LIVE UPDATES
Aktualitet

Jo vetëm pallat i kokainës së Aruba-s, zbulohet kulla simbol edhe i parave korruptive të AKSHIT…

Një prej emrave big në këtë dosje është edhe Orgest Birçaj, i njohur si zotëruesi i kompanisë së makinave luksoze Top Seven. Përpos akuzave për trafik kokaine dhe grup kriminal, Birçaj kishte themeluar biznesin si mjet për pastrimin e parave dhe justifikimin e milionave. Top Seven, njihej si biznesi i VIP-ave shqiptarë ku merrnin makina për përdorim apo blerje. SPAK sekuestroi edhe kompaninë tjetër të tregtimit të veturave “Auto Fusion Plus” që po ashtu dyshohet se kishte mision pastrimin e parave.

17 Qershor 2026, 22:44 Nga E. D

Jo vetëm pallat i kokainës së Aruba-s, zbulohet kulla simbol edhe

TIRANË- Paralelisht, SPAK dyshon dhe vijon hetime intensive, se të ardhurat nga ky aktivitet janë investuar në Shqipëri në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe biznese, si pjesë e skemës së pastrimit të parave nga aktiviteti kriminal i periudhës 2017 e në vijim. Kjo përbën edhe thelbin e dosjes hetimore.

“Në Shqipëri vazhdon e ndërtohet në ritme marramendëse, ndërkohë që sasia e parave që futet në këto ndërtime nuk mund të jetë kurrsesi e justifikuar. Kështu që nëse do krijohej një precedent do të ishte precedenti më i mirë për të futur ekonominë shqiptare në shinat e ligjshmërisë”, u shpreh avokati, Rezart Kthupi.

Një prej emrave big në këtë dosje është edhe Orgest Birçaj, i njohur si zotëruesi i kompanisë së makinave luksoze Top Seven. Përpos akuzave për trafik kokaine dhe grup kriminal, Birçaj kishte themeluar biznesin si mjet për pastrimin e parave dhe justifikimin e milionave. Top Seven, njihej si biznesi i VIP-ave shqiptarë ku merrnin makina për përdorim apo blerje. SPAK sekuestroi edhe kompaninë tjetër të tregtimit të veturave “Auto Fusion Plus” që po ashtu dyshohet se kishte mision pastrimin e parave.

Në qendër të analizës qëndrojnë subjekte që kanë ngritur kulla e pallate luksoze në zonat më elitare të kryeqytetit, ku përfshihen emra si Ilir Shtufi dhe Orest Sota. I pari shërbente si lavatriçja e pastrimit të parave, ndërsa i dyti, përpos bizneseve, i përfshirë edhe vetë drejtpërdrejt në trafikun e lëndëve narkotike, siç zbuluam më sipër…

Në dosjen hetimore, në fokus të skemës së dyshuar të pastrimit të parave janë kompanitë e Shtufit “Nova Construction 2012”, sot “Nova Group” dhe “LTD Co” sh.p.k. Këto struktura biznesi dyshohet se janë përdorur si kanale për të injektuar dhe qarkulluar të ardhurat e gjeneruara nga aktiviteti kriminal i grupit të drejtuar nga Luçiano Koçeku.

“Ndaj Luçiano Koçekut janë kryer veprime hetimore në këqyrje të sistemeve elektronike mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim dhe lidhjeve të tij, është vijuar me këqyrjen e akteve noteriale me të cilat janë bërë pronarë, kanë përfituar pronësinë, kanë lidhur kontrata sipërmarrjeje me subjektet ndërtuese/zhvilluese, kanë lidhur kontrata dhurimi, prokura në delegim veprimesh, huamarrje dhe huadhënie, kredimarrje, të kryera me persona fizikë dhe juridikë të lidhur me vetë personin nën hetim Luçiano Koçeku, dhe akte noteriale të revokuara pas në kohë, të cilat në thelb të tyre bartin fiktivitetin dhe shërbejnë sa për të fshehur burimet e paligjshme të përftuara nga trafiku i lëndës narkotike”, nga dosja hetimore.

Takimet në ishullin e luksit në Karaibe ngjizën atë që mund të konsiderohet edhe si aleanca e kullave, resorteve apo bizneseve të pastrimit të parave. Për të kuptuar se si funksiononte grupi në fjalë, nga detajet që përmban dosja, duhet të shohim rezultatet në Tiranë dhe jug të Shqipërisë.

Në takime të zhvilluara në Majorka, Belgjikë e Aruba, takime të cilat konsistuan në vitet 2018-2021 kryesisht në kuadër të veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, por edhe për investime disa miliona euro të gjeneruara prej këtij aktiviteti të paligjshëm duke u fshehur pas subjekteve ndërtuese të njohura në aktivitetin e ndërtimit, të cilat përfitojnë lehtësisht leje zhvillimi dhe ndërtimi.

“Takimi përfshihet në atë që quhet sfera e rrethanave, indicieve apo provave që provojnë qëllimin fundor, dhe qëllimi fundor në këtë rast është injektimi i parave të pista në sektorin e ndërtimit duke devijuar atë që është korpusi ligjor shqiptar për të arritur pastaj për të ndërtuar në atë që nuk është vend që duhet të ndërtojë”, u shpreh Rezart Kthupi, avokat.

Mes tyre, simbol i dosjes që ndoshta mund të përmbysë një epokë për ekonominë shqiptare është kjo godinë, e njohur si “Garden Building”. Kulla e ngritur në zemër të kryeqytetit dhe e përmendur në dosjen hetimore si pjesë e skemave ku ndërthuren interesat e personave të lidhur me botën e krimit, pasurive të paluajtshme dhe pastrimit të parave.

Nga bisedat e zhvilluara në platformën SkyECC midis Luçiano Koçeku dhe Genci Bedini mësohet se Ardian Zykaj do edhe një tjetër dyqan tek Rruga e Kavajës, Tiranë, me sipërfaqe 600 m2, si edhe në katin -1 duke krijuar dyshimet se personi nën hetim Luçiano Koçeku ka gjurmë të integrimit të shumave të tij monetare të përfituara nga trafiku i narkotikëve edhe në objekt të ndërtuar në Rrugën e Kavajës.

Madje, në një investigim të mëparshëm, Inside Story zbuloi se në këtë godinë ishin investuar jo vetëm paratë e kokainës, por edhe financat me burim korrupsionin. Kjo godinë, është baza e bizneseve të Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtorit të AKSHIT që sot është nën hetim për korrupsion dhe grup kriminal. Përmes kontratave të ndryshme, prestanomët e lidhur me Shimën shërbyen si furnitorë ndaj subjektit zhvillues në kullën e financuar me paratë e krimit.

Lindin dyshime se edhe në këtë ndërtim është personi nën hetim i cili menaxhon shitjet e këtij objekti, kërkesat që vijnë për ambientet në të (si në rastin e Ardjan Zykës) dhe se fakti që në këtë objekt kanë pronësi “nëpërmjet integrimit të shumave monetare” edhe të tjerë persona të përfshirë në trafikun e narkotikëve si edhe shtetasi Genci Bedini, ku dukshëm paraqitet se në to janë investimet e tyre dhe pse fiktivisht lidhen kontrata noteriale qiraje, ‘Shikojeni vetë, keni paguar miliona për ato dyqane, të paguani qira është gjynah”.

Godina luksoze, është ndërtuar nga kompania “Nova Konstruksion”, e zotëruar nga Ilir Shtufi, i konsideruar një prej oligarkëve më të mëdhenj që zotëron interesa qindra milionë euro edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Ai konsiderohet një prej biznesmenëve më të mëdhenj në fushën e energjisë, zotërues i disa parqeve fotovoltaike me kontrata të garantuara shitjeje tek operatori publik.

Ai konsiderohet pika kyçe e investimit të parave të kokainës nga vëllezërit Koçeku dhe personazhet e tjerë që lidhën aleancë në ishullin e Arubas.

“Për të ardhurat kanë ardhur nga një aktivitet kriminal, duhet të hetohet subjekti i cili investon, ortakët pjesëmarrës në këtë subjekt se çfarë aktiviteti kanë pasur, si në momentin që zhvillojnë biznesin e ndërtimit por edhe në të shkuarën çfarë kanë përfaqësuar në tregun shqiptar. Gjithmonë është shumë e rëndësishme të verifikohet burimi i të ardhurave që kërkohen të futen dhe të investohen në qarkullimin civil”, u shpreh avokati, Dritan Jahja./Top Channel

Sondazh

Poll

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale