Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
6 artikuj për këtë temë.


"Ne nuk duam vetëm burgun, por edhe konfiskimin e pasurive, konfiskim të vërtetë. Ne duam konfiskimin e pasurisë që i përket popullit shqiptar”, tha ai mes të tjerash.
TIRANË- Në protestën e shtatë radhazi kundër ndërhyrjeve në zonën e Zvërnecit, qytetarët kanë dhënë një përgjigje të prerë përballë aludimeve mbi organizimin e tubimit.
Mes thirrjeve për mbrojtjen e pasurive natyrore, një nga pjesëmarrëset hodhi poshtë çdo pretendim për prapavijë politike apo të organizuar nga aktorë të jashtëm, duke theksuar se shkaku i vërtetë i pranisë së tyre është vetë sistemi.
"Na pyesin shpesh se kush e organizon këtë protestë. Protestën nuk e organizoi askush tjetër, përveç atyre që na vodhën, na korruptuan...", u shpreh qytetarja./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur zyrtarisht protesta e shtatë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama me thirrje të forta nga tubimi.
Protestuesit kanë thirrur në kor që kryeministri Rama të japë dorëheqjen.
"Poshtë qeverisë", u shprehën protestuesit ndërsa i drejtohen zyrës së Kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Mijëra qytetarë sapo kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë nën thirrje të forta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Duke përshkuar bulevardin kryesor, protestuesit kanë deklaruar se kjo revoltë ka kapërcyer kauzat e veçanta, duke u shndërruar në një betejë kundër modelit aktual qeverisës.
“Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin”, është motoja e sotme të cilën organizatorët theksuan se lëvizja e tyre synon mbrojtjen e interesave kombëtare./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin masiv në sheshin “Skënderbej” për atë që është paralajmëruar si protesta më e madhe e deritanishme.
Ky tubim vjen si vazhdimësi e revoltës qytetare, e cila ka mbërthyer Tiranën prej një jave me kërkesa të forta për ndryshim.
Demonstrata e sotme po përcjell jehonën e protestave të zhvilluara nga diaspora shqiptare në qytete të ndryshme të botë për të njëjtat motive./Dosja.al