Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet
27 Korrik,...
Aktualitet
I shpallur në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
I arrestuari është Bledar Buxheli, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 11 vite burg për trafik droge.
28 Korrik 2026, 14:07Nga G.M
Pamje
LUSHNJË- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë në Shqipëri, pas një urdhër-arresti që ishte lëshuar nga autoritetet italiane.
I arrestuari është Bledar Buxheli, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 11 vite burg për trafik droge. Në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi i 48-vjeçarit, ndërsa pritet të bëhet ekstradimi i tij drejt Italisë.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit "Fast", ndërsa policia bënë me dije se Buxhelinit i kanë mbetur ende mbi 8 vite burg për të vuajtur.
Njoftimi:
"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Fier. Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar nga Lushnja, i dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “Fast”.
Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale “Trafik droge”, të parashikuar nga Kodi Penal italian.
Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë."/Dosja.al