Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
• Qytetarët finalizojnë sot ditën e 58-të rë revoltës së tyre. • Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
1 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 58-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në Bulevardin para kryeministrisë. Në protestën e zhvilluar disa ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.
Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve. Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve.
Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al