LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset”/ Rama: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit 

• Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një cikli takimesh me bizneset e interesuara për tu përfshirë në programin që synon rritjen dhe zgjerimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. • Gjatë një eventi në lidhje me këtë nisëm, Rama deklaroi se objektivi është që bizneset e vogla të rriten në të mesme, ndërsa ato të mesmet të kalojnë në nivelin e sipërmarrjeve të mëdha. • Ai deklaroi se qeveria synon të vërë në dispozicion deri në 1 miliard euro mbështetje financiare për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. • Në lidhje me këtë, Rama solli shembuj të disa bizneseve në sektorin e bujqësisë, kozmetikës dhe teknologjisë, të cilat, kanë potencial për tu zhvilluar, por hasin vështirësi në sigurimin e financimit. • Lideri i qeverisë bëri të ditur se programi parashikon kredi deri në 2 milionë euro për çdo projekt, me norma interesi 2–3%, ndërsa theksoi se aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi të qartë dhe të besueshëm. • Kryeministri i është përgjigjur edhe kritikave të qytetarëve për përdorimin e fondeve publike, duke thënë se çdo qeveri menaxhon paratë e qytetarëve, por ndryshimi qëndron te mënyra se si ato përdoren dhe rezultatet që sjellin. • Rama iu përgjigj edhe kërkesës së një biznesmeni, i cili kërkoi që qeveria të injektojë në ekonomi përfitimet nga rënia e euros për të mbështetur sektorin fason. • Biznesmeni argumentoi se zhvlerësimi i euros ka goditur rëndë industrinë, e cila punëson rreth 60 mijë persona, dhe kërkoi që një pjesë e kursimeve të krijuara nga ulja e kostos së borxhit të jashtëm të përdoret për mbështetjen e sipërmarrjeve. • Në përgjigje, Rama tha se qeveria nuk mund të përdorë fondet publike për të mbajtur në jetë modele biznesi që nuk janë më konkurruese. • Ai theksoi se sektori fason është tashmë i ndarë në dy kategori, kompani që kanë evoluar drejt prodhimit me vlerë të shtuar dhe kompani që kanë mbetur në modelin tradicional

4 artikuj për këtë temë.

7 ORE ME PARE

"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

"Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset”/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së një biznesmeni, i cili kërkoi që qeveria të injektojë në ekonomi përfitimet nga rënia e euros për të mbështetur sektorin fason. Biznesmeni argumentoi se zhvlerësimi i euros ka goditur rëndë industrinë, e cila punëson rreth 60 mijë persona, dhe kërkoi që një pjesë e kursimeve të krijuara nga ulja e kostos së borxhit të jashtëm të përdoret për mbështetjen e sipërmarrjeve.

Në përgjigje, Rama tha se qeveria nuk mund të përdorë fondet publike për të mbajtur në jetë modele biznesi që nuk janë më konkurruese. Ai theksoi se sektori fason është tashmë i ndarë në dy kategori, kompani që kanë evoluar drejt prodhimit me vlerë të shtuar dhe kompani që kanë mbetur në modelin tradicional.

Kryeministri hodhi poshtë edhe pretendimet se forcimi i lekut lidhet me paratë e krimit, duke e cilësuar këtë si një interpretim të pabazuar. Ai shtoi se, nëse ndikimi i parave të krimit në kursin e këmbimit do të ishte real në përmasat që pretendohet, alarmi do të vinte nga institucionet financiare ndërkombëtare që monitorojnë ekonominë shqiptare dhe jo nga komentet publike.

Biznesmeni: Ne kemi një rënie me 33% nga euro. Sipas të dhënave janë 5 miliardë euro jashtë kontrollit të bankave dhe mund të shkosh në çdo pikë marketi që të blesh me euro, thonë e marrim ke kaq. Ne kemi nevojë për ndihmë konkrete. Ashtu si po shihni me një sy pozitiv start up, ku nga 3 milionë euro ia çuat në 6 milionë euro, kurse kur vjen puna për sektorin tonë që punëson 60 mijë veta, thoni shkoni merrni kredi. Qeveria duhet të injektojë para që ka përfituar nga rënia e euros, pasi borxhi i jashtëm ka rënë, një pjesë të atyre parave, meqenëse jemi ortakë...

Rama: Për fat të mirë nuk jemi në të njëjtën fazë, se për fat të mirë tani në atë që ti e quajte manifakturë, por në fakt nuk është termi i duhur, kemi dy panorama, nuk kemi më një. Kemi fasonet që janë kthyer në manifakturë dhe fasonet që kanë mbetur fason. Tani, të kërkosh që të ndalësh kohën me subvencione dhe me injeksione, të cilat janë vetëm për të zgjatur agoninë, është legjitime ta bësh, por nuk është absolutisht e bëshme kjo për qeverinë. Qeveria nuk mund të ndihmojë ndaljen e kohës dhe nuk mund të harxhojë asnjë qindarkë nga taksat e qytetarëve për realitete që koha i ka lënë mbrapa, dhe e thashë që në fillim që kur këtë gjë e thosha në momentet e para kur ky fakt filloi të bëhej i dukshëm, ndeshesha me shumë reagime negative, sepse nuk ishte bërë akoma ndarja, ndërkohë sot e kemi ndarjen. Kemi fasone që janë kthyer në manifakturë dhe nuk kanë probleme të tilla, koha kur krahu i lirë i punës ishte avantazh konkurrues ka vdekur, miku im, dhe ka kohë që ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me të vdekurin, duke ushqyer veten me iluzione që do ngjallet, aq më shumë koha do t'ju lërë mbrapa.

Po flas për atë sektor që i referohet në mënyrë të vazhdueshme euro, euro, euro, duke pasur në background-in e mendjes se forcimin e lekut e lidhin me narkoregjimin, një banalitet absolut që nuk e mbështet dot në asnjë lloj teorie ekonomike. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, nuk është diçka për të vënë kunja. Është sukses, është një nga treguesit më kokëfortë të suksesit tonë dhe nuk ka të bëjë fare me atë shpjegimin popullor të atyre që i thonë vetes analistë dhe katalistë dhe nuk dinë çfarë flasin. Sepse në një vend ku miliarda e miliarda hyjnë çdo vit, nga ekonomia reale 8.5 miliardë, po të kemi parasysh kombinimin e turizmit me investimet e huaja, të flasësh tani për narko dhe gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë veshë që kanë nevojë për lajme të këqija, por nuk ka lidhje me realitetin. Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një alarm që nuk do të vinte nga kanalet e informimit, si ata që i bien violinës me vesh, por do të vinte nga kanalet institucionale të organizmave ndërkombëtarë financiarë që ndjekin ekonominë tonë me lupë.

A ka ekonomi informale në Shqipëri? Patjetër që ka dhe ky është një problem për ne, për taksapaguesit, por për këtë nuk mund të ankohen ata që bëjnë informalitet. A ka në Shqipëri para të pista? Patjetër që ka, po ku nuk ka? Është shumë e ligë në thelb që t'ia veshësh Shqipërisë, duke qenë shqiptar, duke pasur pasaportë shqiptare, këtë lloj kostumi kaq të ndyrë, nuk di se çfarë duhet të jesh./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

"Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset”/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria synon të vërë në dispozicion deri në 1 miliard euro mbështetje financiare për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjatë prezantimit të nismës, Rama solli shembuj të disa bizneseve në sektorin e bujqësisë, kozmetikës dhe teknologjisë, të cilat, kanë potencial për tu zhvilluar, por hasin vështirësi në sigurimin e financimit.

Ai bëri të ditur se programi parashikon kredi deri në 2 milionë euro për çdo projekt, me norma interesi 2–3%, ndërsa theksoi se aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi të qartë dhe të besueshëm. Sipas Ramës, do të krijohet edhe një Task Forcë për të monitoruar zbatimin e programit dhe për të identifikuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e tij.

"Është krijuar një kompani interesante prsh, me djem 30 vjeç e poshtë dhe që bëjnë çobanin. Ai që e ka krijuar më tha se punëtorë kam, idenë e kam, por donte më shumë para. Edhe në Fier ka një kompani, që merret me produkte kozmetike. Kanë të njëjtin problem, atë të financimit. Ka ndërmarrje dhe në fushën e teknologjisë. Edhe këto kanë nevojë për financim për t’u rritur, për t’u dyfishuar apo shumëfishuar. Programi ka një tavan prej 2 milionë eurosh, që është shumë e konsiderueshme dhe do ketë gjithë mbështetjen tonë në mënyrë sistematike. Do ngremë një Task Forcë, për të parë se ku programi ka nevojë për më shumë ndërhyrje nga ana ekonomike.

Njerëzit tashmë janë mësuar me suksesin dhe nuk bëjnë krahasim me të shkuarën. Jemi në një fazë të re të zhvillimit, ku qeveria ndihmon aty ku duhet. Ky është një instrument, që qeveria përdor, për të ndihmuar bizneset edhe psikologjikisht. Ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro mbështetje. 1 miliard euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, që askush mos të thotë se nuk kam mbështetje financiare, për të bërë plan. Ama duhet të ketë plan. Këto janë para njësoj si ato që vijnë nga BE. Kushdo që ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi me interes vetëm 2-3 përqind”, tha Rama./Dosja.al

8 ORE ME PARE

“Me lekët tonë po i bëni, mos bëni sikur…”/ Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

"Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset”/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të qytetarëve për përdorimin e fondeve publike, gjatë prezantimit të programit për mbështetjen dhe zgjerimin e bizneseve të vogla e të mesme. Rama tha se çdo qeveri menaxhon paratë e qytetarëve, por ndryshimi qëndron te mënyra se si ato përdoren dhe rezultatet që sjellin.

"Një tjetër element është se është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të nxitur bizneset që të përfshihen në këtë program. Ministria e Financave ka qenë kyçe. Të gjithë bëjnë detyrën, por problemi është kush e bën më mirë dhe kush më keq. Na thonë: “Pse po bëni sikur çfarë po bëni, se me lekët tona po i bëni?” Po ka qeveri që me lekët tona bëjnë punë të mira, ka qeveri që nuk bëjnë asnjë punë, ose bëjnë punë të këqija. Dua t’i falënderoj edhe ministrat, edhe guvernatorin për këtë projekt”, tha Rama./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

"Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset”/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një cikli takimesh me bizneset e interesuara për tu përfshirë në programin që synon rritjen dhe zgjerimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjatë një eventi në lidhje me këtë nisëm, Rama deklaroi se objektivi është që bizneset e vogla të rriten në të mesme, ndërsa ato të mesmet të kalojnë në nivelin e sipërmarrjeve të mëdha.

Sipas kryeministrit, një nga pengesat kryesore për bizneset është mungesa e planeve të strukturuara për zhvillim, çka shpesh përdoret nga bankat si arsye për refuzimin e financimeve. Rama bëri të ditur se do të krijohet edhe një platformë online, e cila do të shërbejë si kanal komunikimi dhe si urë lidhëse për zbatimin e programit.

"T’i japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen. Ato që të janë të mesme të rriten dhe të bëhen të mëdha dhe ato që janë të vogla të rriten dhe të bëhen të mesme. Duke qenë se bankat kanë një manual të tërë justifikimesh që e përdorim me efiçencë të lartë, një nga këto është që planet e bizneseve nuk janë mjaftueshëm të angazhuara. Ne angazhuar Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, ku do të kemi një grup të caktuar për të asistuar bizneset që kanë ide dhe një plan të besueshëm, por nuk kanë kapacitetet. Ky grup i gatshëm do të jetë në dispozicion të të gjitha bizneseve. ëebsite është menduar si një mekanizëm komunikimi, por edhe si një urë që do të na lehtësojë pasqyrën e gjithë këtij programi. Është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të takuar bizneset, por edhe për të nxitur biznese të caktuara për t’u përfshirë në këtë program," tha Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë