LIVE UPDATES
Politike

Kudo ku ka shqiptarë! Nga Europa në SHBA, protesta masive kundër Edi Ramës

Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.

7 Qershor 2026, 07:44 Nga E. D

Kudo ku ka shqiptarë! Nga Europa në SHBA, protesta masive kundër

EUROPË- Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në disa qytete të Europës dhe SHBA-së. Pas protestës së parë në fshatin Zvërnec, që u zhvillua kundër projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës, shqiptarët e diasporës janë mobilizuar në mbështetje të këtyre protestave.

Protesta janë zhvilluar në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kanë kërkuar largimin e Ramës.

Edhe në diasporë, shqiptarët kanë mbajtur fjalime, duke kërkuar largimin integritet kombëtar, ruajtjen e pronës trashëgimi natyrore, zhbërjen e ligjeve klienteliste që i cenojnë pasuritë shqiptare dhe mbajtjen e përgjegjësive.

Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

1. Dorëheqjen e qeverisë;

2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

protesta kunder edi rames diaspore

Sondazh

Poll

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot