LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë politike"/ Rama: Protesta është një treg karrierash dhe likes. Kush nuk bashkohet me ta kërcënohet dhe urrehet! 

• Kryeministri i vendi, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së, ku të pranishëm ishin deuptetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar.  • Fokusi i kësaj mbledhje ishte ecuria e procesit të integrimit europian dhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec. • Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa nga fundi kryeministri dha një pjesë të fjalimit të tij live për mediat. • Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u ndal tek protestat, influenceret, analisti Fatos Lubonja dhe projekti. • Rama tha se prej 20 ditësh Shqipëria është kthyer në syrin e një cikloni dixhital, pasi Zvërneci u bë kërthiza e botës dhe përfshiu të reja, të rinj, patriot dixhitalë, kandidatë, parti politike në Europë dhe në SHBA dhe aktorë të biznesit të turizmit në rajon. • Sipas tij, bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner dhe lidhjes që ai ka me presidentin amerikan Donald Trump. • Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se 10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët, ndërsa shtoi se ende mijëra njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci. • Lideri i qeverisë u shpreh se kur kritika bëhet identitet, njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. • Sipas tij, sheshi është studioja televizive e algoritmit dhe është vendi ku filmohet për ta ushqyer algoritmin, ndërsa shtoi se kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij. • Kryesocialisti tha se është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur pëlqime dhe ndjekës në rrjetet sociale, duke shtuar se protestuesit duhet ta dinë se me PS-në nuk fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura. • Sipas tij për protestuesit ka rëndësi çfarë duhet shembur e si ta shembin dhe si të rrisin numrin e pëlqimeve në rrjetet sociale. • Ai pretendoi se ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje. • Me tej, ai tha se njerëz që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre po përzihen me protesta dhe politikën, ndërsa sulmoi sërish influenceret, duke thënë se janë bërë "parelinj" me shalë e kremra. • Sipas tij ajo nuk është një protestë, por një skenë, një treg emocionesh, klikimesh, morali madje edhe një treg karrierash. • Kryeministri i vendit, foli edhe për analistin Fatos Lubonja, për të cilin tha se i kërkon llograi për takimin në Aruba. • Në lidhje me këtë, Rama tha se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe nuk është në dijeni për çfarë bëhet fjalë. • Rama tha se Aruba është nxjerrë në fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë. • Më tej, ai shtoi se e vërtet është bërë edhe teza që ai është konsumues i lëndëve narkotike, për të cilën tha se është një refren që e ndjek prej shumë kohësh. • Rama deklaroi se qeveria do të vazhdojë të ecë përpara, pasi kjo është detyra e saj, duke shtuar se PS do të  qeverisë sipas kontratës që ka me popullin dhe jo sipas algoritmit. • Kryeministri citoi thirrjen e protestuesve për një "Shqipëri të re”, për të cilën tha se qeveria është e gatshme për një marrëveshje në lidhje me këtë. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka shpirtra të humbur në familjen politike të PS-së, që duan një Shqipëri të re, ndërsa shtoi se mezi pret që ata të sjellin draftin e shkruar. • Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se ka frikë se drafti nuk do vi kurrë, ndërsa shtoi se PS nuk është për të qenë e pëlqyer, por është për të qenë e dobishme.

13 artikuj për këtë temë.

24 MINUTA ME PARE

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni që në këtë rrugë do na dalin shumë të tjerë anash

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se PS nuk është për tu pëlqyer, por për të qenë të dobishëm. Gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se nuk duhet të çuditen nëse dikush del jashtë rrymës së PS-së, pasi kjo është një rrugë e vështirë. Me këtë, Rama nënkuptoi largimin e deputetes tashmë të pavarur, Marjan Koçeku e cila u largua nga rradhët e PS-së.

Më tej, lideri i qeverisë shtoi se falë algoritmit vijnë mercenarë digjitalë edhe nga vende që nuk mendohej se mund të ishe shënjester e tyre. Në fund, ai tha se qeveria nuk intimidohet nga ta.

“Mos u çudisni që në këtë rrugë do na dalin shumë të tjerë anash, mbrapa, përballë. Nuk është punë agjenturash, ne kemi fakte sa të duash, falë algoritmit vijnë mercenarë digjitalë edhe nga vende që ti nuk e mendon se ishe shënjestër e tyre. Ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre, në kuptimin që të intimidohemi apo kompensohemi. Kjo është rruga më e vështirë, është rruga ime, e jona e PS.”- tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re”/ Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama citoi thirrjen e protestuesve për një "Shqipëri të re”, për të cilën tha se qeveria është e gatshme për një marrëveshje në lidhje me këtë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se ka shpirtra të humbur në familjen politike të PS-së, që duan një Shqipëri të re, ndërsa shtoi se mezi pret që ata të sjellin draftin e shkruar.

Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se ka frikë se drafti nuk do vi kurrë, ndërsa shtoi se PS nuk është për të qenë e pëlqyer, por është për të qenë e dobishme. 

Rama: Se është edhe një thirrje “Për një marrëveshje të re për “Një Shqipëri të re” dhe kam parë që ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re, mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar. Jemi gati për një marrëveshje të re për një Shqipëri të re. Po kam frikë se drafti nuk do vi kurrë, është si njësoj si të gjitha prej siluetave të flamingove që e mbante Fatos Lubonja. Do kritikohemi do sulmohemi por kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë, mos zgjedhim të jemi popullor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka kohë që nuk ndihem i zgjedhur për të qenë i pëlqyer. Më ka ikur ajo dëshirë. Nuk jemi për të qenë të pëlqyer por të dobishëm. Shqipëria sot është në duart tona, nuk është një #, një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur, është në një luftë me vetvete, dhe BE është Itaka jonë. Le të këndojnë sirenat atë punë kanë, kemi detyrë të cojmë Shqipërinë te ai breg me cdo kusht. Në këtë rrugë do na dalin shumë të tjerë anash, përballë. Kemi fakte sa të duash, falë algoritmit vijnë mercenarë digjitalë edhe nga vende që ti nuk e mendon se ishe shenjestër e tyre. Ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre, në kuptimin që të intimidohemi apo komleksohemi. Kjo është rruga më e vëshitirë, është rruga ime, e jona e PS./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/ Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, nuk beson te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se beson tek politika që zgjohet, jeton dhe shkon të flejë me njerëzit realë, jo me profilet false. 

Ai shtoi se është rritur numri i bizneseve të vogla, por sipas tij protestuesit nuk duan ta dëgjojnë këtë. Në fund, ai tha se vëmendja e qeverisë është Shqipëria në BE në vitin 2030.

Rama: Jam shumë aktiv në rrjetet sociale dhe, nëse një nga gjërat që pres me shumë dëshirë që të më vijë, është që të mos kem më nevojë t’i trokas algoritmit. Por ama nuk besoj kurrë që aty, te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet, nuk besoj që mund të drejtohem prej zhurmës, erës dhe dallgëve që vijnë aty.

Më kanë sugjeruar: “Më i urtë, lëri, mos fol, rri”. Unë mund të ndihem përgjegjës për shumë gjëra që mund të shkojnë më mirë, por që të ndihem me faj se vetëm fajtorët nuk flasin, të ndihem me faj pse mblidhet planeti po të dojë që të na tregojë dhe të na imponohet në pikën që të na detyrojë që ne të pranojmë të jemi skllevër të algoritmit, kjo nuk është e mundur të ndodhë. Besoj te politika që zgjohet, jeton dhe shkon të flejë me njerëzit realë, jo me profilet false. Bizneset e vogla të hapura janë numri më i madh i bizneseve të krijuara vite më parë. Ata nuk shohin, por duan të dinë të tjera gjëra. Të na bëhet ne leksion për pensionet, për universitetet.

U ngrit diaspora, u mblodhën profesorët. Ka një element tjetër që e tregon historia. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive. Pakënaqësia e pritshmërive është shprehja më kuptimplotë e një vendi që ka dalë nga një fazë dhe ka hyrë në një fazë të re. Planet tona janë që ne të vazhdojmë. Planet tona janë në tryezë. Këta që kanë studiuar kartat e mia me kaq pasion, i keni te sheshi i xhirimit. Karta e BE-së është karta e historisë së Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, jemi këtu për të fituar Shqipërinë 2030 në BE./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Kam lënë përshtypjen sikur do jap dorëheqjen"/ Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund 

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ka parë shumë mesazhe përmes të cilave ka kuptuar se ka lënë përshtypjen sikur do jap dorëheqjen. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se i duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkoj deri në fund misionit që ai ka për vendin.

Më tej ai komentoi edhe pjesëmarrjen e qytetarëve nga trevat jashtë Shqipërisë dhe ironizoi thirrjet për një bashkim kombëtar në mbështetje të protestës. Kjo pasi sipas tij njerëzit që funksionojnë me arsye, e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon.

