LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Synojmë linjë direkte me SHBA-në dhe portat digjitale, 40% e shqiptarëve udhëtojnë me avion

• Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat strategjikë të Shqipërisë është vendosja e linjës direkte ajrore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. • Duke folur nga Rinasi në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto, Rama vlerësoi ecurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke e cilësuar si aeroportin me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë. • Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte rreth 22 mijë fluturime në vit, ndërsa në vitin 2025 numri i pasagjerëve ka arritur në 13.7 milionë. • Kryeministri tha më tej se parashikimet janë që deri në fund të kësaj dekade aeroporti të kalojë shifrën e 100 mijë fluturimeve në vit. • Rama u shpreh se krahas rritjes së trafikut ajror, është përmirësuar edhe cilësia e shërbimeve, ndërsa njoftoi një fazë të re të transformimit digjital të aeroportit. • Ai theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në vitet e ardhshme. • Kreu i qeverisë u ndal edhe te Aeroporti i Vlorës, për të cilin tha se vonesat e deritanishme nuk lidhen me institucionet shtetërore, por me problematika të brendshme të kompanisë që po e ndërton. • Kryeministri tha ndër të tjera se qeveria ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e garës për Aeroportin e Gjirokastrës, i cili do të funksionojë si aeroport turistik dhe sezonal. • Sa i përket numrit të shqiptarëve që përdorin transportin ajror, Rama tha se është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. • Sipas tij, kur qeveria nisi detyrën, vetëm 6.5 për qind e popullsisë shqiptare kishte mundësi të përdorte transportin ajror, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në afro 40 për qind. • Rama e lidhi këtë zhvillim me hapjen e konkurrencës në tregun e fluturimeve pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm, i cili sipas tij e bënte më të kushtueshëm udhëtimin nga dhe drejt Shqipërisë. • Në fund, Kreu i qeverisë falënderoi ambasadoren e Kanadasë për pjesëmarrjen në aktivitet, ndërsa për përfaqësuesit e kompanisë ajrore nuk kishte asnjë falënderim, pasi sipas tij, ata kanë ardhur në Shqipëri për të për të gjeneruar fitime.

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi dhe një aviacion që mbështet zhvillimin ekonomik 

Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Synojmë linjë
Enea Karakaçi

RINAS- Nisin fluturimet direkt Kanada-Shqipëri. Për herë të parë në histori, Shqipëria është e tashmë e lidhur me Amerikën e Veriut, duke shënuar kështu një arritje historike për aviacionin në vendin tonë. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërriti ditën e sotme avioni i parë i fluturimit transatlantik Toronto-Tiranë.

Në një ceremoni simbolike u mirëpritën pasagjerët e parë të këtij fluturimi,  ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. 

Në praninë edhe të Kryeministrit, Edi Rama, ministri Karakaçi tha se kjo linjë fluturimi krijon një urë të re duke nxitur shkëmbimet mes dy vendeve si dhe hap një treg të ri për turizmin shqiptar, duke sjell vizitorë nga një prej vendeve më të zhvilluara të botës. Lidhja direkt mes dy vendeve  krijon mundësi të reja për biznesin, investimet dhe shkëmbimet ekonomike.

“Kjo arritje nuk është rezultat i rastësisë. Ajo është produkt i një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe kanadeze, i një pune intensive diplomatike dhe teknike, si dhe i besimit që industria ndërkombëtare e aviacionit ka tek Shqipëria”, tha Karakaçi. 

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ky zhvillim dëshmon edhe një herë transformimin që ka përjetuar gjatë këtyre viteve të fundit aviacioni shqiptar, duke e renditur Shqipërinë një destinacion që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë. 

“Vetëm pak vite më parë Shqipëria konsiderohej një treg periferik. Numri i pasagjerëve tashmë në ditët e sotme është trefishuar krahasuar me periudhën para pandemisë, lidhjet ajrore janë zgjeruar ndjeshëm dhe Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët nga e gjithë bota. Kjo rritje nuk do të kishte kuptim pa sigurinë në aeroport.

Prandaj kemi investuar paralelisht në forcimin e mbikëqyrjes së aviacionit civil, në përmirësimin e standardeve dhe në harmonizimin me kërkesat evropiane dhe ndërkombëtare. Ndërsa shohim drejt së ardhmes, vizioni ynë është i qartë, më shumë lidhje, më shumë mundësi dhe një aviacion që mbështet zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, u shpreh Karakaçi.

Ministri bëri të ditur më tej se së bashku me partnerët do të punohet për të zgjeruar më tej rrjetin e destinacioneve si dhe rritjen e kapaciteteve infrastrukturore si një garanci për të vijuar rritjen e fluturimeve drejt vendit tonë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror! Rezultat i hapjes së konkurrencës

Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Synojmë linjë
edi rama

RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se numri i shqiptarëve që përdorin transportin ajror është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Duke folur nga Rinasi në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto, Rama theksoi se kur nisi detyrën, vetëm 6.5 për qind e popullsisë shqiptare kishte mundësi të përdorte transportin ajror, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në afro 40 për qind.

Rama e lidhi këtë zhvillim me hapjen e konkurrencës në tregun e fluturimeve pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm, i cili sipas tij e bënte më të kushtueshëm udhëtimin nga dhe drejt Shqipërisë. Kreu i qeverisë falënderoi gjithashtu ambasadoren e Kanadasë për pjesëmarrjen në aktivitet, ndërsa për përfaqësuesit e kompanisë ajrore nuk kishte asnjë falënderim, pasi sipas tij, ata kanë ardhur në Shqipëri për të për të gjeneruar fitime.

"E fundit fare është që ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5% të popullsisë shqiptare që kishte akses në aviacion. Pra, vetëm 6.5% e shqiptarëve udhëtonin me avion ose mund të merrnin një avion kur ne e kemi nisur detyrën. Ndërkohë, sot që flasim, shifra ka shkuar në afro 40% e shqiptarëve që përdorin avionin. Është rezultat i hapjes së konkurrencës pas përfundimit të atij koncesionit të mëparshëm dhe të trashëguar, që e bënte të shtrenjtë, për hir të së vërtetës, fluturimin nga Shqipëria dhe për në Shqipëri, por pa diskutim edhe falë rritjes së të ardhurave të shqiptarëve, që është një fakt që mund ta diskutojmë dhe mund të diskutohet sipas dëshirës, por që, si çdo fakt, është i paluftueshëm nëse u referohesh të dhënave.

Falënderoj të gjithë dhe një falënderim të veçantë për ambasadoren e Kanadasë. Nuk kam asnjë falënderim për përfaqësuesit e kompanisë. Përfaqësuesi i kompanisë ka ardhur këtu për të fituar para, edhe ne e mirëpresim dhe, patjetër, që na vjen shumë mirë, sepse sa më shumë të fitojë kompania, aq më shumë do të rritin fluturimet. Po falënderim nga unë, jo. Nuk keni bërë asnjë sakrificë, madje jeni dhe vonë, se duhet të kishit ardhur më përpara, por prapë jeni më përpara se ata që do të vijnë më mbrapa. Falënderimin e kam për ambasadoren, që ka bërë rrugë për të ardhur deri këtu.

Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e aeroportit, falënderoj të gjithë punonjësit e sigurisë, falënderoj gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që shërbejnë këtu në aeroport. Në të gjitha kuptimet, mund të them që edhe nga pamja e raporteve njerëzore aeroporti është një vend tjetër. Jo se nuk ka momente që nuk janë mjaftueshmërisht të kënaqshme në komunikim, por gjithsesi, kur mendon se deri dje vije në Shqipëri, futeshe në aeroportin e vendit tënd dhe të shikonte polici më keq sesa të shikonin policët e aeroporteve të vendeve të tjera, që edhe ata nuk të shikonin mirë, sot besoj që kemi arritur një sukses historik, sepse kemi policë të buzëqeshur. E paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë," tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës! Do hapet edhe Aeroporti i Vlorës

Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Synojmë linjë
Edi Rama

RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në vitet e ardhshme.

Duke folur nga Rinasi në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto, Rama u ndal edhe te Aeroporti i Vlorës, për të cilin tha se vonesat e deritanishme nuk lidhen me institucionet shtetërore, por me problematika të brendshme të kompanisë që po e ndërton.

Sipas tij, Ministria përkatëse ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe aeroporti do të hapet pavarësisht mosmarrëveshjeve të krijuara. Kryeministri tha ndër të tjera se qeveria ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e garës për Aeroportin e Gjirokastrës, i cili do të funksionojë si aeroport turistik dhe sezonal.

“Projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri në një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjithë janë të informuar për disa vonesa të shkaktuara jo për shkak të shtetit, por për shkaqe të brendshme të kompanisë në aeroportin e Vlorës.

Ministria ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi ynë është i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë. Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për çeljen e garës për aeroportin e Gjirokastrës, që do të jetë aeroport turistik dhe sezonal. Ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5 për qind të popullsisë që kishte akses në aviacion, ndërsa sot që flasim shifra ka shkuar në afro 40 për qind e shqiptarëve që e përdorin avionin," tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve"/ Rama: Objektivi është të kemi linjën direkte me SHBA-në

Inaugurohet linja e re Tiranë-Toronto, Rama: Synojmë linjë
Edi Rama

RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat strategjikë të Shqipërisë është vendosja e linjës direkte ajrore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur nga Rinasi në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto, Rama vlerësoi ecurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke e cilësuar si aeroportin me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë.

Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte rreth 22 mijë fluturime në vit, ndërsa në vitin 2025 numri i pasagjerëve ka arritur në 13.7 milionë. Kryeministri tha më tej se parashikimet janë që deri në fund të kësaj dekade aeroporti të kalojë shifrën e 100 mijë fluturimeve në vit. Po ashtu, Rama u shpreh se krahas rritjes së trafikut ajror, është përmirësuar edhe cilësia e shërbimeve, ndërsa njoftoi një fazë të re të transformimit digjital të aeroportit.

“Linja juaj do të jetë shumë e suksesshme. Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi linjën direkte me SHBA. Edhe në raport me këtë objektiv është bërë një përparim. Të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme. Mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Mjafton shifra e ndryshuar e 9 viteve, nga 2016-2025, për të kuptuar çfarë rritje marramendëse ka ndodhur me aeroportin e Tiranës.

Në vitin 2016, kur nisi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit; më pak se 10 vite më vonë numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë. Ne e parashikojmë të kalojë në mbi 100 mijë fluturime në fund të kësaj dekade. Nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit.

Është një ndër aeroportet e para që ka hedhur hapin e kalimit të digjitalizuar, ndërkohë që së shpejti po këtu ne do të hapim një kapitull të ri të transformimit digjital të aeroportit. Kapitullin e portave digjitale, që do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë kontroll nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike shqiptare. Për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në aeroportin e Rinasit, të jetë hyrje si në shtëpinë e tyre," tha Rama./Dosja.al

edi rama rinas

Sondazh

Poll

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin