Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët ka akuzuar Edi Ramën se po rikthen në Shqipëri format më të rënda të survejimit shtetëror, duke e shndërruar projektin ‘Smart City’ në një mekanizëm kontrolli masiv ndaj qytetarëve. • Berisha publikoi pamje të kamerave të vendosura në Tiranë dhe deklaroi se qeveria ka deformuar qëllimin e projektit, i cili sipas standardeve europiane duhet të jetë në funksion të shërbimeve urbane dhe jo të policisë. • Sipas liderit të opozitës, pas instalimit të sistemeve të monitorimit të komunikimeve elektronike gjatë bllokimit të TikTok-ut, qeveria ka kaluar në një fazë të re kontrolli përmes kamerave inteligjente të vendosura në të gjithë territorin. • Berisha tha se kamerat robotike me rezolucion të lartë, të cilat në vendet e Bashkimit Europian administrohen nga bashkitë për menaxhimin e trafikut, transportit publik, ndriçimit dhe shërbimeve urbane, në Shqipëri janë vënë nën kontrollin e Policisë së Shtetit. • Ai paraqiti në konferencë dhe dallimet mes modelit europian të ‘Smart City’ dhe projektit që po zbatohet nga Edi Rama dhe narkoqeveria e tij. • Sipas tij, ndërsa në Europë fokusi është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, në Shqipëri sistemi po përdoret për monitorim të centralizuar, identifikim, gjurmim të lëvizjeve dhe grumbullim të të dhënave personale. • Berisha e cilësoi projektin ‘Smart City’ të Edi Ramës si një hap të ri drejt ndërtimit të një ‘narkoshteti policor’, duke akuzuar kreun e narkoqeverisë se po kërkon të mbajë nën kontroll qytetarët nga frika e revoltës së tyre. • Duke folur për gazetarët, Kryedemokrati përshëndeti protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke vlerësuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve pavarësisht temperaturave të larta. • Gjithashtu Berisha konfirmoi mbështetjen e PD-së për 5 kërkesat e ngritura nga protestuesit, duke kërkuar që Kuvendi të ndërpresë çdo aktivitet tjetër dhe të merret me shqyrtimin e tyre. • Ndërsa i pyetur për informacionet që ka denoncuar më herët lidhur me një largim të mundshëm të Belinda Ballukut nga Shqipëria, Berisha ngriti akuza të reja të forta ndaj zëvendëskryeministres dhe kryeministrit. • Në fund, Kryedemokrati tha se opozita do tu kërkojë vendeve partnere të refuzojnë çdo kërkesë për azil politik nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e cilësuar si një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare. Duke folur për gazetarët, Berisha theksoi se dënon sharjet e pakualifikueshme që Rama ka përdorur ndaj shqiptarëve gjatë intervistës. Sipas tij, reagimi i Ramës ka qenë “shokues” për gazetaren dhe publikun ndërkombëtar të pranishëm në intervistë.
"Së dyti, përsëri përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët në kushte të jashtëzakonshme të një vape të paparë, mbushën përsëri dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës gjer në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të narkodiktatorit. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, i madh dhe i vogël, t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe në çdo rast. Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare. I bëj thirrje diasporës të mbetet si gjer sot, e angazhuar në këtë mision të madh të shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që në shumë aspekte e ka dëmtuar në ekzistencën e vet kombin shqiptar më shumë se çdo regjim tjetër para tij.
Dënoj me forcën më të madhe sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. U garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Edi Rama ka përdorur në Financial Times ndaj shqiptarëve. Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme. Edi Rama nuk sillet si padrino, shumë më keq se padrino i Shqipërisë.
Edi Rama konsideron Shqipërinë një sulltanat të kohërave të shkuara, në të cilin vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë. Edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i pashoq i kombit të tij. Shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Shkoi si një tradhtari i një kombi që bëri gjithçka, kreu gjenocid të kalkuluar ndaj tij për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, një armik i egër i shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për projektin “Smart City”, tha se kamerat po administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve. Duke folur në konferencë me gazetarët, Berisha ngriti shqetësime se projekti i “Smart City” po devijon nga funksioni i shërbimeve qytetare si menaxhimi i trafikut, transportit dhe parkimit, drejt një sistemi të centralizuar monitorimi dhe kontrolli nga policia, që sipas tij përfshin kamera, radarë dhe analiza në kohë reale me inteligjencë artificiale.
"Shikoni çfarë deklarate bën. Ky është Skënder Troplini apo Çela, thoni si të doni, drejtori i përgjithshëm i narkopolicisë. ‘Policia ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent, fajtorin e përcakton teknologjia’. Imagjinoni ju pra se me çfarë shteti policesk kemi të bëjmë. Kamerat që duhet të administrohen tërësisht nga bashkia në interesin më të mirë të qytetarëve, administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve. Kemi paraqitur këtu se cili është modeli klasik i Smart City. Menaxhon trafikun. Transportin publik. Ndriçimin inteligjent. Parkim dhe mjedise. Shërbime bashkiake. Menaxhohet nga bashkitë dhe institucionet urbane- larg duart policia. Fokusi ose objektivi: komoditeti për qytetarët, t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve. Projekti i narkoshtetit shqiptar. 20 qytete dhe pikat kufitare.
Nën administrimin e narkopolicisë së shtetit- do të thotë karteleve të drogës. Platformë IA dhe qendër e avancuar kontrolli. Kamera, radarë, ANPR dhe rrjet fibre optike. Monitorim dhe kontroll i territorit. Asnjë nga funksionet e Smart City në bashki. Të gjitha policeske. Mirëmbajtje operative. Monitorim. Pra, nuk fokusohet vetëm në shërbime urbane, por siguri, kontroll, monitorim i centralizuar. Ja survejimi masiv. Operator kryesor: policia. Qendra e komanduar: natyrisht nga policia. Survejim nga IA dhe analiza në kohë reale. Lexim targash dhe gjurmim të lëvizjeve- imagjinoni ë. Potencial për të dhëna biometrike, veçanërisht fytyra. Ruajtja dhe analizë e të dhënave. Shkatërrim i privatësisë dhe lirive civile. Pra, mbikëqyrje, siguri dhe kontroll, model i centralizuar polici-komandë-qendër. Shtet policesk. Narkoshtet," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po rikthen survejimin e qytetarëve, duke e krahasuar me periudhën e diktaturës komuniste. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha publikoi pamje e kamerave të sigurisë, ndërkohë shtoi se projekti “Smart City” është përdorur për kontroll të qytetarëve nga Policia e Shtetit, jo vetëm për shërbime publike. Sipas tij, kamera të tilla janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë dhe Policisë së Shtetit.
"Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe. Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi.
Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë. Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City.
Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve. U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare. Të tilla kamera janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në disponim të shtetit policesk dhe Policisë së Shtetit," tha Berisha./Dosja.al