LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Kryebashkiaku: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa. S’lejohet transmetimi live, shtyhet seanca

• Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte sot në Gjykatën Administrative për seancën me prokurorin e posaçëm Ols Dado, për të cilin kërkon pavlefshmërinë e dekretit që e emëroi prokuror në 2008-ën. • Gjatë kësaj seance, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që i ka kërkuar Gjykatës që Veliaj të mos legjitimohet si paditës, nuk dërgoi përfaqësues në seancë, ndërsa prokurori Dado u mbrojt nga avokati. • Mbrojtja e Veliajt kërkoi që procesi të vazhdonte pavarësisht mungesës së KLP-së, ndërsa kundërshtoi qëndrimin që kryebashkiaku të mos legjitimohet si paditës. • Gjatë fjalës së tij, Veliaj akuzoi Ols Dadon si një prokuror të paligjshëm që i ka shkatërruar jetën, duke thënë se as nuk denjon të vijë në gjyq. • Kryebashkiaku theksoi se është 500 ditë i pezulluar nga detyra nga një prokuror me pesa, ndërsa ngriti pyetjen se kush po i menaxhon shërbimet publike në kryeqytet. • Edhe në këtë seancë, Administrativja nuk lejoi që të transmetohet live, ndërsa mbrojtja e Veliajt e quajti një proces qesharak që nuk po lejon transparencën. • Gjykata thotë se vendimi i gjyqtarit Hazbi Balliu për të mos lejuar transmetimin e seancës live është marrë më 8 maj dhe është ende në fuqi. • Trupa gjykuese ka vendosur gjithashtu që shqyrtimi i çështjes të mos vijohet ditën e sotme, duke caktuar datën 3 korrik në orën 13:00 për seancën e re. • Ndërkohë, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca kërkoi kohë që të njihej më shumë me padinë e shoqatës, ndërsa shtoi se qytetarët kanë interes që seanca të zhvillohet live me kamera.

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Momenti kur kryebashkiaku del nga salla, përshëndet të pranishmit

Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Kryebashkiaku: Jam 500 ditë

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Administrative në kuadër të seancës gjyqësore me prokurorin e posaçëm, Ols Dado.

Seanca është zhvilluar në kushte të rrepta sigurie, ndërsa procesi nuk është lejuar të transmetohet live për publikun. Në sallën e gjyqit, për të shprehur mbështetjen e tij ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ishte i pranishëm edhe aktori i njohur i humorit, Gaz Paja.

Në fund të seancës, Veliaj është larguar nga ambientet e gjykatës i shoqëruar nga forca të Policisë së Shtetit, ku përpara se të linte sallën, ai ka përshëndetur të pranishmit.

Për çfarë akuzohej Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

3 ORE ME PARE

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative/ Ndreca: Qytetarët kanë interes ta dëgjojnë live

Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Kryebashkiaku: Jam 500 ditë
Gjykata Administrative

TIRANË- Sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurori i çështjes së tij, Ols Dado është shtyrë.

Bëhet me dije se Trupa gjykuese ka vendosur që shqyrtimi i çështjes të mos vijohet ditën e sotme, duke caktuar datën 3 korrik në orën 13:00 për seancën e re.

Ndërkohë, avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca kërkoi kohë që të njihej më shumë me padinë e shoqatës, ndërsa shtoi se qytetarët kanë interes që seanca të zhvillohet live me kamera./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Dado s’denjon të vijë"/ Gjyqi në Administrative, Veliaj: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që...

Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Kryebashkiaku: Jam 500 ditë

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Administrative ka ngritur akuza të forta ndaj përfaqësueses së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke deklaruar se ajo ka gënjyer hapur para institucioneve. Veliaj u ndal edhe te çështja e prokurorit Olsi Dado, duke pretenduar se ky i fundit nuk është paraqitur në proces pavarësisht kalimit të një periudhe të gjatë kohe.

Kryebashkiaku i arrestuar tha gjithashtu se emërimi i Dados ka qenë një favor politik dhe jo një proces i rregullt institucional, duke përmendur edhe një deklaratë publike të ish-presidentit Bamir Topi. Në tej, Veliaj ngriti shqetësime edhe për drejtimin e kryeqytetit dhe funksionimin e institucioneve, duke kërkuar rikthimin e solemnitetit në proceset gjyqësore.

“Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen hapur. Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas më për veten time, sepse nuk kërkoj mëshirë nga askush. Unë edhe në maternitet do të shkoj me polic. Pas 500 ditësh, Olsi Dado nuk denjon të vijë.

Ju e dini që ai e ka marrë shkollën me pesa. Nuk ka asnjë dosje. Është qokë. Edhe Bamir Topi doli dhe tha hapur se bëhej fjalë për një qokë. Kush i pastron plehrat? Janë bërë mullar, aq sa shoh nga dritaret e autobusit. Kush i ndërton kopshtet? Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush. Ktheni solemnitetin e procesit. Ju jeni zoti i seancës. Si qenka KLGJ-ja? Atëherë kot që jemi këtu. Nëse KLP thotë se kemi bërë prokuror noterin me pesa që shkatërroi jetën e një njeriu, kush e përfaqëson tani KLP-në? Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen minimale që të jep ligji”, tha Veliaj./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Gjykata Administrative nuk lejoj transmentimin live, avokati i Veliajt: Proces qesharak! Po kthehet në gjykatë të mbyllur me hekura

Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Kryebashkiaku: Jam 500 ditë
Pamje

TIRANË- Gjykata Administrative nuk ka lejuar transmetimin live të seancës së Erion Veliajt, e cila po zhvillohet ditën e sotme, kundër Ols Dados. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati i Veliajt, Plarent Ndreca i cili tha se ky proces gjyqësor po bëhet qesharak. 

Ndreca tha se mbyllja hermetike që duhet të jetë në sy të publikut po kthehet në një gjykatë të mbyllur me hekura. Avokati e cilësoi si të papranueshme faktin që gazetarëve u ndalohet të filmojnë.

"Duket që në këtë proces po humbet durimi në çdo kuptim po kthehet në proces qesharak, e kjo vihet re që tek dera, një polic pa kompetencë rri te dera dhe ndalon hyrjen e qytetarëve në seancën publike. Salla e gjyqit administrohet nga ju, as nga gjykata, kanë bërë kërkesë gazetarët, ka kaluar çdo lloj mirëkuptimi, s’gjej fjalë etike për të vlerësuar këtë absurd, mbyllja hermetike që duhet të jetë në sy të publikut po kthehet në një gjykatë të mbyllur me hekura. Është një udhëzim i KLGJ, dhe më e rënda gazetarët e publiku janë prezent, dhe ndalohet të filmojë. Ju deklaruat diçka tjetër dhe e vërteta është diçka tjetër për masat e regjistrimit, më thatë se do interesoheni personalisht. Ju nuk jeni në varësi të KLGJ, por të ligjit dhe të kushtetutës", tha Ndreca./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Padia kundër emërimit të Ols Dados, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Kryebashkiaku: Jam 500 ditë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në në Gjykatën Administrative. Veliaj kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror, ndërsa seanca do të nis në orën 14:00.

Gjykata Administrative edhe këtë herë ka refuzuar transmetimin live të seancës, apo regjistrimin e saj. kamerat do të jenë të pranishme vetëm në fillim të seancës dhe kur të jepen vendimet./Dosja.al

erion veliaj ols dado

Sondazh

Poll

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin