LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen

• Dita e 23-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Ata po përsërisin thirrjet e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama. • Pas mbledhjes në shesh, pritet që turma t'i drejtohet bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahen edhe fjalime. • Aktivistja Luçiana Kola ka deklaruar se, qytetarët kanë vendosur të kalojnë 24 orë në shesh. • Në një prenoncim për mediat pak para nisjes së protestës, theksoi se, do ketë një deklaratë zyrtare më vonë para Kryeministrisë. • Protestuesit kanë bërë thirrje për një protestë masive ditën e nesërme, në orën 10:00, përpara godinës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. • Në ditën e 23-të të protestës qytetare në Shqipëri, organizatorët kanë artikuluar platformën zyrtare të kërkesave ndaj qeverisë. • • Ndërkohë, një qytetar i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimin ndaj kryeministrit Rama dhe personave rreth tij. • Një protestues i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane të ndërhyjë për të parandaluar çdo incident nga tubimi. • Një vogëlush ka emocionuar turmën me thirrjen e tij për bashkim ndaj popullit shqiptar për të arritur qëllimet e tyre. • Një tjetër protestuese gjatë fjalës së saj para kryeministrisë kritikoi ashpër vendosjen e gjobave maksimale ndaj automjeteve të emigrantëve, duke e cilësuar këtë si një hakmarrje të pastër politike të qeverisë. • Një tjetër qytetar është shprehur gjatë protestës së 23-të masive në Tiranë, duke theksuar se pakënaqësitë ndaj kryeministrit Edi Rama ishin paralajmëruar kohë më parë. • Duke folur në emër të banorëve të Rrjollit, ai i bëri thirrje kreut të qeverisë të heqë dorë nga vendimmarrja e njëanshme dhe të përballet me kërkesat e qytetarëve, duke kujtuar se pushteti u përket atyre. • Ka përfunduar pjesa fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, duke shënuar përmbylljen e pjesës së parë të protestës së 23-të masive të organizuar nga qytetarët në kryeqytet. • Qytetarët, të cilët mbushën plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e tyre duke nisur një marshim në masë përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

15 artikuj për këtë temë.

21 ORE ME PARE

"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur protestës t’i bien puplat fallco të flamingove...

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër,pas publikimit të pesë kërkesave kryesore të protestuesve nga ana e Dritan Goxhaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përdorur një gjuhë ironizuese ndaj figurave që mbështesin këtë lëvizje, duke u ndalur specifikisht te lidhjet e pretenduara me aktorë të jashtëm.

Rama shprehet se, kur kësaj proteste 't’i bien të tëra puplat fallco të flamingove', Partia Socialiste do të përmirësohet ndjeshëm.

"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿ Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm", shkruan Rama./Dosja.al

21 ORE ME PARE

Mijëra protestues nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Rama jepe dorëheqjen

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët, të cilët mbushën plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e tyre duke nisur një marshim në masë përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Pas një tubimi të gjatë përpara Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga aktivistë të ndryshëm, protesta e sotme në kryeqytet ka marrë një rrjedhë të re.

Me thirrje ,"Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Rama, jepe dorëheqjen", protestuesit po vijojnë revoltën e tyre./Dosja.al

21 ORE ME PARE

Protesta e 23 për largimin e Ramës/ Reagojnë për herë të parë deputetet socialiste Lindita Nikolla dhe Evis Kushi

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
Lindita Nikolla dhe Evis Kushi

TIRANË- Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë pasi mijëra protestues nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Dy deputetet kanë zgjedhur të reagojnë pothuajse në të njëjtën kohë, ndërsa qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre për të 23 ditë rradhazi. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se në demokraci, protesta është një e drejtë kushtetuese, por ajo nuk mund të shndërrohet në justifikim për fyerje, bullizim, linçim publik apo sulme ndaj kujtdo që mendon ndryshe. Ajo shprehet se në momentin që argumenti zëvendësohet nga urrejtja, humbet debati dhe dobësohet vetë shoqëria.

