26 Korrik 2026, 19:20
Nga E.d
Ina Zhupa
SARANDA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar mënyrën se si është projektuar terminali i autobusëve në Sarandë, duke e cilësuar atë një dështim të infrastrukturës urbane. Sipas saj, autobuset dhe mjetet e transportit detyrohen çdo ditë të përshkojnë rreth 1.5 kilometra shtesë deri te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit vetëm për t’u kthyer në drejtimin e destinacionit të tyre, për shkak të një projekti të gabuar.
Zhupa thekson se edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrë jofunksionale, duke krijuar trafik, ndotje dhe humbje kohe për qindra udhëtarë. Ajo akuzon Bashkinë e Sarandës se ka realizuar një projekt pa studime profesionale dhe pa vizion.
Reagimi i Ina Zhupës:
Kjo është rutina e përditshme e autobusëve dhe mjeteve të transportit në Sarandë. Terminali i projektuar keq i detyron të bëjnë këtë rrethrrotullim çdo ditë, që është vetë i pastudiuar.
Në vend që mjetet e transportit të udhëtarëve që dalin nga terminali të marrin drejtimin e destinacionit të tyre, ato detyrohen të përshkojnë rreth 1.5 kilometra deri te rrethrrotullimi i rrugës së pestë, në hyrje të qytetit, vetëm për të bërë rreth rrotullimin dhe për t’u rikthyer në drejtimin e duhur ku e kanë destinacionin.
Sikur të mos mjaftonte ky projektim i gabuar i terminalit, i bërë pa studime ekspertesh po duke u bazuar në eksperimente post ndërtimi sic i quajnë punonjësit e bashkise. Edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrën më jofunksionale të mundshme. Ai bllokon lëvizjen e mjeteve të mëdha, krijon trafik të panevojshëm dhe vështirëson qarkullimin normal.
Kjo është pasoja kur infrastruktura nuk projektohet nga ekspertë të sigurisë rrugore dhe urbanistikës, por me vendime absurde bashkiake, pa vizion dhe pa studime profesionale të bashkisë Sarandë.
Rezultati është i dukshëm çdo ditë: humbje kohe për qindra udhëtarë, ndotje e shtuar dhe trafik i rënduar në hyrje të qytetit.
Saranda ka nevojë për një infrastrukturë moderne dhe funksionale, jo projekte të menduara keq që u kushtojnë çdo ditë qytetarëve, bizneseve dhe turistëve./Dosja.al
ina zhupa saranda terminali
Politike
26 Korrik 2026, 13:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e tij. Pas komenteve të shkaktua...
Politike
26 Korrik 2026, 13:25
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Berlin, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermanin...
Politike
26 Korrik 2026, 12:56
I.A
Bardhi Rama
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtri...
Politike
26 Korrik 2026, 09:32
I.A
TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sër...
Politike
25 Korrik 2026, 18:45
E.d
Edi Rama dhe Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka ironizuar kryeministrin e vendit, Edi Rama p...
Politike
25 Korrik 2026, 18:30
E.d
Edi Rama
TIRANA- Dokumenti strategjik, i njohur ndryshe si "Besa", për të cilin kryeministri i vendit, Edi Rama foli ditën e djeshme në...
Politike
25 Korrik 2026, 17:40
E.d
Snezhana Paunoviç
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, tha më 25 ko...
Politike
25 Korrik 2026, 17:10
E.d
Foto ilustruse
Në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë që janë vetëdeklaruar pjesë e pakicave kombëtare,...
Politike
25 Korrik 2026, 16:42
E.d
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar me deklaratat ndaj Kosovës duke th...
Politike
25 Korrik 2026, 13:39
G.M
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Facebook, nuk ngurroi...