Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Ish-ministrja sjell këtë fragment nga poezia e Ahmatovës, ku përshkruhet forca përballë kritikave dhe transformimi i tyre në forcë të brendshme.
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS, Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalëve të kryeministrit Edi Rama për "algoritmin" dhe gjuhën e shthurur që po përdor ai së fundmi. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali i drejtohet ndjekësve me një thirrje për të mos u ndikuar nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuha e shthurur”, duke sugjeruar leximin e një poezie të poetes ruse Anna Ahmatova, e cila ka lindur më 1889.
Ish-ministrja sjell këtë fragment nga poezia e Ahmatovës, ku përshkruhet forca përballë kritikave dhe transformimi i tyre në forcë të brendshme. Spiropali prej kohësh ka bërë reagime kundër Ramës, duke dalë hapur edhe pro protestave masive, ndërkohë që në reagimet e saj ka theksuar se sulmet dhe kritikat nuk e frikësojnë, por përkundrazi shndërrohen në një burim force.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Mirëmëngjes
Kur t'ju merren mënd' e t'ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik në orën 10:00 seancën gjyqësore p&eum...
Dritan Goxhaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn, pasi ky i fundit shpalosi pesë kërkesat e prot...
Foto TIRANË- Mbahet sot seanca e rradhës në GJKKO, për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të ...
Neritan Mullaj TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj ka ngritur alarmin mbi disa shq...
Erlis Sina, Edi Rama TIRANË- Protestuesi, Erlis Sina, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i shkroi nj&eum...
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampus...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka komentuar protestat që po...
TIRANË- Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama për protestuesin Dritan Goxhaj, duke lë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po mbahen prej ditësh në Tiranë për largimin e ...
TIRANË- Dhjetëra mijëra njerëz ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të sht...