Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Trajneri Rolando Maran, ka deklaruar pas humbjes së sotme të Shqipërisë ndaj Luksemburgut, se eksperimentet nuk kishin rezultuar të suksesshme, por tashmë kishte një ide më të qartë për lojtarët dhe çfraë mund të bënin.

TIRANE - Pas humbjes 0-1 në miqësoren e dytë ndaj Luksemburgut, trajneri i Kombëtares, trajnerri italian Rolando Maran, ka analizuar startin e tij në krye të kuqezinjve.
“Nuk mund të ndjehesh mirë pas dy humbjesh, kjo pastaj që është një hap mbrapa. Më vjen keq, shpresoja që të bëja një ndeshje ndryshe. Por me shumë mundësi vuajtëm edhe pasojat e mos kualifikimit, ndoshta i sollëm në këto dy ndeshje. Nuk duhet të jetë alibi, mua më shërbejnë për të kuptuar se çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë. Impenjimi ishte maksimal, por nga energjitë, skuadra e ka paguar pak mos kualifikimin.
Kemi bërë një hap mbrapa, kërkova gjëra ndryshe dhe në këtë periudhë me pak energji, nuk arritëm t’i bënim. Sipas meje bëmë më mirë me Izraelin në ndërtim, sot pësuam gol shpejt dhe u munduam të kërkonim rezultatin jo me atë që kishim provuar, por me instinktin. Kjo nuk duhet të ndodhë.
Është një hap mbrapa, por edhe duke provuar gjëra të ndryshme, duheshin parë a bëheshin dhe mund t’i bëja vetëm në këto ndeshje. Kjo është skuadër që kur zgjatet vuan, unë duhet të bëj të mundur që të mos ndodh më. Shpresoja të shtoja diçka, por nga vrulli hoqëm diçka, duhet të jemi të aftë të rishohim gjërat që të kthejmë distancat në mënyrë të ekulibruar.
Mendoj se lojtarët janë, por edhe unë duhet të kuptoj dhe më duheshin këto ndeshje për eksperimente të veçanta. Kemi bërë të vuajnë mbrojtësit, se kanë nevoja të tjera për të qenë të mbuluar. Duhet ta metabolizoj unë dhe të ndihmoj ekipin. Më nevojiteshin se duhej të bënim teste për të kuptuar përgjigjet. Por e dija që po përballesha edhe me diçka që nuk funksiononte.
Hierakia? Disa lojtarë i njihja nga jashtë, por do i shihja në stërvitje. Më kanë bërë të reflektoja, siç është e drejtë se ndryshe nuk shërbejnë. Kanë ardhur shumë lojtarë që nuk luanin edhe nga energjia e vuajtëm në këto dy ndeshje. Por nëse nuk përfitoja edhe në këtë rast, pastaj bëhej e vështirë për mua, kështu ishte më i kompletuar testi. Donim të bënim mirë, djemtë u impenjuan, unë kam përgjegjësinë që nuk e transmetova, ndoshta i krijova vështirësitë, për të shtuar njohuritë. Por mund të bënim më shumë, nuk mund të mohohet.
Mungonin Muçi dhe Manaj? Në këto ndeshje u mundova të krijoja alternativa. Sipas meje prisja përmirësim dhe nuk ndodhi. Sipas meje i kemi mundësitë, sot tentativat ishin pak më të papastra. Kjo ishte e fundit të sezonit, pas një periudhe pas dështimit, energjitë… Duhet të llogarisim edhe këto.
Nuk duhet të jetë alibi, por duhet të jemi objektivë për të kuptuar energjitë psikofizike se si shumë lojtarë kanë mbërritur pas zhgënjimit. Jam i bindur se kjo mund të na japë vëmendje maksimale kur të takohemi për Ligën e Kombeve, do të kemi edhe energji më shumë e vëmendje se peshojnë. Nuk është e bukur të humbim ndeshje para tifozëve tanë.
Gjërat pozitive? Gatishmëria e lojtarëve, pastaj edhe ata u munduan të jepnin diçka. Ata u vunë në dispozicion, mungoi kthjelltësia për të treguar gjërat që kishim provuar. Me shumë mundësi të pësonim gol na bëri të humbim pak qartësi. Gatishmëria është diçka që e mbaj ngushtë.
Këto ditë kemi qenë bashkë, njoha një grup të motivuar dhe kam një njohje më të mirë të materialit dhe lojtarëve që kam në dispozicion. Çdo trajner, ndoshta direkt në ndeshjet e tjera, mund të kishte vështirësi. Por këto më shërbenin, në të tjera mund të sillesha ndryshe por përfitova duke rrezikuar. Por duhet të vijmë mirë në ndeshjet që kanë rëndësi, te kjo jam i bindur”, tha Maran pas ndeshjes.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Miqësorja e sotme kundër Luksemburgut ka qenë një ndeshje e veçantë për Elseid Hysajn. Mbrojtësi kuqezi b&...
PORTUGALI - Ka qenë e qartë prej kohësh se kjo është një kohë e vështirë për Rafa Leaon, por sezoni i t...
TIRANE - Shqipëria ka pësuar sonte humbjen e pestë radhazi në ndeshjet e të gjitha kompeticioneve. Pasi ka humbur tri ditë m&eum...
TIRANE - Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka bërë zgjedhjen e tij për për skuadrën e Shqipërisë, e cila sot, në o...
MONACO - Andrea Kimi Antonelli do ta nisë Çmimin e Madh të Monacos të dielën i pari. Piloti italian i Mercedes...
SHBA - Leo Messi, i cili dëmtoi tendinin e majtë të Akilit gjatë ndeshjes së fundit të Inter Miamit, ka bërë nj&e...
FRANCE - Është traditë: çdo garë e re ndërkombëtare ka foton e saj zyrtare të ekipit. Federata Franceze e Futbollit ...
KOSOVE - Trajneri i ‘Dardanëve’ Fraanco Foda ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës,...
TIRANE - Shqipëria sfidon sot në një ndeshje miqësore kombëtaren e Luksemburgut. Policia ka njoftuar planin e masave dhe ka bër&...
SPANJE - Në një bisedë të lirë gjatë fluturimit papal, Ati i Shenjtë u vu përpara zgjedhjes së vështirë...