17 Korrik 2026, 14:26
Nga Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Rubrika: T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë.
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë!
Shumë i inatosur, i pa qetë, Kryeministri pyet çfarë mund të shesë Shqipëria për të siguruar mirëqënie...... Ka të drejtë të inatoset e të çirret, madje edhe të tallet me veten, se përveç qelesheve ,shqiponjave , apo flamurëve nuk kemi asgjë për të shitur veç vendit, sepse ekonomia që krijoi ky Kryeministër nuk prodhon asgjë.
E ndërsa në 13 vite që drejton na ka siguruar "mirëqënien" me lloj e soj manovrash ekonomike si PPP, investimet strategjike , amnisti fiskale, Rilindja 1.0 e më pas 2.0, na është mburrur për rrogat e larta edhe të krahasueshme me Greqinë të kamarierëve dhe pastruesve, asnjëherë nuk e gjeti as guxim e as forcë të flasë për motorrin e zhvillimit ekonomik, prodhimin.
Ka të drejtë që nxehet. Sot nuk kemi çfarë të shesim sepse nuk prodhojmë. Jemi të varur nga importi se nuk prodhojmë. Nuk ofrojmë dot punësim cilësor sepse nuk prodhojmë . Madje nuk krijojmë e nuk shpërndajmë as njohuri se nuk prodhojmë. Nuk kemi ekonomi të qëndrueshme e si rrjedhim as mirëqënie pikërisht se nuk prodhojmë.
“Qëndrueshëria” nënkupton aftësinë për të përmbushur nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre. Edhe sektori prodhues është thelbësor në sigurimin e “qëndrueshmërisë” Prodhimi industrial jo vetëm është një motorr rritjeje për vendet në zhvillim, por për më tepër, është vërtetuar se ai është shtylla e nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në kohët e vështira.
Prodhimi përveçse, rrit nivelet e konkurrencës, rrit produktivitetin, siguron punësim cilësor me paga të larta, ai siguron lidhje të ngushta me segmentet e tjerë të ekonomisë. Por prodhimi është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër. Proçeset e prodhimit shpeshherë mbështeten në inputet e sektorëve të tjerë, të cilët përparojnë me përparimin e industrisë prodhuese. Në këtë mënyrë prodhimi ofron funksionin e bartësit të shërbimeve të cilat nuk mund të shiten ose të eksportohen pa u inkorporuar në një produkt përfundimtar. Ndërkohë prodhimi është burimi kryesor i aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe inovacioneve kaq të rëndësishme në kohën e trasformiesh teknologjike. Për më tepër pa një industri të shëndetshme prodhuese, është e vështirë të balancohet bilanci tregtar; është e pamundur të krijohen vende pune me pagë të lartë për për nivele të ndryshme të aftësive; ndërkohë që me zhvillimet teknologjike industria prodhuese dhe shërbimet do të bëhenë gjithënjë e më shumë të pandashme dhe komplementare.
Ndërkohë, më shumë se pesë dekadat e liberalizimit të tregëtisë botërore treguan qartësisht se vendet që mbetën mbrapa në industrializim, apo për më keq përjetuan deindustrializim të vazhdueshëm edhe që larguan burimet, tokën, punën, kapitalin nga sektori prodhues, mbetën të pazhvilluara.
E pra sot që të mos shesim Shqipërinë, nuk na duhet makiazhi i fasadave, na nevojiten politika funksionale te mbështetura nga fonde të qënësishme buxhetore që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi nëpërmjet përmbushjes së 4 objektivave:
1) Fuqimzimit të sektorit ekzistues të prodhimit duke: neutralizuar efektet të mbivlersimit të lekut; duke zhvilluar drejtime të reja, siç është zhvillimi i zinxhirit të vlerave, në tekstile, agropërpunim, edhe industrinë e lehtë. Ndërkohë është e nevojshëm krijimi i Fondit të Investimeve të Ndërmjetme i cili duhet të shërbejë si bashkëfinancues për përgatitjen edhe realizimin e projekteve për zhvillim teknologjik.
2) Nxitjes së eksporteve, duke të përfshijë jo vetëm mudnësinë për zgjerimin e bazës aktutale eksportuese por në të njëjtën kohë zgjerimin e investimeve për tregje te reja dhe produkte të reja. Përvetësimi i tregjeve të reja, rritja e shitjes, rritja e konkurrencës në tregjet e reja, rritja e numrit të ndërmarrjeve me orientim eksporti, mbështetja edhe ndërkombëtarizimi përmes arritjes së standardeve, si dhe integrimi i burimeve të informacioneve eksportuese edhe shpërndarja e tyre janë kyce për sitimulimin e eksportuesve.
3) Rritjes së produkivitetit, trasferimit të tekonolgjive dhe inovacionit. Kjo kërkon krijimin e Zyrës Kombëtare për trasferimit të teknologjive e cila duhet të shërbërjë si nyje e ndërlidhjes midis firmave, universiteteve, laboratorëve të kërkimin publikë, agjencive qeveritare dhe institucione financiare . Mungesa e këtij ndërveprimi largon ose rrit distancën e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve, duke i lënë ata të izoluar dhe jo bashkëpunues duke penguar trasformimin teknologjik dhe inovacionin.
4) Krijimi e një sektori prodhues që krijon dhe shpërndan njohuri. Dështimi në krijimin dhe shpërndarjen e njohurive ndodh për shkak se ne nuk e kemi kuptuar që njohuria prodhohet në ekonomi ( shpërndahet edhe përmirësohet në universitete) dhe për më tëper nuk e kemi konsideruar asnjëhërë njohurinë si e e mirë publike . Ndaj është e rëndësishme mbështetja e qeverisë në gritjen dhe fuqizimin e sektorëve të teknologjikë dhe të kërkimit, aftësimi pofesional dhe praktikë i të personave të rinj të sapo punësuar, si dhe sigurimi i ekspertizës teknike ndërkombëtare për kompanitë vendase.
Patjetër ky është ushtrim i vështirë për këdo qeveri por më e keqja eshtë e se për QEVERINË E rilindjes së fasadave kazinove e koncerteve është i pamundur. Ndaj i bindur edhe i inatosur për këtë pamundësi ai çirret se nuk ka ç'të shesë përveç Shqipërisë!
irena beqiraj edi rama
Insights
12 Korrik 2026, 14:33
Silvana Begaj
Silvana Begaj
Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonomi...
Insights
11 Korrik 2026, 21:52
Kico Londo
Najada Toptani dhe Kico Londo
Dy dekada më parë,në stinën teatrore 2004 - 2005, në Teatrin Kombëtar me seli në Qytez&eum...
Insights
11 Korrik 2026, 10:24
Lutfi Dervishi
Kur klienti të nxjerr karton të kuqLufta ime e yjeve!
Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë vete...
Insights
10 Korrik 2026, 19:46
Agim Nesho
Agim Nesho
Protesta popullore e shqiptarëve kundër një regjimi të papërgjegjshëm, hajdut të Edi Ramës ësht&eum...
Insights
9 Korrik 2026, 07:09
Zef Preci
1) Rasti i Air Albania
Air Albania u lançua në 2018 si "krenaria shqiptare e qiejve" — një partneritet mes Turkish Airlines (49%), inv...
Insights
7 Korrik 2026, 13:18
Thoma Gëllçi
Njeriu i divanit nuk është kundër protestës. Përkundrazi. Ai është shumë për protestën. Por, sipas tij, prot...
Insights
3 Korrik 2026, 12:10
Ethem Aga
Ethem Aga
Me statusin e emigratit (refugé politique), sic thonim ne vitet 90, jam munduar te shkruaj kete artikull (en âme et conscience ).Shq...
Insights
29 Qershor 2026, 22:15
Klodian Tomorri
Kryeministri eshte ne te drejten e tij te distancohet nga Albanian Files, sa te doje madje. Por ka nje problem te vogel.Ne brendine e librit ka projekte brend...
Insights
23 Qershor 2026, 19:25
Silvana Begaj
Silvana Begaj
Zoti Propaganda deklaroi me shumë sinqeritet se lufta e Evropës kundër Trump janë në Shqipëri dhe se protestojn...
Insights
23 Qershor 2026, 14:59
Çim Peka
Në një shkrim/intervistë të Edi Ramës në Financial Times, ky i fundit i drejtohet popullit të protestës me rrugacë...