Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Historiani ndalet edhe te kritikat që i janë bërë Dritan Goxhajt për një koment lidhur me konfliktin SHBA-Iran, duke kundërshtuar etiketimet ndaj tij si pro-iranian.

TIRANË- Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama për protestuesin Dritan Goxhaj, duke lënë të kuptohet se pas këtij mesazhit qëndron dora e ish-drejtorit të komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Në postimin e tij në Facebook, të titulluar "Dritan Goxhaj Versus Mërgimtari", Tare ironizon Fugën, të cilin e përshkruan si një mërgimtar të rikthyer në botën e komunikimit politik dhe të spin-it, që sipas tij po merret jo vetëm me fjalët e pushtetit, por edhe me nervat e qeverisë.
"Dritan Goxhaj Qesha me postimin se dukshem pashë dorën e një farë zotnie i PR-i, që qenka kthyer nga mërgimi i gjatë dhe eshte hedhur në botën e spin-it. Per me shume ka marrë përsipër edhe detyrën të rregullojë jo vetëm fjalitë e pushtetit, por edhe nervat e Qeverisë. Mergimtari yne ka prekur me dorë të hollë edhe postimet e ditës së Kryeministrit, duke i dhënë atyre atë shkëlqimin e njohur të një postimi që nuk thotë gjithmonë ç’di, por di gjithmonë ç’duhet të thotë," shkruan Tare.
Historiani ndalet edhe te kritikat që i janë bërë Dritan Goxhajt për një koment lidhur me konfliktin SHBA-Iran, duke kundërshtuar etiketimet ndaj tij si pro-iranian. Sipas Tares, qëndrime të ngjashme kundër përfshirjes ushtarake amerikane në Iran janë shprehur edhe nga figura të njohura të debatit publik në SHBA. Më tej, Tare vlerëson figurën e Goxhajt, duke kujtuar angazhimin e tij në luftën e Kosovës dhe kontributin e familjes së tij në çështjen kombëtare.
Reagimi i Auron Tare:
"Dritan Goxhaj Versus Mërgimtari"
Më kapi syri sonte një postim të KM mbi figurën e nje prej zerave te protestes. Dritan Goxhaj Qesha me postimin se dukshem pashë dorën e një farë zotnie i PR-i, që qenka kthyer nga mërgimi i gjatë dhe eshte hedhur në botën e spin-it. Per me shume ka marrë përsipër edhe detyrën të rregullojë jo vetëm fjalitë e pushtetit, por edhe nervat e Qeverisë. Mergimtari yne ka prekur me dorë të hollë edhe postimet e ditës së Kryeministrit, duke i dhënë atyre atë shkëlqimin e njohur të një postimi që nuk thotë gjithmonë ç’di, por di gjithmonë ç’duhet të thotë.
Në këtë mjeshtëri të citimeve, një postim i Dritan Goxhaj është marrë si perlë e rastit, një fjali nga Gjiri Persik, ku Goxhaj ndan mendimin se aventura amrikane ne Iran eshte nje deshtim ushtarak. Menjehere ai sulmohet si Irianist, Ndërkohë, bota matanë oqeanit ku te zotet e Luftes kane halle me votuesit e tyre, zerat kundershtues nuk kane pasur as mirësinë të jetë më e përmbajtur. Zëra si ai i Tucker Carlson flasin me një force jo më pak të ashpër kundër aventurave të luftës në Iran dhe një pjesë e madhe e opinionit amerikan, 74%, e sheh me dyshim çdo zjarr të ri që ndizet në emër të paqes.
Por në këtë anë të Adriatikut, çdo gjë merr trajtë tjetër, këtu fjala nuk peshon për atë që thotë, por për atë që mund të nënkuptohet, dhe njeriu nuk gjykohet për veprën, por për hijen që i ngjitet pas. Kështu, për ata që nuk e njohin zotin Goxhaj, Kur të tjerët, sipas këtij rrëfimi, merreshin me fondacioneve ku beheshin para , ai, ndodhej në llogore të Kosovës, në një kohë kur historia shkruhej me gjak. Djale i nje ushtaraku i cili la Tiranen dhe doli maleve me UCK-ne Dritan Goxghaj e ka treguar me vepra perkushtimin e tij per Atdheun.
Fyerjet ndaj tij si pro Iranian, islamik apo te tjera si keto jane nje perpjkeje e ulet per te baltosur nje njeri qe flet me vepra dhe jo me kulisa sallonesh. Prandaj kur portreti i tij shfaqet në mesin e protestes, ky eshte nje ogur i mire se me ne fund njerez me zemer po i dalin zot vendit. Nëse Dritan Goxhaj gjendet aty për flamurin dhe për një “Shqipëri të Re” atëherë edhe unë, jam me të ashtu si dikur në Kosovë, kur flamuri nuk ishte slogan, por barrë mbi shpinë dhe rrezik mbi kokë./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po mbahen prej ditësh në Tiranë për largimin e ...
TIRANË- Dhjetëra mijëra njerëz ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të sht...
SHBA- Çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mohuar se qëndrojnë pas investimit të resortit luksoz në Zvërne...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër,pas publikimit të pesë kërkesave kryesore të protestuesv...
Lindita Nikolla dhe Evis Kushi TIRANË- Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë...
Ervin Demo TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka deklaruar se mandati i deputetes Marjana Koçeku i përket PS...
Elisa Spiropali, Mirela Dodaj TIRANË- Debati brenda radhëve të Partisë Socialiste ka kaluar në një tjetër nivel pë...
Ruth Huber KORÇË- Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka zhvilluar një vizitë në Korç&...
Saimir dhe Jonida Gjoka, Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mirë pritur sot n...
TIRANË- Një skandal ka dalë në dritë për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, lidhur me nj...