LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re

•Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 19-të rradhazi të protestës së tyre. • Pas organizimit të tyre, priten që ata të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protestuesit kanë ndryshuar intinerarin e tyre dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. • Në këtë seancë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mijëra qytetarë po thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. • Nuk dihet ende cili do të jetë intinerai i tyre..

9 artikuj për këtë temë.

25 MINUTA ME PARE

“Si mund të shpresojmë nga militantët dhe patronazhistët”/ Protestuesi: Ky sistem mafioz na ka mashtuar

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e 19-të rradhazi tha se nuk mund të shpresohet se vendi do të bëhet më mirë, nga militantët dhe patronazhistët. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, ai tha se ky sistem ka dhe ato ndihma të BE që kanë dhënë për rimëkëmbje.

Protestuesi bëri thirrje që qytetarët të vijonë revoltën e tyre dhe të mos lejojnë pushtetarët të jenë më nën petkun e pushtetit.

“Mos u bëni peng që të keni idhuj Berishizmin dhe Ramiznin. Mos u bëni më pengje të individit. Boll është boll, të gjithë të jemi në shesh që të ngremë zërin. Kemi pasur vetëm vjedhje. Ky sistem mafioz na ka mashtuar. Na i kanë marrë dhe ato ndihma të BE që e kanë dhënë për rimëkëmbje. Si mund të shpresojmë nga militantët dhe patronazhistët. Mos i lejoni këta kriminelë më me petkun e pushtetit.”, tha ai./Dosja.al

32 MINUTA ME PARE

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar, mos e lëshoni vendin

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e ditës së sotme tha se 90% e popullit shqiptar është me protestuesit dhe 61 % e popullit thotë; Rama ik. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kjo është në  parametrat shkencorë.

Protestuesi theksoi se kryeministri Rama është frikësuar, ndërsa shtoi se të qytetarët duhet të vijojnë protestën e tyre.

“Me anketa, 90% e popullit shqiptar është më ju, 61 % e popullit thotë; Rama ik! Janë parametra shkencorë, nuk janë llafe pazari. Është frikësuar ky zotëria këtu. Burra mos e lëshoni vendin. E ardhmja do të jetë e fëmijëve tanë. Zoti e bekoftë këtë vend të këndshëm.”, tha ai./Dosja.al

46 MINUTA ME PARE

“Duhet një brain gain”/ Mjekja në protestë: Nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Protestuesja

TIRANË- Një mjeke e cila po merr pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se vendit i duhet një “brain gain”. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve.

Mjekja u shpreh se atdhedashuria nuk matet me fjalë por me integritetin në fushën e tij. “Kam ëndërr që Shqipërinë ta ndërtojmë vetë”, tha ajo në fund.

“Jam një mjeke, kam studiuar në Varshavë, por e ushtroj profesionin këtu. Nuk mund të vazhdohet më me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve. Kemi mjekë, ekonomistë, urbanistë e profesionistë të tjerë të shkëlqyer që janë edhe atdhetarë, sepse atdhedashuria nuk matet me fjalë por me integritetin në fushën e tij. Duhet një brain gain. Kam ëndërr që Shqipërinë ta ndërtojmë vetë”, tha ajo./Dosja.al

48 MINUTA ME PARE

“Po presidenti pse hesht”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia apo vende të tjera të botës

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Një protestues i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se vendi po zëvëndësohet nga Azia dhe vende të tjera të botës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se në protestë duhet të flasin të gjithë ata që nuk blejnë dot ilaçet.

Më tej ai shtoi se duhet të flitet edhe për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi si pasojë e çmimeve të larta. Në fund, ai shtroi pyetjen se “Pse po hesht presidenti”.

“Duhet të heqim të gjithë gardhet. Të flasim për të rinjtë, që nuk blejnë dot shtëpi, që nuk bëjnë dot fëmijë. Për nënat dhe baballarët që nuk blejnë dot ilaçet, që presin nga fëmijët dhe nipërit. Të flasim për Shqipërinë, ku çdo gjë po mbyllet, s’ka më fshatra. Po zëvendësohemi nga Azia apo vende të tjera të botës. Qeveria na thotë se këtu është fushë me lule. Që turizmi është mirë po ku janë këto lekë? Po presidenti pse hesht”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ndërsa thërrasin njëzëri “Rama në burg, Berisha në burg”. Ata thanë para ambienteve të Kuvendit, që ky ishte vetëm një paralajmërin, pasi protesta do të vijoj deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Opzitë e shitur” dhe “Parlamenti i krimit”, këto janë disa nfga thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 19-të e protestës së tyre./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Deputetët dalin nga salla e seancave plenare, protestuesit: Parlament o tradhëtar me Shqipërinë mos bëj pazar

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para ambienteve të Kuvendit, ku qytetarët thirrën njëzëri “Rama jepe dorëheqjen”. Deputetët dolën nga salla e seancave plenare, ndërsa protestuesit u bënë prite duke thirrur “Parlament o tradhëtar me Shqipërinë mos bëj pazar”. 

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. Kujtojmë që kjo është protesta e 19-të rradhazi, ku qindra mijëra qytetarë kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Parlamenti i krimit”/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para ambienteve të Kuvendit, ku po thërrasin njëzëri “Parlamenti i krimit”, “Ju erdhi fundi”, “Të shitur” dhe “Dorëzoni mandatet”.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk dihet ende cili do të jetë intinerai i tyre./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë ndryshuar intinerarin e tyre dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. Në këtë seancë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mijëra qytetarë po thërrasin në kor  “Rama në burg, Berisha në burg”.

Kujtojmë që kjo dita e 19-të e protestës së tyre, ndërsa revolta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Me pankarta ne duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama jep dorëheqjen”/ Dita e 19-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 19-të rradhazi të protestës së tyre. Pas organizimit të tyre, priten që ata të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Kërkësat e tyre vijojnë të jenë dorëheqja e kryeministrit Edi rama dhe anulimi i projektit të Zvërnecit. Revolta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë./Dosja.al

protesta e 19

Sondazh

Poll

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve