Jashtë protestë, brenda Kuvend/ PS-PD përplaset për marrëvjeshen e huasë me SHBA-në. Seanca mblidhet sërish në 15:00
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan se do katandisja Edi Ramën 2...
"Nuk na përfaqësoni", qytetarët sot protestë para Kuvendit: Parlament i krimit 27 Korrik, 07:50 Protestues...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Izolohet vatra e zjarrit në pyllin e Sodës, zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në terren 26 Korrik, 18:3...
Por ndryshe siç ndodh në gjithë botën, kur institucionet e tilla përdoren për koncerte, konferenca, ceremoni apo kompeticione, në Shqipëri përdoret dhe për dasmat e miqëve të kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- Pallati i Kongreseve është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vendin tonë, dhe si i tillë duhet që të përdoret për evente të tilla. Por ndryshe siç ndodh në gjithë botën, kur institucionet e tilla përdoren për koncerte, konferenca, ceremoni apo kompeticione, në Shqipëri përdoret dhe për dasmat e miqëve të kryeministrit Edi Rama.
Më datë 21 korrik ishte planifikuar që të mbahej koncerti i këngëtarit legjendar italian 'Zucchero Fornaciari' në një nga sallat e pallatit të kongreseve. Edhe pse salla ishte marrë me qira më para dhe ishte planifikuar për ardhjen e tij, shumë qytetarë nuk arritën dot që të aksesionin koncertin që kishin paguar biletat.
Qeveria, jo vetëm që nuk i dha fonde këngëtarit për të zhvilluar koncertin e tij, por i bllokoi dhe hyrjen kryesore të Pallatit të Kongreseve. Kështu qytetarët ishin të detyruar të hynin nga mbrapa Pallatit të Kongreseve nëpër korridoret e ngushta dhe pa dritë. Ndërkohë që shumë prej qytetarëve janë ngatërruar në ato korridore dhe nuk kanë mundur që të aksesonin dot koncertin e mbajtur.
Por pse ishte bllokuar hyrja?
Kjo për shkak se atë ditë, pjesa kryesore e pallatit të Kongreseve ishte bllokuar komplet me përgatitjet për dasëm të djalit të një prej miqëve të kryeministrit Edi Rama, Kadri Morina. Ishte prezantuesja Alketa Vejsiu me kompaninë e saj 'Class Event', e cila kishte marrë për sipër që të përgatiste dasmen e djalit të biznesmenit të 'Eurosig-Insig' dhe 'UBA Bank', në hollin e pallatit të Kongreseve.
View this post on Instagram
Që një aset publik kultoror që ka në funksion të tij, të jetë në shërbim të publikut, nuk ka ndodhur kurrë që të mbahet një dasëm private. Por mesa duket për Alketa Vejsiun dhe Kadri Morinën mund të jepet edhe pallati i Kongreseve për evente familjare e private, edhe nëse këto evente dëmtojnë një koncert të një këngëtari italian për të cilët qytetarët shqiptarë kanë blerë bileta.
View this post on Instagram
Institucionet përgjegjëse duhet të sqarojnë nëse janë respektuar standardet e organizimit dhe nëse aktivitetet private po cenojnë funksionin kryesor të Pallatit të Kongreseve. Qytetarët që paguajnë për të ndjekur një koncert meritojnë kushte normale, akses dinjitoz dhe një ambient të përshtatshëm, jo të mos arrijnë ta aksesojnë dot për shkak të përgatitjeve për dasëm të miqëve të kryeministrit Rama./Dosja.al
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, reagoi për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policis&eum...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, foli me tone të ashpra në Kuvend, pasi në seancën e kalua...
TIRANË- Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë, paralelisht me protestën që po mbahet jashtë. Sipas rendit t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke e cilësuar “revolucionin e flamingove” si një s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një nga sfidat ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të hënë drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nis...
Kuvendi TIRANË- Depuetët do të mblidhen sot në seancë plenare për caktimin e anëtarëve zëvendësues n&eum...
Ina Zhupa SARANDA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar mënyrën se si është projektuar terminali i autobus&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e tij. Pas komenteve të shkaktua...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Berlin, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermanin...