Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për marrëvjeshen e huasë me SHBA-në. Seanca mblidhet sërish në 15:00
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Nuk na përfaqësoni", qytetarët sot protestë para Kuvendit: Parlament i krimit 27 Korrik, 07:50 Protestues...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Izolohet vatra e zjarrit në pyllin e Sodës, zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në terren 26 Korrik, 18:3...
• Qytetarët u mblodhën këtë të hënë përpara Kuvendit në protestën e 58-të radhazi, e cila u zhvillua në të njëjtën ditë me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. • Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën slogane si: "Parlament analfabetë", "Edi Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren" dhe "Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve". • Për të garantuar rendin, Policia e Shtetit kishte marrë masa të shtuara sigurie. • Përreth Kuvendit ishte vendosur një perimetër i fortë sigurie, me dy rreshta të forcave "Shqiponja" dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH). • Gjithashtu, zona monitorohej nga një numër i madh punonjësish policie. • Për shkak të bllokimit të hyrjes përpara Parlamentit, protestuesit ndryshuan itinerarin dhe u shpërndanë në disa pika të kryeqytetit. • Ata marshuan pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe Rrugës së Elbasanit. • Gjatë marshimit pati edhe shoqërimet e para nga policia. • Aktivisti Arben Kola dhe disa protestues të tjerë u ndaluan nga policia pranë Rrugës së Elbasanit, të cilët më pas u liruan. Siç shihet edhe në pamje, Arben Kola u tërhoq zvarrë nga efektivët dhe u fut në automjetin e policisë. • Situata u tensionua edhe më shumë në momentin ku policia tërhoqi zvarrë edhe gazetarin e ORA News, Edison Vatnikaj. • Ky i fundit po raportonte për arrestimin e një protestuesi, por një efektiv i "Shqiponjave" e ngatërroi me një protestues dhe e tërhoqi zvarrë. • Në atë moment, Vatnikaj, bërtet se është gazetar dhe efektivët më pas e lejojnë që të raportojë. • Po ashtu tensionet vazhduan edhe më tej, pasi Policia krijoi një kordon sigurie dhe përdori spraj e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.• Si përgjigje, disa protestues hodhën vezë në drejtim të efektivëve, duke shkaktuar tensione të ashpra në tubim.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Aktivisti Edison Lika u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Duke folur për News 24 para komisariatit 1, Lika theksoi se ishin në dijeni se efektivët ishin të përgatitur për arrestime. Në fund të fjalës së tij, Lika theksoi se kryeministri duhet t’i përgjigjet protestuesve, duke nisur me dorëheqjen.
“Ne sot kemi qenë më të qetë dhe jo shumë të armatosur me vezë. E dinim se ishin të përgatitur për të na arrestuar. U përgjodhën dhe janë marrë. Një prej djemve është marrë vetëm sepse po filmonte, bëni sepse thjesht ka kaluar Lanën. Kryeministri duhet ta dintë që para 13 vitesh se kur je kryeministër nuk përfaqëson vetëm 800 mijë për të gjithë vendin. Por sot e di që nuk i ka më ato 800 mijë. Dhe kryeministri duhet t’i përgjigjet protestuesve, dhe duke nisur me dorëheqjen”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, i cila u shoqërua pak më herët nga policia është liruar. Pas daljes nga ambientet e komisariatit, Kola tha për mediat se shoqërimi i tij erdhi teksa po bënte thirrjet e zakonshme të protestës. Sipas Kolës, efektivët nuk i dhanë një shpjegim konkret për shoqërimin. Së bashku me Arben Kolën janë liruar edhe disa protestues të tjerë, ndërkohë pritet që të lirohen edhe qytetarët e tjerë të arrestuar në tubimin e sotëm paa Kuvendit.
“Nuk po bëja asgjë vetëm po bëja thirrjet tona të përditshme. Thirra: Edi Rama i pabesë, nju me gaz ne me vezë. Siç duket policia u bë xheloze. Dy protestues janë liruar, pritet lirohen edhe dy të tjerë”, tha Arben Kola./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Dritan Goxhaj ka reaguar pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar në Tiranë. Goxhaj ka deklaruar se pesë persona janë shoqëruar nga policia. Sipas tij, protestuesit kanë lëvizur të lirë në rrugët e qytetit dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e paprovokuar dhe e paligjshme.
“Protestuesit kanë udhëtuar lirisht në rrugët e qytetit. Policia në mënyrë të paprovokuar ka reaguar në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk ka pasur provokim, plani i masave i policisë doli bllof. Nuk pati asnjë përplasje, ndalimet janë të paligjshme”, u shpreh aktivisti Dritan Goxhaj./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë marshuar pranë në komisariatit nr1, ku po mbahen disa nga persona që u shoqëruan. Me thirrjet "Nuk jeni vetëm" dhe "Lironi shqipet", protestuesit po qëndrojnë para komisariatit, pasi edhe një nga aktivistët, Arben Kola u tërhoq zvarrë nga policia.
Që në orët e para të mëngjesit, qytetarët rrethuan Kuvendit, ndërsa seanca plenare nisi në orën 10:00. Para nisjes së tubimit dhe seancës plenare u vu re një prezencë e shtuar e policisë, të cilët kishin vendosur perimetër sigurie për të mos lejuar protestuesit të afroheshin në ambientet e Kuvendit./Dosja.al
TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në protestën kundër qeverisë. Mësohet se një efektiv i repartit 'Shqiponja' ka ngatërruar gazetarin e ORA Neës Edison Vatnikaj me protestuesit, duke e goditur këtë të fundit.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, teksa gazetari tenton që të raportojë mbi një arrestim të dhunshëm që efektivët po i bëjnë një protestuesi, një nga policët e 'Shqiponjave' ka goditur gazetarin. Në atë moment, Vatnikaj, bërtet se është gazetar dhe efektivët më pas e lejojnë që të raportojë.

TIRANË- Situata duket se është tensionuar në protestën e 58-të kundër qeverisë. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët po marshonin. Siç shihet edhe në pamje, Arben Kola është tërhequr zvarrë nga uniformat blu dhe është futur në makinën e policisë.
Shoqërimi i tyre erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit, kanë ndryshuar itinerarin e tubimit, duke marshuar rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku kanë ndodhur edhe shoqërimet e para nga policia gjatë protestës së sotme./Dosja.al
TIRANË- Protesta e sotme, e cila po mbahet në të njejtën ditë me seancën plenare është shoqëruar me tensione. Teksa qytetarët po vijojnë marshimin pati një përplasje me policinë, pasi kjo e fundit u vendos kordon dhe hodhi edhe spraj e gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Më pas qytetarët kanë hedhur vezë drejt efektivëve.
Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH)./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Rrugës së Elbasanit, pas vendosjes para Ministrisë së Brendshme. Gjatë tubimit qytetarët kanë hyrë në kundravajtje në rrugë duke krijuar edhe tensione me policinë.
Ndërkohë në një moment ka pasur edhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve, pasi qytetarët kanë kërkuar që policët të mos marshojnë krah tyre, "Mos ecni krah nesh"./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje protestuesve që ishte mbledhur para Kuvendit të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme. Me thirrjet "Ju erdhi fundi", "Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë", "Parlament analfabetë" dhe "Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren".
Qytetarët janë mbledhur sot para Kuvendit në protestën e 58 ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij. Ndërkohë pas pak pritet nisja e seancës plenare në Kuvend, ndërsa ka nisur hyrja e deputetëve në Kuvend./Dosja.al
TIRANË- Disa nga deputetët socialistë kanë hyrë në Kuvend për seancën plenare. Teksa ligjvënësit po futeshin brenda, qytetarët kanë hedhur akuza dhe kanë vijuar me thirrjet “Poshtë qeveria”.
Protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.
Ndërkohë rreth 10 efektivë janë vendosur në hyrje të parkingut të një qendre tregtare që ndodhet pranë Kuvendit, pasi kjo do të jetë pika që do të përdoret nga deputetë dhe Ministra për të hyrë në Kuvend. Siç duket, deputetët e Ministrat duket se do të përpiqen të shmangin protestuesit, të cilët në protestën e 23 korrikut, qëlluan me breshëri vezësh makinat e tyre.
Sipas raportimeve, në disa raste efektivët kanë tentuar t’i largojnë protestuesit nga vendet ku janë pozicionuar. Gjithashtu perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH)./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur përpara Kuvendit në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. Protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit.
Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve. Ndërkohë rreth 10 efektivë janë vendosur në hyrje të parkingut të një qendre tregtare që ndodhet pranë Kuvendit, pasi kjo do të jetë pika që do të përdoret nga deputetë dhe Ministra për të hyrë në Kuvend.
Siç duket, deputetët e Ministrat duket se do të përpiqen të shmangin protestuesit, të cilët në protestën e 23 korrikut, qëlluan me breshëri vezësh makinat e tyre. Sipas raportimeve, në disa raste efektivët kanë tentuar t’i largojnë protestuesit nga vendet ku janë pozicionuar. Gjithashtu perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH)./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit në protestën e 58-të radhazi, e cila përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar. "Qytetarët kanë bërë thirrje në kor "Parlament analfabetë", "Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren" dhe “Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie. Perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa zona përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga një numër i madh forcash policore./Dosja.al
TIRANË- Parlamenti është rrethuar nga barrierat metalike dhe forcat e policisë, pas qytetarët paralajmëruan se do të zhvillojnë protestën e radhës para Kuvendit. Si pasojë policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur forca të shumta në terren dhe duke bllokuar akset që të çojnë drejt Parlamentit.
Siç shihet edhe në pamje kordonet policore janë vendosur në disa pika kyçe, përfshirë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 08:00 përpara Kuvendit, duke e cilësuar protestën si një reagim ndaj asaj që e konsiderojnë shkëputje të institucionit nga interesat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Tubimi i kësaj të hëne shënon ditën e 58-të të protestave qytetare, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe pas përfundimit të sesionit parlamentar./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë lajmëruar sot protestën e radhës para Parlamentit. Tubimi është njoftuar sot në orën 8:30 para se deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit për seancën plenare. Gjatë lajmërimit të portestës, qytetarët janë shprehur se nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët.
Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë ata, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve. Ndërkohë pritet që masat e sigurisë të jenë të shtuara. Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.
Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike. "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al