LINDITA NIKOLLA: 

Po ndjek me shqetësim rritjen e gjuhës së urrejtjes në media dhe rrjetet sociale. Në demokraci, protesta është një e drejtë kushtetuese, por ajo nuk mund të shndërrohet në justifikim për fyerje, bullizim, linçim publik apo sulme ndaj kujtdo që mendon ndryshe. Kritika është e domosdoshme dhe kundërshtimi është legjitim. Por kur argumenti zëvendësohet nga urrejtja, humbet debati dhe dobësohet vetë shoqëria. Demokracia nuk matet vetëm nga liria për të folur, por edhe nga mënyra se si zgjedhim ta përdorim atë liri. Le të tregojmë se mund të jemi në kundërshtim me njëri-tjetrin pa humbur respektin, qytetarinë dhe dinjitetin e fjalës.

Ndërsa, Kushi ka shkruar se gjatë kësaj periudhe po shesh shumë gjuhë urrejtje në media e rrjete sociale, ndaj personave publikë me njëri-tjetrin, deputetëve, kundërshtarëve politikë dhe kujtdo që mendon ndryshe protestës. Ajo shprehet se kritika është e domosdoshme, kundërshtimi mund të jetë legjitim, por dehumanizimi i kundërshtarit nuk është as demokraci dhe as patriotizëm.

EVIS KUSHI:

Gjatë kësaj periudhe po shoh me shumë shqetësim çdo ditë e më shumë gjuhë urrejtje në media e rrjete sociale, ndaj personave publikë me njëri-tjetrin, ndaj deputetëve, kundërshtarëve politikë dhe në përgjithësi kujtdo që mendon ndryshe.
Askush nuk e vë në diskutim që protesta është një e drejtë kushtetuese dhe një instrument i rëndësishëm i demokracisë. Dhe duhet ta pranojmë që më në fund ia kemi arritur ditës që këtë të drejtë askush nuk ka frikë ta ushtrojë. Por është po aq e rëndësishme të kuptojmë që protesta nuk mund të shndërrohet në një alibi që justifikon të gjitha fyerjet, mallkimet, linçimet publike, bullizimet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo që nuk bie dakord me protestuesit, që gjykon ndryshe dhe vepron ndryshe. Kur debati politik zëvendësohet nga urrejtja, atëherë jo vetëm që humbet demokracia, por dobësohet edhe vetë shoqëria.

Sot kemi nevojë për më shumë përgjegjësi nga çdo individ, që nga politikanët, përfaqësuesit e medias, aktivistët e deri tek qytetari i thjeshtë që komenton nëpër rrjete sociale pa hezituar, herë me duartrokitje e herë me mallkime. Kritika është e domosdoshme, kundërshtimi mund të jetë legjitim, por dehumanizimi i kundërshtarit nuk është as demokraci dhe as patriotizëm. Nuk duhet të pranojmë që klima politike të helmohet deri në pikën ku fyerja konsiderohet argument dhe urrejtja paraqitet si kurajo. Shqipëria meriton një kulturë politike dhe shoqërore më të qytetëruar, ku njerëzit gjykohen për veprat dhe qëndrimet e tyre, por jo të sulmohen për t’u poshtëruar.

Kushdo që e ndjen të nevojshme le të protestojë, le të kërkojë edhe llogari nga pushteti. Por këtë duhet ta bëjë duke ruajtur respektin për njëri-tjetrin, duke ruajtur normat elementare të komunikimit njerëzor. Sepse demokracia nuk matet vetëm nga liria për të folur, por edhe nga mënyra se si zgjedhim ta përdorim atë liri. Shqipërisë i duhet më shumë argument dhe dialog, por shumë më pak urrejtje, sharje dhe përçarje. Le të tregojmë se mund të jemi qytetarë të përgjegjshëm edhe kur jemi në kundërshtim me njëri-tjetrin. Sepse respekti për mendimin ndryshe është shenjë force, jo dobësie. Dhe demokracia mbrohet dhe forcohet çdo ditë jo vetëm duke ngritur zërin, por mbi të gjitha duke ruajtur dinjitetin e fjalës./Dosja.al

22 ORE ME PARE

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
protesta e 23

TIRANË– Ka përfunduar pjesa fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, duke shënuar përmbylljen e pjesës së parë të protestës së 23-të masive të organizuar nga qytetarët në kryeqytet.

Pas disa fjalimeve, turma e njerëzve ka nisur marshimin e planifikuar nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Marshimi pritet të përshkojë disa nga akset kryesore të qytetit, ndërsa vëmendja mbetet përqendruar te mesazhet që po përcillen nga pjesëmarrësit gjatë kësaj proteste të gjatë./Dosja.al

 

22 ORE ME PARE

"E kemi paralajmëruar Ramën që para katër muajsh"/ Protestuesi nga Rrjolli thirrje Ramës: Hajde sqarohu, mos bëj më kokën tënde

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
Pamje nga protesta

TIRANË- Një tjetër qytetar është shprehur gjatë protestës së 23-të masive në Tiranë, duke theksuar se pakënaqësitë ndaj kryeministrit Edi Rama ishin paralajmëruar kohë më parë.

Duke folur në emër të banorëve të Rrjollit, ai i bëri thirrje kreut të qeverisë të heqë dorë nga vendimmarrja e njëanshme dhe të përballet me kërkesat e qytetarëve, duke kujtuar se pushteti u përket atyre.

Qytetari nuk kurseu as kritikat e ashpra ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin e cilësoi si “hajdut dhe kriminel”, duke e barazuar në këtë aspekt me kryeministrin Rama.

"E kemi paralajmëruar Ramën që para katër muajsh nga Rrjolli. Mos e ngacmo popullin, hajde sqarohu me popullin dhe mos bëj më kokën tënde. Ja ku po ia them prapë, do t’ia përsëris, se ai kujton se është vetëm ai zot, por zot është populli. Rroftë rinia dhe burg Rama burg Berisha, që janë kriminelët e kombit. Hajdutë dhe kriminelë, të pashpirt, iu erdhi dita të dyve.". u shpreh ai./Dosja.al

22 ORE ME PARE

“Rama na ke zhgënjyer, jep dorëheqjen”/ Protestuesja: Turp, të gjitha makinat e diasporës janë gjobitur...

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta

TIRANË- Një protestuese gjatë fjalës së saj para kryeministrisë kritikoi ashpër vendosjen e gjobave maksimale ndaj automjeteve të emigrantëve, duke e cilësuar këtë si një hakmarrje të pastër politike të qeverisë. Ajo theksoi më tej se shqiptarët e ardhur nga jashtë vendit po bllokohen dhe po detyrohen të paguajnë shuma të mëdha përpara se të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës.

“Si e priti diasporën Rama këtu? Të gjitha makinat e diasporës janë gjobitur me gjobat maksimale! Mbi 125 mijë lekë ose 450 mijë lekë! Është e papranueshme që bijtë tanë të gjobiten me gjoba maksimale! Turp! Rama jepe dorëheqjen! Rama na ke zhgënjyer! Emigrantëve u duhet të kthehen në punë dhe nuk i kanë lejuar të kalojnë kufirin pa paguar gjobat. Iu desh të kthehen prapë sepse nuk kishin ku të paguanin gjobat që të largoheshin sërish! Turp!”, përfundoi protestuesja, duke shkaktuar thirrje në kor kundër qeverisë nga mijëra qytetarët e pranishëm në shesh./Dosja.al

22 ORE ME PARE

"Nuk jemi këtu për të bërë parti politike"/ E reja në protestë: Kushtetuta e Shqipërisë e njeh referendumin, por këta kanë manipuluar ligjet

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
PROTESTA 23

TIRANË-  Protesta e qeverisë ka marrë një dimension të ri, ku theksi nuk është vetëm te largimi i tyre, por te ndryshimet rrënjësor i mënyrës se si vendoset për fatet e vendit.

Në fjalën e saj, protestuesja hodhi poshtë çdo veprim për të përçuar turmën përmes narrativave politike fetare apo krahinore. Ajo theksoi se kauza është gjithëpërfshirëse dhe shkon përtej bindjeve partiake.

“Kemi shprehur kërkesat tona, ku kërkojmë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Nuk jemi këtu për të bërë parti politike. Jemi për të kërkuar një kontratë të re sociale të qytetarëve me shtetin, ku të mos jenë 140 deputetë që vendosin për fatet tona, të mos jenë ata deputetë me lista të mbyllura që vendosin për ne, por të kemi ne të drejtën për të vendosur për fatet tona. Do jenë edhe ekspertët që do japin mendimet e tyre për kërkesa juridikisht të sakta. Kushtetuta e Shqipërisë e njeh referendumin, por këta kanë manipuluar ligjet dhe këtë do e ndryshojmë ne nga ky shesh!

Çdo ditë që do jetë protesta, do jeni ju që e vendosni. Zëri juaj do dëgjohet deri në fund dhe nuk do jetë askush të negociojë në kurrizin tuaj. Kam edhe një thirrje për ata që mundohen të përçajnë protestën: Kjo protestë shkon përtej bindjeve politike e fetare apo ndasive krahinore. Jemi këtu për Shqipërinë! Ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë dëgjuar një deklaratë të keqinterpretuar, që nuk kemi asnjë ndarje fetare e krahinore. Jemi të gjithë së bashku këtu, përtej të gjitha fjalëve që mundohen të na ndajnë. Nuk jemi këtu për çështje ndërkombëtare, por për të pastruar shtëpinë tonë, Shqipërinë! Duhet të jemi çdo ditë e më shumë dhe më të bashkuar. Rama jep dorëheqjen!”, përfundoi ajo./Dosja.al

22 ORE ME PARE

"Shqipëria ime, revolucioni i paqes dhe drejtësisë"/ Vogëlushi emocionon turmën me thirrjen e tij: Bashkimi jonë e çon Shqipërinë në rrugën e vërtetë

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
pamje nga protesta

TIRANË- Një vogëlush ka emocionuar turmëm me thirrjen e tij për bashkim ndaj popullit shqiptar për të arritur qëllimet e tyre. Fjalimi i tij u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga turma.

“Mirëmbrëma Shqipëria ime, revolucioni i paqes dhe drejtësisë, bashkimi jonë e çon Shqipërinë në rrugën e vërtetë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Rama në burg, Berisha në burg!”, tha ai./Dosja.al

23 ORE ME PARE

"Jemi populli më pro-amerikan në botë"/ Protestuesi thirrje Ambasadës Amerikane: Z.Wendt parandalo çdo konflikt e incident! Ambasada duhet të ndërhyjë

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta

pamej nga protesta

TIRANË- Një protestues i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane të ndërhyjë për të parandaluar çdo incident nga tubimi.

Ai u shpreh se, shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Ai gjithashtu i bëri thirrje edhe Parlamentit Europian duke u thënë të mbajnë një qëndrim në krah të popullit më evropian dhe jo një diktatori.

"I bëj thirrje, Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për ju. Qeveria ka fut të gjithë mekanizmat për ta përcarë këtë protestë. Bashkohuni, sepse bashkë nuk na rrëzojnë dot. Edi Rama ka teneqe…Një thirrje për PE, jemi popull evropian dhe kjo protestë e ka treguar. Te gjithë eurodeputetëve mbani një qëndrim, pozicionohuni në krah të popullit më evropian dhe jo një diktatori.

Kam thirrje për ambasadorin e SHBA, Eric Wendt ,ai ka një kulturë ushtarake dhe e kupton. Kur një diktator e shtyp popullin e vet cila është që mund ta rrëzojmë atë diktator. Ne e dimë që është protesta. Të lutem zoti ambasador parandalo çdo konflikt e incident ambasada duhet të ndërhyjë, se Jemi populli më pro-amerikan në botë dhe ky popull ka nevojë për aleatët e saj”, tha ai./Dosja.al

23 ORE ME PARE

"Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin"/ Qytetari thirrje SPAK: Hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
Protesta 23

TIRANË- Një qytetar i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimin ndaj kryeminitrit Rama dhe personave rreth tij. 

Gjatë fjalës së tij në shesh, ai u shpreh se, kur qytetarët humbin besimin te institucionet është detyrë e çdo qytetari të kërkojë llogari.

Sipas tij, nëse duam që Shqipëria të hyjë në Europë duhet të shporrim këta që po na mbajnë peng të ardhmen.

“Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin. Rroftë shqiptaria dhe Shqipëria.
Ka momente në historinë e një kombi kur indiferenca është arma e atyre që e duan kombin të dorëzuar por ky nuk është ai moment sepse të gjithë shqiptarët janë bashkë kundër sistemit të korruptuar.

Kur qytetarët humbin besimin te institucionet është detyrë e çdo qytetari të kërkojë llogari. Ju lutem SPAK bëni detyrën tuaj dhe hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij. Nëse duam që Shqipëria të hyjë në Europë duhet të shporrim këta që po na mbajnë peng të ardhmen. Rama ti je askushi nuk je kryeministër, mos na acaro jep dorëheqjen! “, tha ai./Dosja.al

23 ORE ME PARE

Dita e 23-të e protestës/ Ish-ushtari i UÇK-së bën publike 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
Dritan Goj

TIRANË-  Në ditën e 23-të të protestës qytetare në Shqipëri, organizatorët kanë artikuluar platformën zyrtare të kërkesave ndaj qeverisë.

Mësohet se, ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goj, në emër të grupeve të koordinuara, ka bërë publike një listë të detajuar, e cila pason 22 ditë me disa konsultime.

Goxhaj theksoi se këto vazhdojnë të kenë vullnetin e tyre dhe janë të panegociueshëm, duke nënvizuar karakterin e paqësor dhe demokratik të lëvizjes.

5 kërkesat:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimi i saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht, ne nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare: anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin e zonave të mbrojtura, anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimi i Paktit të Maleve, si dhe shfuqizimi i statusit të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

23 ORE ME PARE

Protesta e 23-të në kryeqytet/ Qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave: Nesër tubim para Ministrisë së Ekonomisë

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
protesta e 23

TIRANË- Protestuesit kanë bërë thirrje për një protestë masive ditën e nesërme, në orën 10:00, përpara godinës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Ky tubim vjen si një akt solidariteti i ndërmarrë nga sindikatat, në vijim të revoltës qytetare kundër politikave aktuale qeveritare.

Një protestues konfirmoi vendosmërinë e lëvizjes për të vazhduar qëndresën, duke e cilësuar këtë aksion si një domosdoshmëri përballë, siç u shprehën ata, presioneve të ushtruara ndaj pjesëmarrësve.

“Nesër, në orën 10:00, të gjitha sindikatat do të protestojnë përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në shenjë solidariteti. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj proteste. Nga minatorët e deri te rinia, duhet të protestojmë kundër këtij pushteti”, tha ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEO/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
pamej nga proteta

TIRANË- Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë. Me pankarta të cilat mbajnë mesazhe të ndryshme, qytetarët kanë zgjedhur të shfaqin pakënaqësitë e tyre ndaj politikave në vend.

Më herët, aktivistja Luçiana Kola deklaroi se në podiumin folës më vonë do të ketë një deklaratë zyrtare mbi vijimësinë e protestës./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Dita 23-të e protestës/ Aktivistja Luçiana Kola: Disa qytetarë kanë vendosur të kalojnë 24 orë në shesh

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta
pamje nga protesta

TIRANË- Aktivistja Luçiana Kola ka deklaruar se, qytetarët kanë vendosur të kalojnë 24 orë në shesh. Në një prenoncim për mediat pak para nisjes së protestës, ajo u shpresh se, Rama ka humbur kontrollin dhe nis të merret me blogere, që një protestuese i publikon adresën e shtëpisë në profilin e vet. Ajo theksoi se, do ketë një deklaratë zyrtare më vonë para Kryeministrisë.

“Protesta ka rrjedh nga qytetarët. Disa qytetarë kanë vendosur të kalojnë 24 orë në shesh…Ne kemi qenë të qartë në kërkesat tona. Kjo është protestë për Shqipërinë. Rama ka humbur kontrollin dhe nis të merret me blogere, që një protestuese i publikon adresën e shtëpisë në profilin e vet…Nuk e konsideroj më fare mendimin e tij. Të gjithë qytetarët në shesh kërkojnë dorëheqjen e tij. Do ketë një deklaratë zyrtare më vone dhe do prezantoheni”, tha ajo./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Dita e 23-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta

TIRANË-  Dita e 23-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Ata po përsërisin thirrjet e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Pas mbledhjes në shesh, pritet që turma t'i drejtohet bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahen edhe fjalime./Dosja.al

protesta 23

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij