LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për marrëvjeshen e huasë me SHBA-në. Seanca mblidhet sërish në 15:00

• Mënyra e votimit të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka sjell debat në seancën e sotme parlamentare. • Kjo për shkak se mazhoranca kërkon që këtë marrëveshje huaje ta votojë me procedurë të përshpejtuar. • Për këtë ata kanë mbyllur seancën në orën 11:00 dhe kanë lajmëruar një seancë të dytë më orën 15:00, për të bërë të mundur votimin e marrëveshjes. • Ndërkohë që Opozita, e cila është pro marrëveshjes ka kundërshtuar këtë mënyrë për votimin e saj, duke theksuar se nuk ka asnjë nevojë për procedurë të përshpejtuar. • Në mbyllje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u ka kërkuar deputetëve që para se të lexojnë marrëveshjen në mënyrë të fshehtë, të firmosin një dokument që nuk i lejon atyre që ta shpërndajnë përmbajtjen e saj. • Kreu i Partisë 'Mundësia' Agron Shehaj ka shkuar në sallën Gerti Bogdani në Kuvend, ku dhe ndodhej dokumenti i marrëveshjes dhe ka marrë një kopje në mënyrë të fshehtë dhe më pas është larguar nga Kuvendi. • Pritet rinisja e seancës plenare në orën 15:00 për të parë nëse marrëveshja do të votohet ditën e sotme me votat e mazhorancës vetëm, apo do të bashkohet dhe Opozita. 

9 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për

TIRANË- Seanca plenare u mbyll përplasje, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se projektmarrëveshja do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, duke njoftuar se seanca do të rifillojë në orën 15:00, pasi dokumenti të diskutohet fillimisht në komisionet parlamentare.

Ky vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke pamundësuar vijimin normal të punimeve./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshjen me procedurë antikushtetuese

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të miratojë në kundërshtim me Kushtetutën marrëveshjen e kredisë prej 300 milionë eurosh për mbrojtjen, të financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Partia Demokratike e mbështet marrëveshjen, por kundërshton procedurën që shkel afatet kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i opozitës ngriti gjithashtu akuza ndaj Ramës për raportin me NATO-n, duke pretenduar se buxheti i mbrojtjes mbetet në nivelin 1.3% dhe se qeveria ka hequr flamurin e Aleancës nga institucionet shtetërore.

"Kjo që ndodh sot në parlament brenda, ky është një akt tjetër i turpshëm i Edi Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jokushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues, i cili nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal njëjavor. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese para tre muajve ku konsideron votim jokushtetues votimin për Bordin e Paqes apo për një çështje tjetër. Por Edi Rama kërkon me çdo kusht të tregojë se Kushtetuta është një letër e vdekur për të, dhe se ky është një sundimtar që nuk ka ligj, as moral. Unë sot i shtroj një pyetje edhe Peleshit të tij, edhe Ramës: Pse në një akt të parë, zhdukët nga të gjitha institucionet e vendit, nga parlamenti, nga qeveria, flamurin e NATO-s. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe në qoftë se ka një flamur tjetër që ajo duhet të shfaqë, është flamuri i NATO-s, i cili ishte në të gjitha institucionet. Në një akt të parë, në një nga urdhrat më të parë, ai urdhëroi të hiqej flamuri i NATO-s nga të gjitha institucionet. Edi Rama është personi i vetëm në Evropën ish-komuniste që ka organizuar protesta të egra kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Dhe tani, i çekuilibruar totalisht, kërkon të dhunojë Kushtetutën dhe të paraqitet si flamurtar për plotësimin e buxhetit për NATO-n. E vërteta është që buxheti për NATO-n sot është 1.3 përqind," tha Berisha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar që të mos vinin në protestë

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së parlamentit, ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, se ka vendosur vendin në një ‘shtetrrethim të paprecedentë’, duke pretenduar se policinë se, kanë bllokuar qindra mjete bujqësore që ishin nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Berisha deklaroi se fermerë nga e gjithë Shqipëria janë ndaluar në rrugë, janë kërcënuar me konfiskim të mjeteve dhe janë detyruar të kthehen mbrapsht.

"Një shtetrrethim i tillë nuk është vendosur nga asnjë pushtues dhe në asnjë vend. Kjo është historia më e turpshme. Një vend anëtar i NATO-s vendos një shtetrrethim të tillë ndaj qytetarëve sikur të ishte Koreja e Veriut. U them sot se qindra e qindra traktorë, zetorë që janë nisur nga të katër anët e Shqipërisë janë bllokuar me urdhër rrugëve, kërcënuar me konfiskim dhe kthyer në mënyrë që të mos mund të shprehin solidaritetin me protestën më të fuqishme të 35 viteve të fundit,' tha Berisha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Qeveria dështoi me NATO-n,"/ Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën socialiste dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mungesë transparence dhe shkelje të Kushtetutës në procedurën e shqyrtimit të marrëveshjes së sigurisë me vlerë 300 milionë euro. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi deklaroi se deputetëve nuk u është vënë në dispozicion teksti i marrëveshjes, ndërsa po u kërkohet ta miratojnë atë brenda së njëjtës ditë.

Edhe pse ritheksoi se opozita e mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe investimet në mbrojtje, Bardhi theksoi se nuk mund të pranohet miratimi i saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Ai akuzoi qeverinë se ka dështuar për vite me radhë në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s dhe paralajmëroi se, nëse miratohet me procedurën aktuale, ligji do të ankimohet dhe do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

"Zoti kryetar na keni ftuar sot në seancë plenare të diskutojmë për një marrëveshje, që na njoftua tani që mund të shkojmë ta marrim te sekretaria e Kuvendit. Ndërkohë që kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit të detyrojnë, që menjëherë sapo projektligji të paraqitet në Kuvend, t'ia shpërndash atë deputetëve. Detyrim të cilin nuk e keni përmbushur. Por mendoni se do të shndërroni Kuvendin e Shqipërisë në një lloj si grupi juaj parlamentar. Për ju është fakt publik, që kryeministri ju ka thënë se jeni vetëm kartona. Nuk duhet të mendoni, nuk duhet të keni ide, nuk duhet të bëni propozime, nuk duhet të lexoni projektligje, vetëm duhet të votoni. Mirëpo ky është rregull i funksionimit për këta anën këtej të Kuvendit. Për grupin tuaj parlamentar, por nuk mund të jetë rregull për Kuvendin e Shqipërisë, aq më pak për këta anën këtej të sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Parafolësi këtu tha detajet e marrëveshjes, që do të thotë që ju një pjesë të deputetëve i trajtoni ndryshe dhe një pjesë të deputetëve i trajtoni ndryshe. Folët për një kërkesë të ardhur nga Këshilli i Ministrave që jep argumenta, se pse Kuvendi do të duhet të shkelë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në fakt nëse do të ishit realisht kryetari i Kuvendit nuk do ta kishit lexuar atë njoftim. Nuk do t'u kishit thënë deputetëve që Këshilli i Ministrave ka sjellë një njoftim, që na kërkon ne të shkelim Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Por unë si kryetar Kuvendi, jam betuar mbi këtë Kushtetutë dhe nuk e lexoj njoftimin, por do t'ia kthej mbrapsht Këshillit të Ministrave, që ta sjelli kërkesën në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo për ju Kushtetuta është firma e Edi Ramës. Jo ajo, kontratë që ne kemi lidhur me popullin shqiptar. Ndërkohë që për ne Kushtetuta është kjo, kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli zotëria për marrëveshje historike. Për çfarë historie flisni? Keni patur 14 vite kohë qeverisje tuaj për të plotësuar buxhetin e NATO-s, buxhetin e sigurisë dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Na flet ti ne që s'kuptojmë ne marrëveshjen?

Po kur zotrote e quaje NATO-n NAT, ky krahu këtej jo vetëm e kuptonte, por firmoste dhe miratonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kur ti protestoje kundër NATO-s, ne kuptonim, lexonim, firmosnim dhe nënshkruanim anëtarësimin, marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Paaftësia dhe mungesa e vizionit të qeverisë, që e çuan Shqipërinë deri në pikën që rrezikonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sepse nuk ishte përmbushur shpenzimet e mbrojtjes, nuk është kurrë urgjencë. E ka emrin paaftësi, mungesë vizioni. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, në shkelje të angazhimeve si një vend anëtar i NATOS, ndërkohë që Edi Rama mburret publikisht për të kundërtën duke gënjyer. Vetëm pasi aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe media ndërkombëtare zbuluan të vërtetën, qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim atë që në fakt do të duhej ta kishte planifikuar prej kohësh, për të kufizuar dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë si aleat i denjë i vendeve të NATO-s. Në këtë kontekst, pa diskutim që marrëveshja 300 milionë euro me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të blerë pajisje ushtarake, të cilën e ripohoj ne nuk e disponojmë akoma, nuk na është vënë në dispozicion siç rregullat e funksionimit të parlamentit e diktojnë, absolutisht që është e mirëpritur. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Absolutisht që është një reagim i vonuar, i një qeverie të papërgjegjshme që nuk përmbushi detyrimet ndaj NATO-s dhe lejoi që Shqipërisë t'i vihet në pikëpyetje edhe vetë anëtarësimi i saj në NATO. Siguria kombëtare nuk ndërtohet me propagandë dhe as me reagime të vonuara nën presion. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që përmbush angazhimet ndaj NATO-s me përgjegjësi dhe nuk e ekspozon vendin si një aleat jo serioz dhe jo të besueshëm. Prandaj zoti kryetar ju do të duhet të kishit informuar Kuvendin, jo vetëm mbi kërkesën e ardhur nga Këshilli i Ministrave, apo qëndrimin e grupit parlamentar, që kjo marrëveshje e palexuar të votohet brenda ditës së sotme, por dhe për një qëndrim të cilin unë ta kam shprehur në emër të opozitës, gjatë fundjavës, mbi procedurën që ky Kuvend, ky Kuvend do të duhet të ndjekë. Po, ne jemi pro marrëveshjes që rrit investimet në fushën e sigurisë. Po, ne jemi pro marrëveshjes që përmbush detyrimet ndaj detyrimet e Shqipërisë në anëtarësimin në NATO, pra ndaj vendeve të NATO-s. Po, ne do ta votonim pro, marrëveshjen me aleatin tonë strategjik, duke e falënderuar për mbështetjen që i bën Shqipërisë. Edhe pse është huá dhe Shqipëria ka patur të gjitha mundësitë që gjatë këtyre 14 viteve ta përmbushte vetë këtë detyrim.

Po ju në vend të NATO-s dhe në vend të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zgjodhët inceneratorët, që nuk ekzistojnë. Kaq është për qytetarët shqiptarë. Në qoftë se paratë, 300 milionë dollarë, nuk do ishin vjedhur nga Edi Rama dhe qeveria e tij bashkë me Klodian Zoton e Klodian Mërtirin për inceneratorë që nuk ekzistojnë, por do të ishin investuar në fushën e sigurisë kombëtare, Shqipëria nuk do të kishte nevojë të merrte një hua të tillë. Por ne kemi një qeveri, që në vend të përgjegjshmërisë ndaj aleancës, zgjedh korrupsionin. Në kundërshtim të angazhimeve në kuadër të NATO-s, zgjedh të vjedhë paratë e qytetarëve më të varfër në Europë. Dhe ju kam propozuar që sot Kuvendi të miratojë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar. Komisionet përgjegjëse të marrin kohë të martën dhe të mërkurën për të shqyrtuar marrëveshjen dhe të enjten të mblidhemi për të votuar të gjithë bashkë marrëveshjen me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo zoti kryetar, sepse kështu na e dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Neni 83, pika 2 e Kushtetutës parashikon se Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose një të pestës së deputetëve, mund të shqyrtojë dhe miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. Dhe procedura që ju po ndiqni zoti kryetar është konstatuar, por ju nuk i lexoni dhe nuk i respektoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese, është konstatuar si antikushtetuese me vendimin numër 18, datë 23.2.2026. Dhe ju keni detyrimin të respektoni Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në nisje kur secili prej nesh është ulur në këtë sallë zoti kryetar, ju i keni lexuar formulën e betimit. E cila thotë, për secilin prej nesh në këtë sallë: Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Do të përfaqësoj denjësisht popullin tim, do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të punoj me të gjithë fuqitë e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim. Më thoni për çfarë ndërgjegje, nderuar kolegë të maxhorancës flisni ju, kur sot ju ka ftuar të votoni pa lexuar. Me çfarë ndërgjegje do të votoni ju pa lexuar, pa jua vënë në dispozicion aktet, pa ju përfillur si deputetë të këtij Kuvendi? Më thoni për çfarë ndërgjegje jeni betuar ju të nderuar kolegë të maxhorancës, kur me ndërgjegje të plotë kryeni akte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit? Dhe po ju bëj të qartë në këtë seancë plenare. Ne nuk kemi asgjë kundër marrëveshjes, në parim do të duhet ta lexojmë për t'u shprehur në tërësi sepse ndryshe nga ju nuk jemi karton, jemi betuar të votojmë me ndërgjegje dhe në mënyrë të informuar, në mënyrë të plotë të informuar, por procedurë dhe miratim të ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën, ne nuk pranojmë kurrë. Marrëveshja zoti kryetar, dhe një fjali dhe e mbylla, se thatë Këshilli i Ministrave ka kërkuar hyrjen në fuqi sa më parë," tha Bardhi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Marrëveshja e huasë prej 302 mln $ me SHBA-të, Balla: Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend se çfarë përmban marrëveshja e huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA, për financim të jashtëm ushtarak. Balla bëri me dije se ky financim bëri me dije se ky financim arrin vlerën prej 320 milionë dollarësh, dhe se do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 muaj. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij, Balla sulmoi dhe protestuesit jashtë Kuvendit, duke i quajtur ata sorra dhe korba. 

Sorrat dhe korbat le të vazhdojnë të bërtasin shqiponja bashkë me flamingot do të vazhdojnë të punjnë për Shqipërinë”, tha Balla./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"10 policë e morën zvarrë se ai proteston"/ Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, reagoi për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Shehaj akuzoi mazhorancën se po përdor policinë ndaj protestuesve. Ai vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se masat e larta të sigurisë rreth Parlamentit tregojnë frikë nga përballja me qytetarët.

“Keni arrestuar sot Arben Kolën, 10 policë e morën zvarrë për t’ju mbrojtur ju sepse ai proteston. As këtë nuk e bëjnë dot më tani sepse rrezikojnë burgun. Ndërkohë që kryeministri refuzon të flasë. Blindoheni këtu sepse nuk dilni dot para protestuesve. Dy muaj protesta”, u shpreh kreu i Partisë Mundësi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, foli me tone të ashpra në Kuvend, pasi në seancën e kaluar nuk u lejua nga garda të futej brenda. Gjatë fjalës së tij, Shehaj theksoi se ndalimin në sallë për seancën plenare ishte e pritshme.

Ndërkohë sa i përket mbledhjes së zgjeruar të Grupit të Partisë Socialiste, Shehaj tha se ishte e turpshme. Ai përmendi edhe momentet ku Kryeministri Edi Rama imitoi djalin me spektrin autik, ndërsa Taulant Ballaj qeshte. 

“Duhet të falënderoj në radhë të parë që më dhatë mundësinë të jem në këtë sallë. Ajo që ndodhi radhën e kalua rishte një skandal i vërtetë, në mënyrë arbitrare ndalohet hyrja e një deputeti të opozitës në sallë. E dija që nuk mund të hyja në Kuvendin e korrupsionit dhe atyre që për 35 vite ua kanë nxirë jetën qytetareve, e dija që nuk do t’ia dilja të hyja, por të gjithë duhet të dinin se si silleni ju dhe ç’bëni me Rregulloren. E trajtoni Kuvendin sikur është pronë e juaja. Nuk më lejonit dot të vija në sallë sepse këtu do të vinte Rama.

Ai nuk mund të katandise si në radhën e fundit, si një njeri i lodhur ku qytetarët për 2 muaj kanë dalë në sallë për të kërkuar dorëheqjen e tij. U plak brenda ditës. Një e korruptuar si Belinda u mbrojt me votat e mazhorancës, Rama nuk përballet me opozitën por mbledh partinë dhe kryeministri praktikisht ju flet ju. Ky është skandali. U mbledh ju, në mënyrë patetike, ishit të gjithë me kokë poshtë, në mënyrë të pafytyrë u tall me një zonjë të pamundur, zgërdhihet Taulanti. Ai bezdiset nga varfërua dhe njerëzit e pamundur, imiton me paturpësi me zonjën. Pse të mos protestojë ajo? Shqetësohet Taulanti”, u shpreh Shehaj./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për

TIRANË- Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë, paralelisht me protestën që po mbahet jashtë. Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të seancës së 23 korrikut, njoftimet, si dhe projektvendimin për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Projektvendimi do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në mbështetje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Ndërkohë jashtë sallës, qytetarët kanë rrethuar Kuvendit, nën thirrjen: Nuk përfaqësoni, Parlament i krimit dhe Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren.

Seanca e kaluar u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Përplasjet erdhën pasi kërkesa e PD-së për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për 'Territorialen' u rrëzua me votat e socialistëve. Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi foltoren, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 27.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.

2. Njoftime.

3. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca plenare, caktohen anëtarët zëvendësues të komisioneve, ja RENDI I DITËS

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për
Kuvendi

TIRANË- Depuetët do të mblidhen sot në seancë plenare për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare. Seanca e kaluar u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Përplasjet erdhën pasi kërkesa e PD-së për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për 'Territorialen' u rrëzua me votat e socialistëve.

Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi foltoren, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë. 

Ndërkohë që brenda do zhvillohet seanca plenare, jashtë do mbahet protesta, e cila është paralajmëruar nga qytetarët. Edhe javën e kluar u mbajt portesta para Parlamentit, ku policia sulmoi ashpër protestusit me ujë dhe gaz lotsjellës. 

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 27.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.

2. Njoftime.

3. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al

seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi