LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e policit në Lozhan/ Çobani çoi policinë te autori, nëna: Policia qëlloi e para, nuk thanë as dorëzohu 

• Detaje të tjera kanë dalë në dritë, në lidhjen me ngjarje e rëndë e cila ndodhi në Lozhan disa ditë më parë, ku gjatë një operacioni policor mbeti i vrarë polici Enea Mekolli dhe u plagos rëndë kolegu i tij. • Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se Violand Braçellari u kallëzua nga çobani që familja kishte punësuar dhe ndaj policia hartoi plan operacional për arrestimin e të kërkuarit, dënuar në mungesë me 10 vjet burg. • Sipas tij Violandi qëndronte tek stallat e bagëtive dhe dispononte armë automatik dhe një armë gjuetie. • Më datë 3 qershor, ai kishtë bërë një kallëzim ndaj autorit. • Çobani ka deklaruar se Violandi e dhunonte dhe e ofendonte, ndërsa ka thekuar se mbante gjatë gjithë kohës armë me vete. • Në dosje tregohet më tej detaje se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej. • Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, i ka kërkuar që t’i tregonte vendin se ku ndodhej vendi ku qëndronte Violand Braçellari, pasi do të ushtrohej kontroll nga policia. • Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, automjetet e policisë kanë ndaluar në një distancë prej 100-200 metrash nga vendi ku ndodhej Violand Braçellari dhe pasi të gjithë punonjësit e policisë kanë zbritur kanë veshur pajisjet antiplumb dhe janë armatosur me armë “automatik”. • Gjatë operacionit, autori nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë dhe ka nisur shkëmbimin me armë zjarri, ku si pasojë e kësaj ka mbetur i vrarë polici, është lënduar kolegu i tij dhe auori i ngjarjes gjithashtu. • Gjatë një prononcimi për mediat, nëna e autorit, Berdane Braçellari u shpreh se  ka qenë policia ajo që ka qëlluar e para në drejt të djalit të saj. • Sipas saj, Policia nuk ka thënë as dorëzohun, por ka nisur menjëherë të shtënat. • Ajo tha se Violandi qëndronte i vetëm në mal, ndërsa shtoi se i biri nuk kishte kultivuar kurrë lëndë narkotike. • Gjithashtu ajo mohoi se ishite në dieni se i biri mbante armë, ndërsa hodhi poshtë edhe pretendimet se ai bashkëpunonte me policinë.

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën”, më pas nisi breshëria e plumbave

Vrasja e policit në Lozhan/ Çobani çoi policinë te
Enea Mekolli

Në dosje tregohet më tej detaje se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, i kërkuar që t’i tregonte vendin se ku ndodhej vendi ku qëndronte shtetasi Violand Braçellari, pasi do të ushtrohej kontroll nga policia thuhet në dosje.

“Në datë 04.06.2026, rreth orës 05:00 të mëngjesit, Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, e ka telefonuar në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” dhe pasi e ka takuar, i ka dhënë një maskë dhe një bluze si ato të policisë me mbishkrim “POLICIA”, të cilat i ka veshur. Më pas është nisur sëbashku me punonjësit e policisë në vendin e lartpërmendur, ku ai ka udhëtuar me një automjet, tip foristradë me ngjyrë si gri. I pyetur në lidhje me faktin se sa automjete policie ka konstatuar që kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, shtetasi A. K. është përgjigjur se ishin pesë automjete, dhe konkretisht 1 (një) “foristradë” e bardhë, 1 (një) “foristradë” gri, 1 (një) fugon police, 1 (një) Range-Rover i bardhë, dhe 1 (një) “foristradë” gri.

I pyetur se rreth çfarë ore kanë mbërritur në vendin ku ndodhej shtetasi Violand Braçellari, shtetasi A. K. është përgjigjur se rreth orës 06:30-07:00. Fillimisht automjetet e lartpërmendura kanë ndaluar në një distancë prej 100-200 metrash nga vendi ku ndodhej Violand Braçellari dhe pasi të gjithë punonjësit e policisë kanë zbritur i kujtohet se kanë veshur pajisjet antiplumb dhe janë armatosur me armë “automatik”. Më pas, punonjësit e policisë janë rreshtuar dhe përballë tyre kanë qëndruar 4 (katër) punonjës të tjerë, të cilët mendon se ishin drejtuesit e tyre dhe kanë dhënë urdhrat se si do të zhvillohej kontrolli. Në një moment, një prej tyre me trup mesatar, qeros, i është drejtuar punonjësve të policisë me fjalët “Asnjë fjalë” dhe ka urdhëruar shpërndarjen e tyre të organizuar në grupe prej 4 (katër) vetësh. Pasi punonjësit e policisë kanë hyrë për kontroll, ka dëgjuar të shtëna armësh dhe fjalët “Dorëzo armën” dhe ka konstatuar se një punonjës ishte i dëmtuar në pjesën e nofullës. Më pas, sëbashku me punonjësit ka ardhur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë”.

Përse nuk e njoftuat RENEA-n ? Ja si përgjigjet drejtori i policisë së Korçës.

Gjatë hetimeve të mbikëqyrjes policore siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, drejtori i policisë Korçë, Vilson Bala, ka shpjeguar se janë nisur herët në mëngjes dhe se nuk kishin vlerësuar qe i kërkuari ishte me rrezikshmëri të lartë.

Ata kanë diskutuar me detaje veprimet që do kryenin, janë thirrur specialistët e hetimit të krimeve të rënda, për hartimin e dokumentacionit të nevojshëm si plan operacioni, urdhër shërbimi, si dhe kanë njoftuar personelin në varësi, i cili do të merrte pjesë në këtë operacion.

Në dëshminë e drejtuesit Vilson Bala sqarohet se grupi i policisë është takuat në orën 04:30 në ambientet e DVP Korçë. Janë takuar në mëngjes dhe sipas planifikimit të bërë, në raport me terrenin ku mendohej se strehohej personi në kërkim, janë ndarë në dy grupe.

“Një grup me përbërje të të cilit ishin dy zv.drejtorat, shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, një grup i Shqiponjave së bashku me shefin e seksionit të Shqiponjave dhe shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Maliq, si dhe disa punonjës policie të seksionit të mbështetjes operacionale të DVP Korçë, do të shkonin në vendin ku ishte e dhëna për personin në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Maliq-Lozhan- Bode. Grupi tjetër, në përbërje të të cilit ishte ai vetë, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefit të Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko, një grup i shqiponjave dhe punonjës policie të Komisariatit Korçë, do shkonin në vendin ku dyshohej se ishte personi në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Korçë- Voskopojë-Bode.

Rreth orës 04:30, ai sëbashku me shërbimet  e policisë, janë nisur nga DVP Korçë, në drejtimet e respektive, pasi kanë kaluar fshatin Voskopojë, rreth një kilometër, në një rrugë krejtësisht malore  dhe terren të vështirë, dy nga automjetet e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen. Një mjet që ata kishin në dispozicion në këtë moment, ka marrë gjysmat e punonjësve dhe i ka dërguar deri rreth 2-3 km larg vendit ku do bëhej kontrolli dhe po ky mjet është kthyer dhe i ka marrë pjesën tjetër, ku ishte ai, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefit të Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko dhe disa punonjës police. Pa shkuar tek vendi ku ishte pjesa tjetër e grupit edhe ky mjet u prish dhe e kanë lënë aty dhe kanë vazhduar ecjen në këmbë në drejtim të pjesës tjetër të grupit. Janë takuar me pjesën tjetër të grupit dhe ai dhe dy shefat e tjerë kanë dhënë instruktazhin për detyrën që do të kryenin.

Detyrat ishin të qarta, duke i ndarë në dy mini grupe për t’i vendosur në dy rrugë të ndryshme ku dyshohej se personi në kërkim mund të largohej për në pyll. Konkretishtë një rrugë ishte zbritja nga stallat drejt përroit që të çon për në fshatin Lekas dhe rruga e dytë ishtë ana e kundërt e faqjes së kodrës që të çon në drejtim të Maliqit. Në një moment kur po bënte instruktazhin, i shkon një thirrje telefonike nga zv.drejtori, me të cilin kishte komunikuar detyrat konkrete që do të kryenin në raport me situatën. Sqaron se kishte zona ku kishte vale telefonike dhe zona ku nuk kishte vale telefonike. Kur ata ishin tek përroi, në një distancë rreth 400-500 metër,  kanë dëgjuar të shtëna automatiku dhe janë nisur me vrap në drejtim të stanit.

Kur kanë arritur në vend ngjarje, kanë mësuar se një punonjës policie kishte ndërruar jetë dhe një punonjës policie ishte plagosur. I pyetur në lidhje me faktin se ai në detyrën e Drejtorit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, gjatë hartimit të planit operacional, a kishte dijeni për rrezikshmërinë shoqërore të personit në kërkim dhe nisur nga kjo, a ishte e nevojshme që të të kishin kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, shtetasi Vilson Bala ka deklaruar se ai në këtë detyrë ka prej datës 13.01.2026. Në raport me problametikën për të cilën pyetet, shtetasi Violand Braçellari, ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe jo për vepra penale kundër personit. Kishin dijeni për faktin se mund të ishte i armatosur dhe strukturat e DVP Korçë kanë marrë masat maksimale për të realizuar operacionin policor.

Në analizë të veprimeve të mëparshme të këtij shtetasi, nuk ka asnjë të dhënë që ky person të ketë përdorur armë zjarri ndaj punonjësve të policisë edhe gjatë kontrolleve të mëparshme të kryera nga ana e policisë. Gjithashtu, nuk ka një procedurë standarte fikse, të cilat të normojnë në mënyrë  të prerë rastet kur njoftohet reparti RENEA. Gjithsesi, në konkluzion të analizës të bërë, nuk rezulton që rrezikshmëria e tij shoqëore të ishte e atillë që të kërkonte domosdoshmërisht njoftimin e repartit RENEA. Të gjithë punonjësit e policisë, pjesëmarrës në operacion, janë punonjës policie të arsimuar dhe trajnuar për zhvillimin dhe kapjen  e personave në kërkim. Gjithashtu, ka shtuar se, ai si drejtues policie, ka një karrierë të gjatë në strukturat e policisë, ku ka punuar, ka kryer shërbime për kapjen e personave në kërkim, me punonjës policie të strukturave vendore të policisë, pa ndihmën e repartit RENEA”, thuhet në dosje./Top Channel

1 ORE ME PARE

Vrasja e një polici dhe plagosja e kolegut të tij/ Zbulohet denoncimi i çobanit që konstatoi vend-strehimin e Violand Braçellarit: Më dhunonte, armën e mbante me vete gjithmonë

Vrasja e policit në Lozhan/ Çobani çoi policinë te
Violand Braçellari

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka zbardhur denoncimin në polici të çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që po heton për operacionin policor të Korçës.

Në datë 03.06.2026 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Maliq, për të bërë kallëzim penal, shtetasi A. K.. Në kallëzimin e tij, ky shtetas ka deklaruar se ka qenë në Durrës dhe ka marrë takim me një shtetas, i cili ka qenë kushëri me Violandin dhe i ka thënë pse rri këtu me pak lek, por të shkonte në një vend pune që do t’i jepte ai ku dhe mund të merrte lekë më shumë dhe ishte në Maliq dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar dhe ka folur me numrin x. Ai vetë ka folur me këtë numër dhe nuk e di se kush e mban ai (Violandi) apo mamaja e tij.

“Pasi ka folur me të në telefon, në datën 14.05.2026 dhe e ka lënë më një djalë që e ka çuar deri në një fshat dhe aty e ka marrë vet ky personi, pra Violandi, i cili e ka marrë me një xhip “Nisan”, gri dhe aty ka filluar për në stan dhe ka parë një ambient me shumë lope, shtëpinë e tij dhe se atje jeton vetëm me nënën e tij dhe se ka shumë qen vërdallë. A. K. punonte si punëtor stalle dhe kishin lidhur fjalë më të për një rrogë prej 120.000 lekë të vjetra. Gjatë gjithë kohës që ai e ka pare, ka vënë re se mban armë me vete, armë automatik kallash dhe një çifte me dy dhe disa herë kanë dalë sëbashku dhe për gjah me atë çiften dhe kur mbante çiften mbante dhe kallashin me vete. Me sa ka pare, ai ka dhe një telefon tjetër, por e mban pa numër flet me internetin e nënës të tij. Dhe se gjatë këtyre ditëve vjen vetëm i vëllai atje në stan dhe asnjë tjetër. Para disa ditësh, në mos gaboj ka qenë datë 27, ai ka qenë duke punuar dhe e ka marrë dikush në telefon dhe i ka thënë se po ngjiten lart në stan disa makina me xhama të zinj dhe se në atë moment ai ka ikur me vrap dhe ka thënë se po ikte se i doli një punë dhe ka marrë kallashin, se e mban tek dera e stallës dhe ka ik me vrap ferrave nga mali. Sot, rreth orës 18.30, ai ka qenë në stan dhe ka bërë disa rrugë më makinë për të mbajtur miell për lopët dhe pas kësaj ka pasur dhe një rrugë për të bërë.

Rreth orës 15.00 ka ngrënë pak bukë dhe kaë zbritur poshtë, kur e ka parë Violandin rrugës që po ngjitej tek stani se vjen vërdallë fshehur. Në atë kohë, A. e ka marrë në telefon motra dhe i ka thënë se kishin nënën sëmurë dhe duhej që të shkonte në shtëpi. Pas këtyre fjalëve të motrës, A. i ka thënë Violandit se i duhej të shkonte deri në Durrës se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek dhe se do kthehej prap dhe se nuk po merrte me vete as rrobat, por vetëm i ka kërkuar ndonjë lek për rrugës, por Violandi aty ka filluar që t’i ngrejë zërin. Fillimisht i ka thënë se ata nuk e kishin lënë kështu dhe se kishin folur se do të rrinte tre muaj pa ikur. A. i ka thënë se po shkonte për hall për dy ditë dhe asnjë ditë më shumë dhe se nuk po merrte asnjë gjë se do të kthehej prap. Ai (Violandi) ka filluat të shajë nga ropt e shtëpisë dhe A. e ka sharë dhe Violandi ka filluar që ta qëllonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete. Ai po e shikonte dhe ka mendu qe ai ka diçka që mban gjithë kohës armën me vete dhe vetëm një ditë më parë e ka marrë vesh nga nëna e Violandit se ai ishte ngatërruar me policinë për drogë, por nuk e dinte mirë dhe se prandaj e mbante armën me vete. Gjatë gjithë kohës që A. ka qenë atje nuk ka ardhur asnjë njeri.

Gjatë kohës më shumë raste e mbante telefonin e mamasë së tij me vete dhe se kur e merr dikur në telefon ja fut vrapit e ikën në mal, por se kush e merr A. nuk e di. Kur i ka qëlluar sot, nuk ka pasur asnjë prezent, pra ka qenë vetëm A. dhe Violandi dhe ky i fundit çfarë nuk i ka thënë, e ka shajt nga shpia dhe më pas kur është bërë zhurmë ka ardhur në nëna e vet. Violandi i ka drejtuar kallashin disa here, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes dhe A. i thoshte që ta vriste se çfarë t’i thoshte dhe rreth orës 20:30 ai ka marrë në telefon një taksi, e cila ka ardhur dhe e ka marrë ng aura, por ai emrat e vendeve nuk i di, por nga mali ka zbritur në këmbë. Në këtë kohë, aty ka qenë vetëm Violandi dhe nëna e tij dhe askush tjetër. A. është kërcënuar nga Violandi pa ndonjë arsye, por vetëm se donte të ikte dy ditë prej punës që të shikonte nënën e sëmurë. Është sharë nga ropt e shtëpisë dhe ai i ka drejtuar armën disa hërë dhe i ka thënë se do ta vriste këtu në mal dhe kur është shkëputur prej tij, ka marrë një valixhe të rrobave dhe ka ikur me vrap prej stanit, pasi kishte frikë se mos Violendi i shkonte nga pas dhe kur e ka vënë re, ai kishte shkuar pas tij me makinë xhip, ngri “Nisan” dhe kur e ka parë se ai kishte frikë, është kthyer nga rruga dhe A. ka shkuar poshtë tek ura”, thuhet në dosje./Top Channel

1 ORE ME PARE

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para, nuk thanë as dorëzohu(VIDEO)

Vrasja e policit në Lozhan/ Çobani çoi policinë te
Berdane Braçellari

KORÇË- Nëna e autorit, Violand Braçellari i cili qëlloi për vdekje policin Enea Mekolli dhe plagosi rëndë kolgeun e tij, ka deklaruar se ka qenë policia ajo që ka qëlluar e para në drejtim të djalit të saj. Gjatë një prononcimi për mediat, Berdane Braçellari u shpreh se Policia nuk tha as dorëzohu, por nisi menjëherë të shtënat. 

Ajo tha se Violandi qëndronte i vetëm në mal, ndërsa shtoi se i biri nuk kishte kultivuar kurrë lëndë narkotike. Gjithashtu ajo mohoi se ishite në dieni se i biri mbante armë, ndërsa hodhi poshtë edhe pretendimet se ai bashkëpunonte me policinë.

Pjesë nga intervista

Berdane Braçellari: Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyri djali. Djali asnjëherë nuk futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur nga dritarja e viçave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici.

Gazetari: Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?

Berdane Braçellari: Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart

Gazetari: Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?

Berdane Braçellari: Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bënë 10 gramë.

Gazetari: A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

Berdane Braçellari: Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan.

Gazetari: A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

Berdane Braçellari: Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, Ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar.

Gazetari: Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë.

Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë.

Gazetari: A ka pasur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

Berdane Braçellari: Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata.

Gazetari: Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, zëre sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.

Gazetari: Do e takosh Violandin?

Berdane Braçellari: Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të.

Gazetari: Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

Berdane Braçellari: Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë.

Gazetari: A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

Berdane Braçellari: Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.

Gazetari: Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

Berdane Braçellari: Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete.

Gazetari: Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

Berdane Braçellari: Ka ikur sepse e  kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.

Gazetari: Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

Berdane Braçellari: Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë?/Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Viktima nuk ka qëlluar me armë, u gjet 8 metra larg stallës”/ Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, zbulohen detaje të reja nga operacioni policor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Vrasja e policit në Lozhan/ Çobani çoi policinë te
Enea Mekolli

TIRANË- Detaje të tjera dalin në dritë nga nga operacioni i policisë për kapjen e Violand Braçellarit dhe nga vrasja e oficerit të policisë Enea Mekolli. 

Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se Violand Braçellari u kallëzua nga çobani që familja kishte punësuar dhe ndaj policia hartoi plan operacional për arrestimin e të kërkuarit, dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

“Ky plan operacional bazohej edhe në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e shtetasit A. K., 32 vjeç, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban në bagëtitë e shtetasit Violand Braçellari në malin e Bodesë dhe që sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytë të një arme automatike nga ana e Violandit. Sipas tij Violandi qëndronte tek stallat e bagëtive dhe se dispononte armë automatik dhe një armë gjuetie.

Për këtë arsye në datën 04.06.2026, në mëngjes rreth orës 07.00 forcat e DVP Korçë të organizuara sipas planit të operacionit të hartuar janë afruar në Malin e Bodesë afër vendit ku ka stallat ky shtetas. Është bërë rrethimi i ndërtesave, pasi aty kishte disa ndërtesa. Pa u bërë mirë rrethimi nga ana e shtetasit Violand kanë filluar të shtënat në drejtim të punonjësve të policisë dhe për pasojë është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë Enea Mekolli dhe është plagosur punonjësi i policisë Edison Adri.

Shtetasi Violand Braçellari ka tentuar të largohet me vrap në drejtimin e poshtëm të stallave, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ishte plagosur dhe është kapur disa metra poshtë stallave. Në afërsi të vendit ku është kapur ky shtetas gjendej një armë automatike model 56, kalibri 7.62mm, e cila ishte e boshatisur dhe nuk kishte fishekë. Arma u konstatuar me qytën e vendosur, bajonetën në poziciconin e mbyllur, thuprën dhe një fragment material najloni, i cili imiton rripin e armës. Në një segment të tij, në një gjatësi 10 cm, litari paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë të ngjashme me atë të gjakut. Arma ka të vendosur një krëhër me kapacitet 30 fishekë, ku në pjesën e brendshme të tij paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut. Leva e ndërrimit të llojit të zjarrit është në pozicionin e qitjes tek tek. Pasi është hequr krëhëri është konstatuar se në brendësi të tij nuk ka fishekë. Në krahun e majtë, në trupin metalik gjendet i stampuar numri 5617076736. Gjithashtu, në këtë vend janë gjetur dy njolla të kuqërremtë si ato të gjakut, nga të cilat janë marrë mostër për ekspertim biologjik. Po kështu nga kontrolli i vendit aty afër është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy gëzhojave model 56, kalibri 7.62mm, të cilat paraqisnin shenjën e gjilpërës së armës që e ka qitur atë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më tej, në afërsi të dy stallave me mur tulle të bagëtive është gjendur një bluzë me mëngë të shkurtra, me ngjyrë të bardhë, me dëmtime të shumta në trajtë grisje dhe njolla të kuqërremta si ato të gjakut. Gjithashtu, në vend në distancat e përcaktuara në këqyrje është konstatuar edhe një gëzhojë arme zjarri me karakteristikat e atyre të përshkuara më lartë. Në afërsi të stallës së dytë janë konstatuar edhe 3 gëzhoja arme zjarri, të ngjashme dhe karakteristika si ato më lartë me markeriim këto gëzhoja 539-k. Po aty në afërsi janë konstatuar edhe 3 gëzhoja të tjera arme zjarri, me karakteristika të ngjashme si ato më lartë.

Nga këqyrja në vendin e ngjarjes është konstatuar se kufoma e punonjësit të Policisë Enea Mekolli gjendet rreth 8 metra nga muri i stallës së fundit të bagëtive në tokë dhe nga këqyrja në vend është konstatuar se kishte dëmtime në pjesën e kokës, qafës, në vesh, në pjesën e gjoksit dhe në këmbë. Të gjitha këto dëmtime janë të ngjashme si ato të shkaktuara nga predhë arme zjarri. Ai paraqitej i veshur me uniformë policie dhe jelek antiplumb, i cili paraqiste një dëmtim në pjesën e gjoksit, si dhe në pjesën e shirit varës tek supat.

Po kështu në trupin e viktimës është gjetur i mbështetur dhe arma automatike që kishte për operacionin, me krëhër me kapacitet 30 fishekë ku brenda tij gjendeshin 29 fishekë dhe një fishek gjendej në folenë e fishekut në automatik, gjë që tregon se ky shtetas nuk ka qëlluar me armë fare. Në vijim, kufoma është transportuar për në morgun e Spitalit Korçë, për këqyrje dhe ekzaminime më të hollësishme. Pas lëvizjes së kufomës, është konstatuar në pjesën që korrespondon me kokën një pellg me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut me diametër 40 cm.

Në vazhdim të këqyrjes është konststuar se dritarja anësore e stallës së parë gjendej e hapur dhe rrjeta e telit të saj e shqyer dhe e varur në pjesën e jashtme, gjë që tregon se prej aty ka dalë personi. Që nga kjo anë e stallës, në cepin e përparmë të kësaj ane të stallës, në anën anësore të pasme dhe në anën anësore të stallës së dytë që ndodhet pothuajse ngjitur me të dhe në vazhdim të rrugës deri ku është kapur autori janë gjendur disa gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat sipas këqyrjes kanë pothuajse të gjitha të njëjtat numra markerimi dhe që dyshohet se janë qitur të gjitha nga e njëjta armë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në pjesën përpara stallës së parë nga poshtë në sheshin e mbuluar me mbetje të ndryshme si pleh, kashtë dhe mbeturina të tjera, janë gjendur gjithashtu shumë gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat janë të përqendruara më tepër në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë dhe që korespondon me vendin ku kanë qënë të pozicionuar punonjësit e policisë.

Përpara kësaj stalle dhe pikërisht pothuajse përballë me një derë hyrëse që ka ajo, nga ana e poshtëme gjendet një armë automatike me tytë të gjatë model 56, kalibri 7.62mm, me krëhër me kapacitet mbajtës 30 fishekë dhe që në brendësi të tij janë gjendur 23 fishekë dhe një fishekë tjetër është gjendur në folenë e fishekut në armë, gjë që tregon se nga kjo armë është kryer qitje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe që mendohet se i përket punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri.

Pikërisht në këtë vend është gjetur edhe një këmishë predhe armë zjarri me formë të çrregullt, me ngjyrë metal bakri, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pak metra më tutje në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë në tokë është gjetur një jelek antiplumb tjetër, i cili paraqitej pa dëmtime, por i ndotur masivisht me lëndë të kuqërremtë e ngjashme me gjakun, si dhe një radio dore policie edhe kjo e ndotur me gjak, të cilat i përkasin punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri, edhe këto sende janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vazhdim të këqyrjes në këtë anë janë gjendur dhe sekuestruar gëzhojat e fishekëve model 56, kalibri 7.62mm të gjendura në sipërfaqen e tokës, të cilat janë sekuestruar të gjitha në cilësinë e provës materaile. Në pjesën e pasme ana e majtë e stallës së parë dhe para murit të anës së majtë të stallës së dytë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, ngjyrë metalike bronzi, kalibri 9 mm, me mbishkrim në pjesën fundore GECP 9mm LUGGER, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale në lidhje me ngjarjen. Në momentin e këqyrjes në anën e majtë kur e sheh përballë nga poshtë në tokë gjenden të vendosur gjithsej 5 armë zjarri me tytë të gjatë, si dhe 5 jelek antiplumb të ndotur me gjak dhe e baltë, të cilat janë armët e punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në këtë operacion dhe të gjitha këto armë dhe jelekët janë sekuestraur për t’ju nënshtruar ekspertimit balistik në lidhje me ngjarjen”, përmendet në dosje./Top Channel

Sondazh

Poll

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore