27 Korrik 2026, 14:14
Nga I.A
Flauers Shoshi
TIRANË- Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Flauers Shoshi, ka ndërmarrë një nismë të pazakontë përmes një procedure prokurimi publik me fond limit prej 100 milionë lekësh me TVSH. Ndonëse në dokumentacion objekti paraqitet si një projekt për riorganizimin dhe përmirësimin e strukturës drejtuese, specifikimet teknike tregojnë se ai përfshin një vlerësim të detajuar psikometrik dhe neurolinguistik të drejtuesve dhe zyrtarëve të ndërmarrjes.
Tenderi është parashikuar të zhvillohet më 3 gusht 2026, ndërsa kontrata do të zbatohet për një periudhë pesëmujore, nga shtatori 2026 deri në janar 2027. Sipas dokumenteve të tenderit, projekti synon të analizojë ngarkesën psikologjike, gjendjen e shëndetit mendor dhe mënyrën se si zyrtarët përballojnë stresin dhe komunikojnë gjatë ushtrimit të detyrës, si në ambientet e zyrave ashtu edhe në terren.
Dokumenti
Për realizimin e këtij procesi parashikohet angazhimi i katër ekspertëve të specializuar: tre ekspertë të psikometrisë, të cilët do të vlerësojnë personalitetin, aftësitë njohëse, sjelljen, qëndrimet dhe rezistencën ndaj ngarkesës psikologjike të punonjësve, si dhe një ekspert neurolinguistik, i cili do të analizojë etikën, komunikimin dhe mënyrën e reagimit të tyre në situata pune, duke i lidhur këto me rezultatet e vlerësimeve psikologjike.
Kjo nismë vjen në një periudhë kur Ujësjellës-Kanalizime Tiranë është përballur vazhdimisht me kritika për mungesën e investimeve, amortizimin e rrjetit, problematikat në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit, si edhe akuza për korrupsion. Po ashtu, ndër vite janë ngritur pretendime për sjellje joetike ndaj qytetarëve që kanë kërkuar llogari për faturimet apo mungesën e ujit, si edhe për konflikte të brendshme mes drejtuesve lidhur me poste drejtuese dhe procedura tenderuese.
Nisma e ndërmarrë nga drejtori Flauers Shoshi ka ngjallur diskutime për natyrën dhe qëllimin e saj. Ndërsa zyrtarisht paraqitet si një projekt për rritjen e efikasitetit të burimeve njerëzore, përmbajtja e dokumenteve ka ngritur pikëpyetje mbi domosdoshmërinë dhe prioritetin e një vlerësimi të tillë në kushtet me të cilat përballet aktualisht ndërmarrja./Dosja.al
flauers shoshi ukt
Politike
27 Korrik 2026, 13:53
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi se autorët e zjarrvënieje të ...
Politike
27 Korrik 2026, 13:04
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot përjashtimin nga Kuvendi me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj. Mës...
Politike
27 Korrik 2026, 13:02
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek rreziku i lartë nga zjarret, duke theksuar se ky sezon do të tregojë t&eu...
Politike
27 Korrik 2026, 12:59
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i gatshëm t'i dërgojë ndihmë Spanj&eum...
Politike
27 Korrik 2026, 12:40
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike së bashku me grupet e tjera të opozitës, Grupi Parlamentar i Partisë ...
Politike
27 Korrik 2026, 11:30
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ku po mbahet...
Politike
27 Korrik 2026, 11:06
E. D
TIRANË- Seanca plenare u mbyll përplasje, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marr...
Politike
27 Korrik 2026, 11:05
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të miratojë në kundërshtim me Kus...
Politike
27 Korrik 2026, 11:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së par...
Politike
27 Korrik 2026, 11:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën socialiste dhe kryetarin ...