"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
LIVE UPDATES
"Dorëheqje"/ Dita e 28-të e protestës, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar
• Protesta e 28-të kombëtare për largimin e kryeministrit Edi Ramës nga pushteti po mbahet sot. • Tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme. • Grumbullimi ka nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas protestuesit kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Prej 28 ditësh qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. • Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
12 artikuj për këtë temë.
11 MINUTA ME PARE
“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër (VIDEO)
“Diella"
TIRANË- Protestuesit kanë publikuar një video ironizuese gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet Ministrja e Inteligjencës Artificiale, “Diella”, duke bërë një deklaratë për dorëheqje.
Në video Diella deklaron dorëheqjen në mënyrë simbolike, për shkak të skandalit të Zvërnecit, ndërsa i bën thirrje që edhe Kryeministri Edi Rama të bëjë të njëjtën gjë.
"Për shkak të skandalit të Zvërnecit deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj Kryeministër," tha Diella./Dosja.al
25 MINUTA ME PARE
"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain
Mehdi Malkaj
TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, duke iu referuar folësve të mëparshëm, tha se ata kanë pasuruar gjuhën shqipe, ndërsa tha se emri i Edi Ramës e bën pis gjuhën shqipe. Ai tha se nuk duhet të arrestohen qytetarët, por Edi Rama, që siç theksoi ai ka shitur Sazanin, Vlorë dhe 12 milje det.
“Këta parafolësit e mi pasuruan gjuhen shqipe. Se psh Edi Rama, ai maskarai, do thuhet jo Edi Eama, maskarai, qelbësira, ndyrësira, haleja. Se emri i tij na bën pis gjuhën dhe ne duhet ta mbajmë të pastër gjuhen tonë. Miq të dashur dëgjova që kanë marrë disa djem të protestës, i ka marrë policia. Shumë turp. Po tani kushtetuta thotë që jemi të barabartë para ligjit. Po pse nuk fusin këtë maskarain në burg?! Pse nuk e fusin këtë edepsëzin që të kalbet atij? Sepse ka hequr butrentit, ka hequr 12 milje det, ka hequr Vlorë, Sazanin. Nuk i kemi më, i ka shitur”, tha aktori, duke deklaruar se “nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria”./Dosja.al
52 MINUTA ME PARE
"Shqiperia po jep shembull për gjithë botën"/ Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit
Ilaria Salis
TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 28 për largimin e Edi Ramës. Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për kauzat e ngritura nga protestuesit dhe ka folur për mbrojtjen e pasurive natyrore. Salis theksoi se Shqipëria, toka dhe bukuritë e saj natyrore nuk duhet të trajtohen si pasuri për tu shitur, ndërkohë shtroi se Europa nuk është në Bruksel, por është këtu në Shqipëri.
“Është nder i madh që të jem këtu, sepse Europa nuk është në Bruksel, por këtu. Kjo është Europa më e mirë, sepse një popull me inteligjencën, dëshirën dhe ëndrrën e vet po ngrihet. Ishulli i Sazanit dhe Narta duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë brezat dhe jo të bëhet park pasanikësh. Duhet anuluar, sepse bazohet në korrupsion, kjo nuk ndodh vetëm këtu, por edhe në Europë dhe gjithë botën. Këtu po bëhet historia, po i tregohet rruga të gjithë popujve. Shqipëria nuk është në shitje dhe të drejtat e natyrës duhet të vijnë përpara parasë, imperializmin dhe oligarkive. Rroftë Revolucioni i Flamingove dhe rroftë Shqipëria”, u shpreh Ilaria Salis./Dosja.al
56 MINUTA ME PARE
"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë kryeministrin në qeli
TIRANË- Një protestues deklaroi gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë se libri “Albanian Files”, që përmban projekte që synohet të ndërtohen në Shqipëri, do të jetë dosja që do ta çojë kryeministrin Edi Rama në burg. I riu nënvizoi se në atë libër janë tokat e të gjithë shqiptarëve dhe se ka projekte që populli nuk është në dijeni që do të bëhen.
“Albanian Files”, një libër me 750 faqe ka dalë. Aty janë tokat e të gjithë shqiptarëve. Kryeministri Rama në bashkëpunim me arkitektë të ndryshëm kanë vendosur çfarë do të bëhet në Shqipëri për 100 vite. Tokat tona, shtëpitë e kullotat tona, lumenjtë e liqenet janë pjesë e projekteve që ne as nuk i dimë. Gjatë kësaj kohe ka shumë projekte shumë shkatërruese që po vijojnë siç ka edhe projekte që falë kësaj proteste janë ndaluar. Ajo dosje do të jetë dosja që do e shoqërojë kryeministrin Rama drejt e në qeli," theksoi ai.
1 ORE ME PARE
FOTOLAJM/ Protesta e 28 për largimin e Ramës, eurodeputetja italiane Ilaria Salis i bashkohet protestuesve
Ilaria Salis
TIRANË- Eurodeputetja Ilaria Salis i është bashkuar protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Prania e saj është mirëpritur nga organizatorët e protestës, të cilët e kanë cilësuar si një shenjë mbështetjeje ndërkombëtare për kauzën e tyre.
Salis njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se fundjavën do ta kalojë mes protestuesve dhe aktivistëve që janë pjesë e kësaj lëvizjeje.
Salis, e cila njihet në arenën ndërkombëtare për angazhimin e saj të palëkundur në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ka vendosur të zbresë vetë në shesh për të ndjekur nga afër revoltën popullore./Dosja.al
1 ORE ME PARE
"Rama tha se kemi frikë të vijmë"/ I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!
TIRANË- Gjatë tubimit para kryeministrisë, mori fjalën një i ri britanik, i cili ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për të marrë pjesë në protestë. Gjatë fjalës së tij, ai ka kundërshtuar deklaratat e qeverisë se protestat dëmtojnë turizmin, duke i cilësuar ato të pavërteta dhe duke theksuar se prania e tij është një dëshmi e kundërt.
Ai ka folur edhe për mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë dhe projekteve që dëmtojnë interesin publik. Në fund të fjalimit, i riu ka bërë thirrje në gjuhën shqipe për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit.
“Edi Rama tha se turistët janë të trembur të vijnë se ka protesta këtu. Unë erdha nga Mbretëria e Bashkuar për të thënë këtu se ato janë broçkulla. Ky vend është shumë i bukur për ta shitur! Edi Rama jep dorëheqjen! Shqipëri e re!”, u shpreh i riu përpara kryeministrisë./Dosja.al
1 ORE ME PARE
"Na quajti dele, po kush janë delet"? E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet! Protesta do mbyllet kur japë dorëheqjen
Nënë Liza
TIRANË- Protestës së 28 për largimin e Ramës i është bashkuar edhe një nga figurat më të njohura të rezistencës qytetare në vendin tonë, Nënë Liza, simboli i banorëve të "5 Majit", të cilët u përplasën me policinë gjatë prishjes së banesave të tyre. Duke folur për mediat, ajo theksoi se ka vendosur të bashkohet për shkak se kërkon që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen një orë e më parë pasi i ka nxjerrë njerëzit nga banesat me dhunë në mes të dimrit.
Nënë Liza kritikoi ashpër qeverinë se ka lënë qytetarët pa mbështetje ekonomike, ndërsa tha se familja e saj ka mbetur pa shtëpi dhe është detyruar të ndryshojë disa herë banesën me qira.
“Kam vendosur të bashkohem sepse ky duhet të ikë një sahat e më parë, por nuk ikën ky me Rama ik, ky e do me dajak, sikurse na ka nxjerrë nga shtëpitë me dajak. Mua më kanë tërhequr zvarrë, 1500 policë më rrethuan shtëpinë,fëmijët m’i futën në burg. Pensionin jo, rrogat jo, i ka nxjerrë njerëzit nga shtëpia në mes të dimrit.
Jam pa lekë dhe pa shtëpi, katër herë kemi ndryshuar shtëpinë me qira. Pensionet i rriti vetëm 2000 leë, është mësuar vetëm të mashtrojë, sepse ka lekë të mbajë gjithë botën e jo më Shqipërinë. Na quajti dele, kush janë delet? Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet. Kemi marrë një shtëpi faqja e zezë, s’ka asgjë brenda. Kjo protestë duhet të mbyllet kur të ikë Edi Rama”, tha ajo./Dosja.al
1 ORE ME PARE
"Nuk ka pushime, do jemi në protestë"/ Pankartat pikante: Rama flet për rindërtimin e Ukrainës, po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë
TIRANË- Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 28-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur dhjetëra pankarta, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj zyrtarëve të lartë.
Disa nga pankartat ishin "Flet për rindërtimin e Ukrainës, po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë", "Nuk ka pushime do jemi në protestë", "Shqipëria nuk është në shitje" dhe “Nuk shkohet në Europë me hajdutë”.
Pankartat janë kthyer tashmë në një nga elementët më të spikatur të protestave të përditshme, ku qytetarët zgjedhin të përcjellin mesazhet e tyre politike përmes ironisë dhe sloganeve kundër qeverisë.
1 ORE ME PARE
Protesta e 28-të për largimin e Ramës/ Qytetarët njëzëri: Pa rini nuk ka Shqipëri! Poshtë patronazhistët
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin nga Sheshi 'Skënderbej' drejt Kryeministrisë, të cilët prej 28 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Prej 28 ditësh qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Ramës nga qeveria. Gjithashtu tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
2 ORE ME PARE
VIDEOLAJM/ Vogëlushi i bashkohet protestës për largimin e Ramës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do t’ju hanë kokën këta flamingo
TIRANË- Protestës së 28 për largimin e kryeministrit Edi Rama i është bashkuar edhe një vogëlush, i cili ka tërhequr vëmendjen në protestë. Në pankartën e vogëlushit shkruhej: “Jeni tërbuar si qentë Dingo, do t’ju hanë kokën këta flamingo”.
Në prononcimin e tij i mituri tha se nuk duhet asnjëherë të heqin dorë nga protesta.
“Pankartën e kam bërë vetë, jam në klasën e gjashtë. Mesazhi: Mos u dorëhiqni kurrë”, tha ai./Dosja.al
2 ORE ME PARE
Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet
TIRANË- Sot po mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ramës nga pushteti. Tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme. Grumbullimi ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që pritet që qytetarët të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe do mbajnë fjalime.
Gjatë grumbullimit në shesh një emigrant i ardhur nga Italia denoncoi publikisht humbjen e pronave të tij dhe mbylljen e dyerve nga institucionet e drejtësisë. Ai theksoi se kthimi në atdhe ka qenë një makth për të, pasi pronat e tij janë tjetërsuar dhe asnjë institucion nuk po merr përgjegjësi për të zgjidhur ngjarjen.
“Unë vij në protestë sepse jam emigrant, vij nga Italia dhe më kanë marrë pronat. Shkoj të bëj denoncim, nuk ma marrin as denoncimin. Vetëm përmes kësaj proteste, që të rrëzohet ky pushtet, përndryshe jam i vdekur”, u shpreh qytetari./Dosja.al
4 ORE ME PARE
Sot protesta e 28-të kombëtare për largimin e Kryeministrit/ Diaspora i bashkohet tubimit: Rama jep dorëheqjen
Pamje nga protesta
TIRANË- Sot në orën 19:00 do të mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ramës nga pushteti, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Tubimit të kësaj të shtune pritet që t'i bashkohen edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.
Grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku dhe do mbajnë fjalime. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al