Rama: Unë kam pasur shumë mesazhe, nuk e di se për çfarë arsyeje, si qysh tek, e kam lënë përshtypjen sikur më ka shkuar ndërmend që unë të jap dorëheqjen. Kam pasur shumë mesazhe, dhe gjithmonë e më shumë, sepse gjithmonë e më shumë njerëz fillojnë të qartësohen dhe shohin që kjo është diçka që nuk rri as në qiell, as në tokë. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm, që edhe sikur kurrë të mos na ketë votuar, ta pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilatash për një turmë që shkon dhe bllokon aeroportin. Nuk e pranon dot askush më këtë. Është e pamundur.

Dhe natyrisht, tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme, dhe është një përzierje, siç e thonë këta patriotët dixhitalë, mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, Maqedonia, nga territore të tjera për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve. U bëjnë thirrje të mblidhet këtu kombi, ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, edhe ata të bankave, të mirëpaguarit, më të paguarit me meritën e tyre, e kuptojnë shumë mirë që këtu ka diçka që nuk shkon fare. Dhe, si kam dhënë përgjigje kujt, sepse më është dukur si… Por kur ka momente të tilla, kam shumë kënaqësi të kujtoj një hollësi te Homeri.

Kur Odiseu afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos i dëgjojë. Përkundrazi, ai insiston që t’i dëgjojë, sepse vetëm ai që i dëgjon kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë ose në një tjetër. Por ai bën edhe një gjë tjetër: lidhet shumë fort pas direkut të anijes, jo se nuk ka besim te vetja, por sepse nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja, në një moment të vetëm, mund t’ia bëjë duke e hedhur në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët që lidh veten te direku. Ai e di që qëllimi është çfarë e ka çuar deri aty e deri në fund. Një qeveri nuk ka të drejtë të mbyll veshtët, por të dëgjojë, duhet ta dëgjoj gjithçka që thuhet në atë shesh, dhe nga diskutimet e para janë dëgjuar. Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin. Ka një gjë që një qeveri nuk mund ta bëj kurrë nëse është aty me destiancion nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se nuk mund ta pranojë që Tirana të bëhet një tur sfilate, për të turmë që shkon bllokon aeroportin. Ai deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma.

Kryeministri shtoi se një grup udhëheqës nuk i jepet zhurmës dhe sa më shumë zhurma zmadhohet aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e tij. Në fund, ai tha se nuk çohet në fund një mision historik, nëse qeveria merr drejtim nga fryn era.

Rama: Kam patur shumë mesazhe, sikur më ka shkuar në mend të jap dorëheqjen. Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate për të turmë që shkon bllokon aeroportin, tërheqja e atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme. Vijnë nga Kosova, Maqedonia e territore të tjera, për të shpëtuar Shqipërinë. Edhe ata të bankave e kuptojnë shumë mirë që ka dicka që nuk shkon fare. Kur ka momente të tilla, kam shumë kënaqësi të kujtoj një hollësi te Omeri, kur Odiseu afrohet dhe refuzon mos dëgjojë sirenat, përkundrazi insiston të dëgjojë. Por bën edhe një gjë lidhet pas anijes sepse nuk e negocion destinacionin. Dhe atë që vetja mund t’ja bëjë duke e hedhur në ujë pas sinerave ai e ndalon me litarët që lidh veten. Kjo e Osideut është metafora e lidershipit dhe qeverisjes. Një qeveri duhet të dëgjojë, dhe një grup parlamentar duhet ta dëgjojë gjithcka thuhet në shesh xhirim për algoritmin. Duhet të dëgjojë kritikën, nuk duhet t’ia hedhë të gjithë fajin algoritmin. Por një qeveri nuk mund të bëjë kurrë, nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqës nuk i jepet zhurmës dhe sa më shumë zhurma zmadhohet aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vet duke I bashkuar të gjithë në emër të destinacionit. Nuk çohet në fund një mision historik, nëse qeveria e tij, merr drejtim nga fryn era./Dosja.al

2 ORE ME PARE

 "Do vazhdojmë ecim përpara, e kemi detyrë"/ Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se qeveria do të vazhdoj të ecë përpara, pasi kjo është detyra e saj. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se PS do qeverisë sipas kontratës që ka me popullin dhe jo sipas algoritmit. 

Kreu i qeverisë, u ndal tek shërbimet për të cilat tha se se 95% e shqiptarëve i marrin shërbimet online. Në fund, Rama tha se qeveria do të vazhdojë të korrigjojë gabimet e saj, dhe do të ndërtojë shtetin, i cili sipas tij nuk ndërtohet duke bërë luftë në kanalet e algoritmave.

Rama: Jemi në një laborator ku në kohë reale, algoritmi, simbolika e gënjeshtra prodhojnë fakte, përpjekje të dëshpëruara për të mohuar të vërtetën. Ajo që mbetet për t’u bërë është që ne të refuzojmë të ndjekim cdo dallgë. Të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin dhe jo sipas algoritmit. Të vazhdojmë përpara, të dëgjojmë patjetër që po. Askush nuk mund ta thotë që nuk ka shumë të vërteta në ato që thuthen, por zgjedhja jonë është e detyruar, nuk është një nga disa zgjedhjet. Është të bëjmë çmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë, jo propagandën. Kemi një problem me shërbimet? Kemi patjetër, po sot janë mbi 3 milionë shqiptarë që 95% të tyre i marrin online. Në këtë 5% kemi problematikë patjetër, po nëse marrim të mirëqenë, që njerëzit I dinë ato që janë bërë marrim të mirëqenë

Të vijojmë të korrigjojmë gabimet tonë, patjetër, të mësojmë nga njëri tjetri, të mësojmë aty ku mundemi gjithmonë. Por kemi një detyrë që nuk e ka askush tjetër. Kemi detyrën të ndërtojmë, shteti nuk ndërtohet duke bërë luftë në kanalet e algoritmave. Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për analistin Fatos Lubonja, për të cilin tha se i kërkon llogari për takimin në Aruba. Në lidhje me këtë, Rama tha se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe nuk është në dijeni për çfarë bëhet fjalë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se Aruba është nxjerrë në fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë. Më tej, ai shtoi se e vërtet është bërë edhe teza që ai është konsumues i lëndëve narkotike, për të cilën tha se është një refren që e ndjek prej shumë kohësh.

Rama: Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën. Në të gjithë historinë e njerëzimit, që kur janë vendosur rregullat e qytetërimit romak, llogaria jepet në bazë të fakteve. Çfarë vlere ka që unë të them se nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë, nuk kam dërguar kurrë njeri? Këto nuk kanë vlerë, sepse Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi dhe është bërë e vërtetë. Siç është bërë e vërtetë që unë jam një konsumator kokaine. Fjala “drogagji”, “ik mor drogagji”, është një refren që mua më ndjek si e vërtetë.

Siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe dhe për atësinë e djalit tim, është bërë e vërtetë çfarëdo të them unë. Nuk kanë rëndësi letrat e gjykimit, algoritmi e ka bërë të vërtetë, siç kanë bërë të vërtetë që unë jam një kusar që marr pjesën time nga çdo lloj gjëje që bëhet në Shqipëri. Për këtë arsye nuk e them këtë gjë rregullisht, se nuk ka asnjë vlerë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Nuk kanë bërë asnjë në jetën e tyre dhe përzihen me protesta"/ Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi (VIDEO)

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se njerëz që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre po përzihen me protesta dhe politikën. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama sulmoi sërish influenceret, duke thënë se janë bërë "parelinj" me shalë e kremra sepse është trendi.

Sipas tij ajo nuk është një protestë, por një skenë, një treg emocionesh, klikimesh, morali madje edhe një treg karrierash. Ai tha se në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet, shpërblehet vetëm pjesëmarrja dhe ai që bën videon dramatike.

“Ka njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk e kanë imagjinuar të përzihen me politikë e protesta, por janë bërë parellinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet, shpërblehet vetëm pjesëmarrja, shpërblehet ai që bën videon dramatike edhe pse protesta zhvillohet në një bregdet të Spanjës, mjafton që t’i vendosësh shenjën Tiranë, Tirana s’ka as det, por kjo s’ka rëndësi dhe të vendosësh aty një turmë që diccka thotë spanjisht por me titra lexohet “Vdekje Izraelit”… Ai që do të bëjë postimin më të fortë, që do të parashikojë fundin më spektakolar të kujdtdoqoftë që është përballë, ai shpërblehet nga algoritmi. Dhe një protestë nuk është më protestë, por është skenë, një treg emocionesh, klikimesh, morali madje edhe një treg karrierash…”, tha ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Kemi hyrë në një ferr social"/ Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se shoqëria ka hyrë në një ferr social, ku problemi është pakufishmëria e lirisë së shpërndarjes së gënjeshtrës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje.

Sipas tij, ata janë kërcënuar në numrat e tyre dhe ia kanë përcjellë këto shqetësime policisë. Kreu i qeverisë tha se fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algoritmi, ndërsa sfida e demokracisë është të mbrojë lirinë e fakteve. 

Rama: Çdo protestë është një rast për përmbysje. Një protestë për temën është gjëja më legjitime dhe, në momentin kur je gati t’i ofrosh bashkëpunim dhe diskutim për të kuptuar si mund të adresohet tema më mirë, askush nuk paraqitet, sepse të jesh pjesë e cunamit është shumë më e rëndësishme se të jesh pjesë e zgjidhjes.

Humbja e realitetit bën që papritur të dalin të gjitha llojet e krijesave që kanë qenë në cepat e tyre. Secili kërkon diçka që mund ose jo të ketë të drejtë dhe e kërkon përmes asaj vale çmendurie, duke ushqyer algoritmin. Aty, në sheshin e algoritmit, fillon refreni: “Edi Rama ka mbaru”, mirëpo ikën nata, vjen mëngjesi dhe e nesërmja vjen. Vitet ikin, profecia vazhdon dhe, nëse nuk është e vërtetë, bëhet virale.

Pothuajse pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr social ku problemi është pakufishmëria e lirisë së shpërndarjes së gënjeshtrës. Sot mjafton të mbysësh faktet. Fakti dhe gënjeshtra janë thjesht dhe vetëm dy njësi të mënyrës si funksionon algoritmi. Sfida e demokracisë është të mbrojë lirinë e fakteve, duke insistuar që ato të dëgjohen. Liria e shprehjes është vetëm teori. Çfarë kemi parë këto ditë? Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me sheshin e xhirimeve, kanë marrë kërcënime dhe urrejtje.

I kam të panumërta ankesat e njerëzve që, pasi kanë mbyllur profilet, i kanë marrë kërcënimet në numrat e tyre dhe ia kanë përcjellë policisë. Sfida më e madhe e kohës që jetuam ishte liria e shprehjes./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Protesta është një treg karrierash dhe likes"/ Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se protesta është bërë një treg karrierash dhe likes. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryesocialisti tha se është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur likes dhe followers në rrjetet sociale. 

Në lidhje me këtë, Rama tha se protestuesit duhet ta dinë se me PS-në nuk fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura. Sipas tij për protestuesit ka rëndësi çfarë duhet shembur e si ta shembin dhe si të rrisin numrin e pëlqimeve në rrjetet e tyre sociale.

Rama: Nuk ka rëndësi ajo që shpërndahet, mjafton të jetë e fortë, zemëritëse. Jetojmë në një kohë ku britma udhëton shumë herë më shpejt se argumenti. Është garë e pamundur, emocioni mbërrin më shpejt se arsyeja dhe merr likes e folloëers dhe nuk i lë të shohin arsyen.

Sa herë krijohet një krizë sado e vogël shpërthen një ekzaltim kolektiv, duan të bëhen pjesë e saj të gjitha. Është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur me babëzi, babëzinë që algoritmi ta nxit si droga, like, folloëers. Sa herë e keni dëgjuar nga njerëz që janë bërë parelinj me shalë e me kremra të shfaqen aty me shalë e me kremra se është trendi. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja, ai që bën videon më dramatike. Mjafton t’I vendosësh shenjën Tiranë, edhe nëse protesta bëhet në një det të Spanjës, dhe të vendosësh aty me titra ‘Vdekje Izraelit’, ai që do parashikojë fundin më spektakolar shpërblehet nga algoritmit. Dhe protesta nuk është më protest, është një treg, madje edhe karrierash po në gjithë këtë ata janë më qesharakët se nuk e kanë marrë vesh ende që me PS dhe me ne, nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura.

Analistët që bëjnë analiza pa fakte, strategët që nuk dintë ca është të bësh një strategji, revolucionarët që s’kanë lidhje me revolucionin dhe kronikanët e kudondodhur, njerëz që nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë. Për ta ka rëndësi çfarë duhet shembur e si ta shembin. Rëndësi ka për të marrin folloëersat. Për ta çdo incident është një revolucion./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Sheshi është studioja televizive e algoritmit"/ Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se protestuesit kanë nevojë për një shesh që proteston në algoritëm. Sipas tij, sheshi është studioja televizive e algoritmit dhe është vendi ku filmohet për ta ushqyer algoritmin.

Lideri i qeverisë tha se kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij. Në fund ai tha se nëse shekulli i 20-të prodhoi shoqërinë e masmedias, shekulli i 21-të po prodhon klasën e re të algoritmit. 

Rama: Sot protestat nuk zhvillohen në shesh, por kanë nevojë për një shesh të një llojit që proteston në algoritëm. Sheshi është studioja televizive e algoritmit, është vendi ku filmohet për ta ushqyer algoritmin. Janë ndërtuar për njerëz që votojnë, jo për platforma që modernizojnë algoritmin. Kjo është sfida e sotme.

Politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve dhe algoritmi këtë e urren. Kam frikë se edhe unë që po flas, duke qenë prej vitesh shumë i tërhequr nga zhvillimet e asaj bote, nuk e kuptoj sa e madhe dhe monstruoze është kjo betejë.

Kush shkon e kërkon një like, një folloë e zemërim, është kundër fëmijëve të tij. Nëse shekulli i 20-të prodhoi shoqërinë e masmedias, shekulli i 21-të po prodhon klasën e re, proletariatin e algoritmit, që e bashkon vëmendja, jo puna; nuk e bashkon prodhimi, e bashkon shija e konsumimit të vetes dhe jetës; e bashkon iluzioni që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke.

Demokracia nuk e ka zëvendësuar me diçka tjetër. Demokracia sot po përballet me njeriun që mund të mos ketë ndërtuar kurrë asgjë, që nuk ka asnjë shkollë. Autoriteti është ai që mban më shumë përgjegjësi, por algoritmi nuk njeh përgjegjësi. Nuk pyet kush ka ndërtuar, pyet kush e ndaloi gishtin mbi ekran./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Kritika po bëhet identitet"/ Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së se kur kritika bëhet identitet, njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Kjo pasi sipas tij, kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër.

Edi Rama: Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Ka shumë nga kjo e sotmja, që filozovë e historian e kanë përshkruar kohë më parë se të vinim ne, Facebook e Tik Tok. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë atë që po ndodh. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit, na ndihmon ta kuptojmë shumë më shpejtë mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër. Natyrisht politika s’është kuzhinë, por mekanizmat njerëzore nuk ndryshojnë aq shumë dhe as ata politikë jo e jo. Objekti ndryshon, mekanizmi mbetet. Sot është një projekt, nesër një ligj, pastaj një aleacë, pastaj një roje apo polic i dehur. Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos pushojë. Sepse kur pushon, nuk ka më lëndë djegëse./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

“Ka edhe shpirtra të humbur në familjen tonë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner dhe lidhjes që ai ka me presidentin amerikan Donald Trump. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se 10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët.

Sipas tij, mijëra njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci, por dinin vetëm se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin, jo se kanë analizuan projektin. Lideri i qeverisë tha se një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike, duke shtuar se algoritmi dhe emocioni mbërrijnë përpara fakteve.

Rama: Deri dje zhvillohej egërsisht nën hundën e pandjeshme të botës masakra më e përgjakshme mbi shpendët dhe kafshët e gjora që vriteshin për epshin shtazarak të mijëra gjuetarëve. Të ishte për botën, 10 vite më parë flamingot nuk shtegtonin.

Bota nuk u zgjua nga fati i Nartës, por nga Jared Kushner dhe vjehrri i tij që urrehet nga gjithë bota. Bulevardi përputhi atë armatë të frikshme me armatën e urrejtësve shqiptarë ndaj meje dhe jush. I gënjeu mendja fuqishëm që çadra lokale do bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra e Lulit. Do laheshin dy hesape: bota e madhe do turpëronte Trump-in, ndërsa armata e influencerëve, urrejtësve dhe mercenarëve digjitalë do shpëtonte Shqipërinë nga unë.

Miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci dinin se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin, jo se analizuan projektin, por se te brishtësia e një zogu panë rezistencën anti-Trumpiste dhe gjetën valvulën e shfryrjes së një mllefi total.

Ky është mekanizmi i kësaj historie. Kjo kohë transporton zemërime, identitete politike, agresione dhe gënjeshtra shumë më shpejt se transporton fakte. Një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike. Shqipëria u bë zogu dhe u gjetëm në mes të saj.

Kjo është risia e kohës ku jetojmë: algoritmi dhe emocioni mbërrijnë përpara fakteve. Kjo është një histori paralajmëruese për demokracinë në epokën e algoritmit dhe nevojitet që ne të parët, me përgjegjësinë e mandatit, ta lexojmë këtë histori sa më drejt dhe të jemi të përgatitur për në vijim, sepse nuk është vetëm fillimi. Kjo kohë ka sjellë këtë mekanizëm të ri dhe ne mund të bëjmë vetëm atë që është për ta kuptuar më mirë./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit