lëshuar nga qeveria e Kosovës vërteton se Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i UÇK-së gjatë Luftës Çlirimatre të Kosovës. Ky dokument hedh poshtë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili pak më herët tha përmes një postimi në Facebook se Goxhaj nuk kishte pranuar kurrë të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. 

Konkretisht vërtetimi i është lëshuar Goxhajt nga ish-ministri i Mbrojtjes Azem Syla. Pra në dokument vërtetohet se Goxhajt ka qenë pjesëtar i UÇK-s gjatë luftës për çlirimin e Kosovës prej 1 Marsit 1999 deri në fund të luftës me detyrë Komandat Batalioni./Dosja.al

 

“Çfarë komandant i leshit"/ Rama e sulmoi, dokumenti

8 ORE ME PARE

“Çfarë komandant leshi”/ Rama sulmon Dritan Goxhajn: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

“Çfarë komandant i leshit"/ Rama e sulmoi, dokumenti
Dritan Goxhaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn, pasi ky i fundit shpalosi pesë kërkesat e protestuesve për largimin e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama e ka quajtur Goxhajn manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman.

Rama ka publikuar edhe një dokument, ku evidentohet se Dritan Goxhaj nuk ka pranuar të qëndronte si vullnetar në luftën e UÇK-së. Lidhur me këtë, Lideri i qeverisë shprehet se edhe po t'i falin të gjithë botën, nuk e hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.

Në fund, Rama shkruan se kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh. 

Postimi i Ramës:

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah
Ndërsa këto janë fjalët e mia:

Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së. Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahe./Dosja.al

edi rama dritan goxhaj

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij