LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia përsëriti veten/ Si u helmuan sërish studentët e Akademisë së Sigurisë nga 'Sori AL', ku janë AKU dhe Prokuroria e Tiranës?

Kompania e kateringut që kujdeset për ushqimin e studentëve është 'Sori Al' e Alma Tafanit, e cila është e njohur për skandale të tilla edhe më parë. Vetëm 50 ditë më parë, më 6 Maj, po të njejtët studentë janë helmuar nga ushqimi i servirur nga Sori Al. 

25 Qershor 2026, 11:00 Nga Izmir Akulli

Historia përsëriti veten/ Si u helmuan sërish studentët e

TIRANË- 50 ditë. Vetëm kaq mjaftuan që studentët e Akademisë së Policisë që helmohen sërish nga ushqimi i kateringut nga kompania Sori Al në pronësi të Alma Tafanit. Ditën e djeshme janë helmuar plotë 60 studentë nga Akademia e Policisë për shkak të ushqimit që kishin konsumuar gjatë vakteve të tyre.

Fillimisht me urgjencë në spital janë dërguar 31 studentë gjatë orëve të para pas mesnate, me simptoma helmimi si diarre, të vjella, temperaturë dhe dhimbje koke. Por pasi kanë marrë ndihmën e parë këta studentë, një grup tjetër me studentë të helmuar nga ushqimi është transportuar drejt dyreve të spitalit me simptoma të njëjta. Këtë herë ndodheshin 29 studentë të Akademisë së Policisë që u transportuan për të marrë ndihmë, duke e çuar numrin e plotë prej 60 studentësh.  

Menuja e ushqimit që studentët e Akademisë së Sigurisë konsumuan ditën e djeshme ka pasur të përfshirë ushqime të ndryshme si Pilaf, Makarona, Fasule, Sallam, Salcice, Kos, Qumësht dhe Bukë.

Një ngjarje e përsëritur

Kompania e kateringut që kujdeset për ushqimin e studentëve është 'Sori Al' e Alma Tafanit, e cila është e njohur për skandale të tilla edhe më parë. Vetëm 50 ditë më parë, më 6 Maj, po të njejtët studentë janë helmuar nga ushqimi i servirur nga Sori Al. 

Më 6 Maj u helmuan në total 56 studentë, të cilët shfaqën probleme pas konsumimit të ushqimit nga kjo kompani kateringu. Në atë kohë ata kishin konsumuar sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë. 

Ndërkohë që një ditë më vonë kanë dalë dhe pamjet nga ushqimet që studentët konsumuan, ku veçanërisht ra në sy uthulla me krimba. 

Po institucionet ligjzbatuese ku janë

Pas helmimit të parë të studentëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi përkohësisht kompaninë e ushqimit dhe vetëm disa ditë më vonë e zhbllokoi sërish atë me pretekstin se analizat e marra nga monstrat kishin dalë brenda normave. Edhe pse kjo ngjarje ngriti një alarm në lidhje me sigurinë e ushqimeve asnjë masë konkrete nuk është marrë për ta parandaluar apo për të dënuar fajtorët e skandalit me ushqimin. 

Ndërkohë që sot jemi në kushtet që kjo ngjarje ka përsëritur vetveten por me numër më të lartë studentësh të helmuar e pasoja akoma më të rënda se të parat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita në kohën e helmimit të studentëve të parë, pranoi e kjo kompani vazhdonte dhe furnizonte Akademinë e Policisë me ushqim, ndërkohë që duheshin marrë masa për ta bllokuar aktivitetin, deri në momentin që ngjarja do zbardhej. 

"Aktiviteti i subjektit tregtar nuk është ndërprerë, pasi ka dhe disa institucione të tjera ku vepron. Shkeljet konkrete do të bëhen të ditura në vijim. Për momentin kemi marrë vetëm njoftimin që këta studentë janë helmuar. Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Dje u bë bllokimi i lëndëve apo sasitë ushqimore të përdorura nga studentët. Kompania vazhdon të furnizojë studentet edhe sot. Do të vijojë më tej se si do të operohet,” u shpreh Hita asokohe, por asnjë shkelje nuk u bë e ditur më vonë.

Pyetjet që presin përgjigje

Por me përsëritjen e kësaj ngjarje të ndodhur dhe paralajmëruar më parë, ngrihen disa pyetje që presin përgjigje nga institucionet përgjegjëse shtetërore si AKU apo Prokuroria e Tiranës. Çfarë masash mori Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përtej bllokimit të përkohshëm dhe më pas zhbllokimit të aktivitetit? A u vendos një regjim i posaçëm kontrolli për një operator me probleme të ngjashme të hasura dhe më parë? Po Prokuroria e Tiranës a hapi një hetim të plotë për të verifikuar nëse kishte përgjegjësi penale për helmimin masiv? A u identifikuan përgjegjësit dhe a u morën masa për të parandaluar përsëritjen e ngjarjes së rëndë?/Dosja.al

sori al alma tafani aku

Sondazh

Poll

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!