LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet

Në sheshin “Skënderbej”, ka nisur grumbullimi i tyre, ndërsa pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Përmes këtyre protestave, ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

11 artikuj për këtë temë.

12 MINUTA ME PARE

“Puna është e pavlerësuar”/ Minatori në protestë: Duhet të jepet llogari për vjedhjet e bëra

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Pamje

TIRANË- Një minator i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se puna e minatorit nuk vlerësohet nga qeveria. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë ai tha se uhet të jepet llogari për vjedhjet e bëra nga pushtetarët.

Ai tha se minatorët përballen sot me pensione të ulëta dhe mungesë vlerësimi nga institucionet.

“Puna është e pavlerësuar. Zonja Balluku, ke vjedhur sa nuk ka më. Ku janë paratë e popullit? Jemi katër vëllezër, kemi 100 vite punë bashkë në nëntokë, sot nuk marrim bashkë as 1 mijë euro. Duhet të jepet llogari për vjedhjet e bëra. Sot përballen me pensione të ulëta dhe mungesë vlerësimi nga institucionet”, tha ai./Dosja.al

17 MINUTA ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Pamje

TIRANË- Një qytetar ka deklaruar se më 4 korrik e gjithë diaspora zbarkon në Tiranë, në mbështëtje të protestës. Qindra mijëra qytetarë ndodhen para Kryeministrisë, ku po zhvillojnë fjalimet e tyre. 

“Kam një njoftim. Qëndrestarët dolën me disa pika. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më datë 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu”, tha një nga folësit gjatë protestës./Dosja.al

23 MINUTA ME PARE

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë të vjedhur

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën

TIRANË-  I riu Erlis Sina, një prej pjesëmarrësve në tubim, nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet kreut të qeverisë, duke theksuar se shqiptarët janë të bashkuar në qëllimin e tyre deri në largimin e tij nga pushteti.

Sipas Sinës, Kryeministri do të japë llogari për çdo qindarkë të vjedhur. Ai u shpreh se, Rama ka 24 ditë që mundohet të përçajë turmën duke i etiketuar sipas identiteteve të ndryshme.

“Nuk mund të jem mik i Ramës sepse ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama nuk jam si ti. 24 ditë je munduar të na përçash, je munduar të na etiketosh, si të çamëve, të grekëve apo të PD. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para.  Unë jam me këtë shesh të gjithë plotë. T’i je i vetëm. Dhe kështu i vetëm do largohesh nga ajo zyrë dhe do shkosh në burg…Bëhuni bashkë, lërini përkatësitë partiake, sot ka ardhur dita të largojmë Ramës.”, ai./Dosja.al

24 MINUTA ME PARE

“Rama u mor personalisht me secilin prej nesh”/ Aktivisti Edison Lika: Dorëheqja e tij është pika e parë 

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Edison Lika

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është marrë personalisht me secilin prej protestuesve. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Lika tha se dorëheqja e tij është pika e parë e kërkesave të tyre.

Aktivisti lexoi edhe një herë kërkesat, të cilat përfshijnë krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Edison Lika: Meqë kjo deklaratë frikësoi kryeministrin, që u mor personalisht me secilin prej nesh Do e bëjmë të udhës ta lexojmë çdo ditë dhe t’ja bëjmë të ditur pse jemi për 24 ditësh në shesh. Kjo deklaratë sqaron gjithë bashkombasit tanë. Kjo protestë mbarëpopullore kërkon sa më poshtë:

Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, ne nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare: anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

30 MINUTA ME PARE

Përgjigjja e protestuesve ndaj Ramës: Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rikonfirmohen kërkesat para Kryeministrisë

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
pamje nga protesta

TIRANË – Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, figurës që artikuloi kërkesat e protestës së një dite më parë, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë.

Sot protestuesit kanë zgjedhur të rilexojnë publikisht platformën e tyre, duke nënvizuar se vëmendja e publikut duhet të mbetet te përmbajtja e kërkesave dhe jo te sulmet ndaj individëve.

Qytetarët ka rikonfirmuar pikat kryesore të axhendës, të cilat sipas tyre janë thelbësore për ndryshimin e kursit të vendit./Dosja.al

39 MINUTA ME PARE

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Pamje

TIRANË- Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Edhe sot qytetarët kanë përsëritur kërkesat e protestës.

E para në listë është dorëheqja e kryeministrit Rama, ndërsa ndiqen nga kërkesa për krijimin e një qeverie teknike. Ata kërkojnë gjithashtu ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që përfshijnë rregulla të reja për financimin e partive politike dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit.

Kërkesat

Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor.
Ndryshime kushtetuese dhe ligjore, që përfshijnë:
Reformimin e Kodit Zgjedhor;
Rregulla të reja për financimin e partive politike;
Kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate.
Anulimin e politikave dhe ligjeve që, sipas protestuesve, dëmtojnë interesin publik, përfshirë:
Zonat e mbrojtura;
Trashëgiminë kulturore;
Paketën e Maleve;
Statusin e investitorëve strategjikë.
Hartimin e një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve./Dosja.al

50 MINUTA ME PARE

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Edi Rama jep dorëheqjen!

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Pamje

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit të tyre kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Ata kanë nisur fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa qindra mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin. Me pankarta  në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin para Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Pritet që ata të nisin fjalimet e tyre para godinës qeveritare.

1 ORE ME PARE

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen nga drejtësia

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar i cili ka marrë pjesë në protestën e sotme ka deklaruar se duhet të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se duhet të këtë më shumë drejtësi në vend dhe të kërkohet shkarkimi i një ministri që akuzohet për korrupson.

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura. Të ketë më shumë drejtësi. Kur prokuroria kërkon shkarkimin e një ministri e një politikani, zyrtari shtetëror për korrupsion të shkarkohet dhe hetohet nga drejtësia…”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Vij enkas nga Amerika!”/ Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar i cili ka marrë pjesë në protestën e sotme ka deklaruar se ka ardhur enkas nga Amerika, për t'ju bashkuar tubimit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se duhet të largohen pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur këtë vend.

Qytetari tha se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet  dhe populli të ketë zgjedhje të lira. Në fund, ai tha se qeveria e tij dhe të Berishës, Metës, Veliaj kanë vërtetuar interesin e kujt kanë.

Protestuesi: Kam ardhur nga Peshkopia, Dibra, jetoj në SHBA përtej 18 vjetësh. Kam ardhur vetëm si qytetar. Për ti përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur këtë vend. Sot në FT e ka sharë popullin dje Taulant Balla dhe kryeministri kanë thënë që kanë një problem me atë që lexoi deklaratën më të rëndësishëm të protestës. Me ato pika bie dakord gjithë populli. Do i realizojmë. Unë me miqtë e mi do vijmë me mijëra. Kam ardhur enkas për protestën. Po ti shkojmë prapa kryeministri do biem në rrjedhën e tij.

Ai duhet të shohë sa njerëz vijnë në shesh. Nuk merremi me deklaratat e kryeministrit. Kryeministri të dorëhiqet, qeveria të dorëhiqet të shkruhen rregullat e lojës dhe populli të ketë zgjedhje të lira. I them kryeministrit lexo deklaratën. Kjo është një mesazh për mediat që të vijnë në terren dhe të shohin kërkesat e vërteta të popullit shqiptar. Qeveria e tij dhe të Berishës, Metës, Veliaj kanë vërtetuar interesin e kujt kanë. Merremi vetëm me realizimin e kërkesave tona./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 24-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën
Pamje

TIRANË- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, në ditën e 24 të revoltës së tyre. Përmes këtyre protestave, ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në sheshin “Skënderbej”, ka nisur grumbullimi i tyre, ndërsa pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al

Sondazh

Poll

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund