"Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzion"/ Rama në "Flasim": Protesta, një heroizëm imagjinar në kaosin e realitetit brutal
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Pas tërmetit të vitit 2019, qeveria shqiptare bëri efektiv një detyrim ligjor ekzistues për sigurimin e përgjegjësisë së ndërtuesve.

TIRANË- Prej gjashtë vitesh, ndërtuesit janë të detyruar të sigurojnë objektet për dëmet që mund të ndodhin për shkak të defekteve në ndërtim. Por, megjithëse ky është detyrimi i tyre ligjor, në praktikë shpesh primi i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit i ngarkohet blerësit të pronës si kosto shtesë, në mënyrë arbitrare.
Pas tërmetit të vitit 2019, qeveria shqiptare bëri efektiv një detyrim ligjor ekzistues për sigurimin e përgjegjësisë së ndërtuesve. Ky produkt duhet të sigurojë blerësit e pasurive të paluajtshme për dëmet e ndodhura nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi ose për shkak të defekteve të ndërtimit.
Në praktikë dhe shpesh, ky produkt sigurimi është kthyer në një kosto shtesë për blerësit. Në momentin e blerjes së pronës, ata detyrohen të paguajnë edhe primin e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit.
Sipas dëshmive të shumta nga blerës të banesave, në momentin e nënshkrimit të kontratës me ndërtuesit, ata ngarkohen edhe me primin e sigurimit, përveç çmimit të pronës objekt transaksioni dhe kostove të tjera ligjore. Ky rast është një nga shembujt që nxjerrin në pah problematikat e mëdha që ka Shqipëria në mbrojtjen ligjore të konsumatorëve.
Ende sot nuk ekziston një institucion qendror që të koordinojë mbrojtjen e konsumatorëve në raport me ofruesit e produkteve dhe shërbimeve. Mbrojtja konsumatore është e shpërndarë në institucione të ndryshme, në varësi të llojit të produktit apo shërbimit.
Megjithatë, kjo sjell që shpeshherë konsumatorët të jenë të paqartë për derën ku duhet të trokasin për problemin e tyre. Madje, në disa raste, edhe vetë institucionet nuk janë plotësisht të qarta për mundësitë dhe kompetencat e tyre ligjore në çështjet që lidhen me mbrojtjen konsumatore.
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës ka kërkuar në disa raste që në misionin ligjor të këtij institucioni të shtohet edhe mbrojtja konsumatore, por prej shumë vitesh nuk është ndërmarrë asnjë nismë për të përmirësuar legjislacionin për mbrojtjen konsumatore.
Mimoza Sadushi, kryetare e Dhomës Kombëtare të Noterëve, thotë për “Monitor” se është detyrë e noterëve që t’u bëjnë të qartë të dy palëve detyrimet e tyre. Konkretisht, sipas saj, në rastet e kontratave të porosisë ose të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, pagesa e taksave dhe e primit të sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit është përgjegjësi e vetë ndërtuesit.
Ajo shprehet se noterët ua bëjnë të ditur palëve këtë fakt. Posaçërisht, bërja e qartë e detyrimit të ndërtuesit për të paguar sigurimin e përgjegjësisë u është theksuar shprehimisht noterëve edhe në komunikimet nga Ministria e Drejtësisë.
Megjithatë, ajo shprehet se në disa raste, ndërtuesi dhe blerësi bien dakord paraprakisht që ky detyrim të paguhet nga pala blerëse. Sipas saj, kjo mund të ndodhë, për shembull, në rastet kur ndërtuesi ka bërë zbritje nga çmimi i shitjes dhe në këmbim blerësi ka rënë dakord të paguajë primin e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit.
Znj. Sadushi thotë se në këto raste bëhet fjalë për marrëveshje të kryer me vullnetin e palëve dhe noteri nuk ka tagër të ndërhyjë. Ajo përjashton që noterët të jenë palë në transaksion, duke arkëtuar prime sigurimi për llogari të kompanive të sigurimit. Sipas saj, noteri vetëm sigurohet që polica e sigurimit të jetë pjesë e dokumentacionit përkatës të domosdoshëm, që kërkohet për regjistrimin e pronësisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës “ngrenë duart”
Për të kuptuar më shumë rreth mundësive të adresimit të këtij problemi, “Monitor” iu drejtua zyrtarisht Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Konkurrencës. Por, të dyja këto institucione nuk dhanë një qëndrim zyrtar, duke u shprehur se kjo është një çështje jashtë kompetencave të tyre ligjore.
Në fakt, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si rregullator dhe mbikëqyrës ligjor i tregut të sigurimeve, ka një rol të drejtpërdrejtë edhe në rregullimin e produktit në fjalë.
Kronologjia e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së ndërtuesve e ka origjinën në vitin 2019, kur tërmetet e atij viti shërbyen si shkas për të kujtuar qeverinë dhe rregullatorin lidhur me disa kërkesa të ligjit të vitit 2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, që detyronte ndërtuesit të siguronin pronat e ndërtuara prej tyre në favor të blerësve.
Deri në vitin 2019, kërkesat e ligjit nuk ishin zbatuar, pikërisht për shkak të mungesës së akteve të nevojshme nënligjore. Mbi bazën e ligjit në fjalë, në tetor 2019 u hartua Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për sigurimin e ndërtimeve”, që përcaktonte bazën nënligjore për të bërë funksional detyrimin e përcaktuar në ligj.
Në zbatim të këtij vendimi, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi në nëntor 2019 vendimin për “Elementet dhe kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm në ndërtim”.
Reagimi i AMF-së për “Monitor” ishte se ata nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga publiku për këtë çështje, se institucioni nuk ishte në dijeni të kësaj praktike dhe se në çdo rast, një problematikë e tillë nuk hyn në kompetencat e këtij institucioni.
Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës u përgjigj se nuk ka marrë ndonjë ankesë për këtë çështje dhe në gjykimin e këtij institucioni, një problematikë e tillë nuk hyn në çështjet që rregullon ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Sigurimi nuk mbron nga katastrofat
Sipas rregullores së miratuar nga AMF-ja, në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejt në ndërtesë dhe dëmet ndaj të tretëve, të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit.
Produkti nuk ofron mbrojtje për qytetarët e siguruar në rast të dëmtimeve të ndodhura nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat.
VKM-ja përcaktoi edhe nivelin e primit që ndërtuesit duhet të paguajnë për sigurimin e përgjegjësive. Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 për qind e limitit të përgjegjësisë.
Në terma konkretë, nëse një pronë shitet me çmim 100 mijë euro, ndërtuesi duhet të paguajë gjithsej 1 mijë euro për sigurimin e saj në një periudhë 10-vjeçare.
Produkti vazhdon të ketë probleme
Sipas burimeve nga tregu, ky produkt ka pasur problematika të mëdha që në fillim të zbatimit të tij. Një pjesë e kompanive të sigurimit nuk u shfaqën shumë të interesuara për këtë produkt, për shkak të paqartësive lidhur me përgjegjësitë e mbuluara.
Një problem tjetër ka qenë niveli shumë i lartë i komisioneve i ofruar nga disa prej aktorëve të tregut, që e deformonin konkurrencën.
Ofrimi i komisioneve deri në 70 – 80%, sipas ekspertëve, e bënte të pamundur risigurimin e produktit, duke ia lënë të gjithë rrezikun përsipër kompanisë përkatëse.
Duke qenë se dëmet në raste të tilla mund të arrijnë vlera shuma të mëdha dhe përtej limiteve që kompanive u lejohen të mbajnë për një ngjarje sigurimi, kjo mund të përfaqësojë një rrezik për kompaninë dhe të siguruarin.
Përfaqësues të kompanive të sigurimit shprehen se problemet në këtë treg vazhdojnë të ekzistojnë. Nga këndvështrimi i kompanive, këto probleme janë të lidhura kryesisht me konkurrencën e pandershme, nëpërmjet komisioneve tejet të larta dhe mosrisigurimit të përgjegjësive.
Mbështetur në këto burime, për këtë produkt ka pasur raste kur komisionet kanë arritur deri në 80% të primit të shkruar bruto. Kjo do të thotë se, për një prim sigurimi 1000 euro, kompania përfiton vetëm 200 euro, ndërsa 800 euro ngelen si komision ndërmjetësimi.
Duke qenë se detyrimi i sigurimit u takon ndërtuesve, mund të supozohet se këto komisione të larta u shkojnë pikërisht atyre.
Në teori, në rastet kur primi i sigurimit përcillet te blerësi i pronës, nuk mund të përjashtohet që ndërtuesit të kenë një përfitim të dyfishtë: ndërsa e blejnë sigurimin me komision të lartë (çmim të ulur) nga siguruesi, më pas ata i ngarkojnë blerësit vlerën e plotë të primit të shkruar në policën e sigurimit.
Lidhur me funksionimin e tregut të produktit, “Monitor” iu drejtua me disa pyetje Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, por pa marrë një përgjigje as për këtë çështje.
Tregu 3.7 milionë euro në vit, vazhdon të kryesojë Albsig
Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se primet e shkruara bruto në sigurimin e përgjegjësive në ndërtim vitin e kaluar kishin vlerën e 360 milionë lekëve ose rreth 3.7 milionë eurove. Primet nga ky produkt u rritën me 5.6% krahasuar me një vit më parë.
Aktualisht, sigurimi i këtij produkti është i ndarë kryesisht mes katër kompanive, ndërsa të tjerat kanë një pjesë tregu pothuajse të papërfillshme.
Tregu ende kryesohet nga Albsig, që kishte 40.3% të primeve të shkruara bruto, nga 48.5% që zotëronte një vit më parë.
Në rritje të ndjeshme paraqitet Sigal Insurance Group, që për 2025 arriti në 28.1%, nga 19.4% që zotëronte një vit më parë.
Eurosig mbante afërsisht 15.1% të tregut, nga 16.7% një vit më parë. Kompania e fundit që ka pjesë tregu domethënëse është Atlantik, me 11.6% të primeve të shkruara bruto, në rritje të lehtë nga niveli 10.8% i një viti më parë.
Katër kompanitë e mësipërme së bashku mbajnë më shumë se 95% të tregut. Ndërkohë, Insig zotëron rreth 3.8%, ndërsa dy kompanitë e Vienna Insurance Group, Intersig dhe Sigma, si edhe Ansig zotërojnë secila më pak se 1% pjesë tregu./Monitor.al
TIRANË- Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit nuk është detyrim vetëm për objektet rezidenciale dhe nd...
TIRANË- Pas protestës së 21-të mbrëmjen e shkuar, një grup protestuesish kanë vendosur ta kalojnë natë...
Foto nga vendngjarja LUSHNJË- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnj&...
foo ilustruese RROGOZHINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Mollaj” në Rrogozhin&e...
pamjet TIRANË- Rrugët në Tiranë janë mbushur plotë me qytetarë dhe shqiptarë të diasporës, të c...
TIRANË- Qytetarët kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë së Edi Ramës prej më shumë se katër orësh. Th...
TIRANË- Protesta e 21-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarë...
pamjet TIRANË- Pas marshimit te Kryeministria, protestuesit do të vijojnë marshimin drejt AKSHI-t. Ata kanë paralajmëruan se...
pamjet TIRANË- Mijëra shqiptarë në shesh i kanë bërë thirrje SPAK-ut të hetojë politikanët që ...
pamjet TIRANË- Ndryshe nga protestat e tjera, protestuesit, njoftuar sonte se marshimi do të vijojë drejt Kryeministrisë. Ata par...